Hyrje | Hutbe | Hutbet nga Shkupi | Muajt e shenjtë

Muajt e shenjtë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

(Rexheb, muaji i shtatë i kalendarit islam.)

Muajt e shenjtë

(Rexheb, muaji i shtatë i kalendarit islam.)

Muajt e shenjtë janë katër, edhe ato janë të përmendura në Kur'an. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثْنَا عَشَرَ شَهْراً فِي كِتَـٰبِ ٱللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ ٱلسَّمٰوٰت وَٱلأرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ} التوبة:36

“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut, prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Et-Teube: 36).

Këtë që e ka përmendur Kur'ani në mënyrë të përgjithësuar, e ka sqaruar detalisht Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në hadithet e tija.

Ai ka sqaruar se këto katër muaj janë: Rexhebi, Dhul-Kadeja, Dhul-Hixheja dhe Muharemi.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( إن الزمان قد استدار كهيئته يوم خلق الله السموات والأرض، السنة اثنا عشر شهراً، منها أربعة حرم، ثلاث متواليات: ذو القعدة وذو الحجة والمحرم، ورجب مضر الذي بين جمادى وشعبان)).

“Koha është rrotulluar në të njëjtën formë që nga dita që Allahu ka krijuar qiejt dhe tokën. Viti i ka dymbëdhjetë muaj, katër prej tyre janë të shenjtë, tre një pas një: dhil-kadeja, dhil-hixheja dhe muharemi, dhe rexhebul-mudar, që gjendet mes xhumades dhe shabanit”. (Buhariu dhe Muslimi).

E ka potencuar shenjtërinë e këtyre muajve duke thënë në haxhin lamtumirës: cili muaj është ky? Thanë: Allahu dhe Pejgamberi e dinë. Tha: muaj i shenjtë. Tha:

(( فإن الله حرم عليكم دماءكم وأموالكم وأعراضكم كحرمة يومكم هذا، في شهركم هذا، في بلدكم هذا)).

“Allahu ua ka ndaluar nëpërkëmbjen e gjakut, pasurisë dhe nderit ashtu siç e ka bërë të shenjtë këtë ditë, këtë muaj dhe këtë vend”. (Buhariu).

Kur'ani në mënyrë të veçantë e përmend muajin Dhil-Kade, duke folur në ajetin e sures Bekare:

{ٱلشَّهْرُ ٱلْحَرَامُ بِٱلشَّهْرِ ٱلْحَرَامِ وَٱلْحُرُمَـٰتُ قِصَاصٌ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ فَٱعْتَدُواْ عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ} البقرة:194

“Muaji i shenjtë (i sivjetmit) është për muajin e shenjtë (të vjetshmit), e shenjtërit (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, ktheni sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga Allahu e ta dini se Allahu është me të devotshmit”. (El-Bekare: 194).

Pra, ky ajet flet për pengimin që ua kanë bërë kurejshitët muslimanëve e nuk i kanë lërë të hynë në Kabe, vitin e Hudejbisë, në muajin Dhil-Kade, atëherë Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e kompenzoi këtë umre në vitin që erdh, po në muajin Dhil-Kade. (Ibën Kethiri, 1/ 330).

Këto muaj kanqë qenë të shenjtë edhe në injorancë. Shkaku i konsiderimit të shenjtë të këtyre muajve qëndron në përgatitjen që kanë bërë ata për të kryer haxhxhin. Në muajin Dhil-Kade, ata janë ndalur nga lufta, në muajin Dhil-Hixhxhe kanë kryer haxhxhin, kurse në muajin Muharem kanë pushuar nga haxhxhi dhe janë kthyer në shtëpi. Kurse muajin Rexheb e kanë konsideruar të shenjtë në mes të vitit që të kenë kohë për të vizituar Qaben dhe për të bërë umre në te. (Ibën Kethiri, 4/ 89).

Çka thotë Kur'ani për muajt e shenjtë?

Allahu, subhanehu ve teala, në Kur'an thotë:

{إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثْنَا عَشَرَ شَهْراً فِي كِتَـٰبِ ٱللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ ٱلسَّمٰوٰت وَٱلأرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذٰلِكَ ٱلدّينُ ٱلْقَيّمُ فَلاَ تَظْلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ}  التوبة:36

“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Et-Teube: 36).

Te Allahu, domethënë në vendimin e tij, ose disa të tjerë kanë thënë në Leuhul-Mahfudh. (shiko: Tefsir Begavi, 4/4).

Katadeja thotë:

"العمل الصالح أعظم أجراً في الأشهر الحرم، والظلم فيهن أعظم من الظلم فيما سواهن، وإن كان الظلم على كل حال عظيماً".

“Veprat e mira kanë më shumë shpërblim në muajt e shenjtë, kurse zullumi në to është më i madh se ai që bëhet në muajt tjerë, edhe pse zullumi në çdo rast është mëkat i madh”.

Sa i përket zullumit që është përmendur në ajet, ka dy komentime për te;

Njëri: mos i bëni zullum vetvetes duke i konsideruar këto muaj, muaj ku s’ka ndalesa.

