Hyrje | Pyetje dhe përgjigje | Larja me gjak për të shëruar sëmundjet

Larja me gjak për të shëruar sëmundjet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pyetje: Nëna ime është e sëmurë dhe, megjithëse ka shkuar në disa spitale, nuk ka gjetur ilaç për sëmundjen e saj. Për këtë shkak, ajo shkoi te një magjistar, i cili kërkoi prej saj që të lahej me gjak dhie. Nëna ime, duke mos e ditur vendimin e Islamit për një gjë të tillë, veproi siç i tha ai. A është e lejuar kjo gjë? Nëse jo, ç’duhet të bëjë ajo për të shlyer atë që ka bërë?

Përgjigje: Shkuarja tek falltarët dhe magjistarët, për shërimin e sëmundjeve, apo besimi i fjalëve të tyre është një gjë e ndaluar. Madje, kjo vepër konsiderohet prej gjynaheve më të mëdha. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë:

“Kush shkon te një falltar dhe e pyet për diçka, nuk i pranohet namazi dyzet ditë”. (Transmeton Muslimi)

“Kush shkon te një falltar apo magjistar dhe i beson fjalët e tij, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit”. (Transmeton Bezzari, zinxhiri i transmetimit është i mirë)

Larja me gjak është papastërti dhe e papëlqyeshme, andaj nuk lejohet shërimi me një gjë të tillë. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “All-llahu ka krijuar për çdo sëmundje ilaçin e saj, andaj përdorini ato për t’u kuruar, por mos u kuroni me diçka që është haram”.

“Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që i ka bërë haram”. (Transmeton Bejhakiu)

Gruaja në fjalë duhet të pendohet sinqerisht dhe të mos e përsërisë më këtë gjë. Allahu -subhanehu ue teala- thotë:

“Pendohuni tek All-llahu, të gjithë ju o besimtarë, nëse doni të shpëtoni”. (En-Nur: 31)

 

 

Ibën Bazi

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Pyetje dhe përgjigje
Previous
image
Kërkimi i vdekjes
Kërkimi i vdekjes Pyetje: Jeta ime ka qenë e mbushur gjithmonë me probleme e telashe të ndryshme, andaj kam filluar që ta urrej atë. Sa herë ...
image
Të ankuarit nga shkaku i sëmundjeve
Pyetje: Jam një grua e sëmurë. Në disa raste ndodh që të qaj nga shkaku i sëmundjes. A konsiderohet qarja ime si kundërshtim i Caktimit ...
image
Menstruacionet dhe agjërimi
Pyetje: Nëse menstruacionet përsëriten menjëherë pas agimit d.m.th. pas hyrjes së kohës së namazit të sabahut, a duhet ta agjërojë atë ditë? Nëse e agjëroj, ...
image
Shirku dhe dënimi
Pyetje: Ç’mund të themi për ata muslimanë të cilët falen dhe agjërojnë, mirëpo në të njëjtën kohë mund të bëjnë lloje të ndryshme shirku,[1] si ...
image
Mbrojtja e fëmijëve
Pyetje: Kemi parë disa njerëz që vënë një thikë tek shtrati i fëmijëve të vegjël, me qëllim që t’i mbrojnë nga xhindët. A lejohet një ...
image
Larja me gjak për të shëruar sëmundjet
Pyetje: Nëna ime është e sëmurë dhe, megjithëse ka shkuar në disa spitale, nuk ka gjetur ilaç për sëmundjen e saj. Për këtë shkak, ajo ...
image
Kundërshtimi i ligjeve të Allahut -subhanehu ve teala-
Pyetje:  Si është vendimi i Islamit për ata njerëz që thonë se disa dispozita të Legjislacionit Islam, si p.sh. ndryshimi midis mashkullit dhe femrës në ...
image
Vajtja te falltarët
Pyetje: Përse është e ndaluar vajtja te falltarët?   Përgjigje: Falltarët, siç është transmetuar në disa hadithe të sakta, kanë lidhje me xhindet, të cilët, pasi ngjiten ...
image
Çfarë duhet të bëjë ai që është falur dhe pastaj shikon se ka qenë xhunub?
Pyetje: Çfarë duhet të bëjë ai që është falur dhe pastaj shikon se ka qenë xhunub? Përgjigje: “Secili njeri që falet dhe pas namazit kupton se ...
image
Dispozita e atij që gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu
Pyetja: Njëri prej nxënësve të dijes thotë se fjala e Allahut ne Kuran “...e kush nuk gjykon me atë që zbriti Allahu, ata janë qafir (mohues)” ...
image
Vendimi mbi këngët e lejuara?
Nëse këto enashide (këngë me motive fetare) kanë kuptim islamik dhe nënkuptoj këtu që nuk shoqërohen me asnjë instrument muzikor, def, daullë ose të ngjajshme ...
image
Kryerja e nevojës në drejtim të kibles
Pyetje:  Si është çeshtja e kryerjes se nevojës në drejtim të kibles, kur është e ndaluar, a ka dallim kur ja kthejmë shpinen kibles dhe kur ...
image
Veçimi i muajit Rexheb me ndonjë adhurim ose gjë të dalluar
  Pyetje: A është e vërtetë se muaji Rexheb dallohet me ndonjë adhurim të caktuar ose të veçantë? Ju lutemi të na përgjigjeni, sepse na është ...
image
Vendimi fesë për veçimin e muajit Rexheb me itikaf ose heshtje
    E kanë pyetur Shejhul-Islam, Ibën Tejmiun për transmetimet që flasin për vlerën e agjërimit në tre muajt, çka thua për itikafin dhe heshtjen në këto ...
image
Muaji Rexheb, a ka veçori më të mëdha se muajt tjerë?
    Shejhu i nderuar, Muhamed ibn Salih El-Uthejmin [rahimehull-llah] ka thënë: Muaji Rexheb është njëri prej katër muajve të shenjtë. kurse muajt e shenjtë janë: Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, ...
Next