Dy: duke bërë mëkate në këto muaj.

Allahu, subhanehu ve teala, kur e madhëron një gjë në një mënyrë, ajo ka peshë të caktuar, e nëse e madhëron në disa forma, pa dyshim se kjo gjë peshon edhe më shumë, varësisht nga mënyrat e madhërimit. Shumëfishohet dënimi i veprave të këqija në këto muaj ashtu sikurse shumëfishohet shpërblimi i veprave të mira në to. Ai që e respekton Allahun në muajin e shenjtë, në vendin e shenjtë, në shtëpinë e shenjtë nuk është i barabartë me atë që e adhuron në muaj tjetër, në vend tjetër, dhe në xhami tjetër. Në këtë aludon Allahu, subhanehu ve teala, edhe në ajetin:

{يٰنِسَاء ٱلنَّبِىّ مَن يَأْتِ مِنكُنَّ بِفَـٰحِشَةٍ مُّبَيّنَةٍ يُضَاعَفْ لَهَا ٱلْعَذَابُ ضِعْفَيْنِ}

“O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish, e kjo për Allahun është shumë lehtë”. (El-Ahzab: 30).

Për shkak të madhërisë dhe nderit të tyre të madh”. (Tefsir Kurtubi, 2/ 500).

Lufta në muajt e shenjtë

Të gjithë dijetarët janë të pajtuar se lejohet mbrojtja dhe rezistimi i armikut nëse na lufton në muajt e shenjtë. Ata kanë dalluar mes vete sa i përket fillimit të luftës në muajt e shenjtë; a është ky vendim i abroguar, apo vazhdon të jetë valid?

Mendimi i parë: kanë thënë se ky ajet është abroguar me ajetin:

{وَقَاتِلُواْ ٱلْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَـٰتِلُونَكُمْ كَافَّةً} [التوبة:36]

“Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Et-Teube: 36).

Edhe ky mendim është mendimi më i njohur. Andaj lejohet të fillohet me luftë në muajt e shenjtë, sepse Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka rrethakuar banorët e Taifit në muajin Dhil-Kade. Këtë mendim e ka vlerësuar si më të saktë imam Kurtubiu.

Mendimi i dytë: lufta në këto muaj është haram dhe se ky ajet nuk është abroguar. Sepse Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{لاَ تُحِلُّواْ شَعَائِرَ ٱللَّهِ وَلاَ ٱلشَّهْرَ ٱلْحَرَامَ} المائدة:2

“O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e Allahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën),…”. (El-Maide: 2).

Dhe ajeti:

{ٱلشَّهْرُ ٱلْحَرَامُ بِٱلشَّهْرِ ٱلْحَرَامِ وَٱلْحُرُمَـٰتُ قِصَاصٌ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ فَٱعْتَدُواْ عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ} البقرة:194

“Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga Allahu e ta dini se Allahu është me të devotshmit”. (El-Bekare: 194).

Xhabiri, radijAllahu anhu, thotë: Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk ka luftuar në muajin e shenjtë, përveç nëse e kanë sulmuar. E kur vinin këto muaj nuk luftonte derisa të kalonin”. (Ahmedi dhe të tjerët, hadithi është hasen).

Agjërimi i muajve të shenjtë

Nuk ka asnjë hadith të vërtetë nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që flet se është i pëlqyeshëm agjërimi në këto muaj.

Disa sahabe kanë folur dhe kanë konsideruar të pëlqyeshme agjërimin e muajve të shenjtë. Prej tyre është Ibën Omeri, radijAllahu anhu, mirëpo ky nuk e sheh të pëlqyeshme përveç për atë që agjëron tërë vitin, domethënë një ditë po e një jo. (Shiko: “El-Mugni”, 3/ 167).

Kanë ardhur edhe disa transmetime nga parardhësit tanë që e kanë konsideruar të pëlqyeshëm agjërimin në këto muaj, prej tyre është Hasan Basriu, Ebu Ishak Sebiu, kurse Theuriu thotë:

"الأشهر الحرم أحب إلي أن أصوم فيها".

“Më e dashur për mua është të agjëroj në muajt e shenjtë”. (Letaiful-Mearif, fq. 123- 124).

Ibën Tejmijje thotë: “…Veçimi i muajit Rexheb dhe Shaban me agjërim ose itikaf, nuk kemi asnjë argument nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për këtë vepër, as nga sahabet e as nga imamët e muslimanëve…kurse sa i përket agjërimit të muajit Rexheb, të gjitha hadithet që flasin për këtë temë janë të dobëta ose të shpifura”. (Mexhmuul-Fetava, 25/ 290- 291).

Është i vërtetë fakti se Omeri, radijAllahu anhu, u binte duarve, atyre që agjëronin në muajin Rexheb e thoshte: “Hani, sepse është muaj të cilin e madhëronin injorantët”. (Abdur-Rezaku në Musenef, kurse shejh Albani tregon se është i vërtetë).

Përgaditi: Bekir Halimi 

Publikimi i parë: 29.8.2003

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Hutbet nga Shkupi
Previous
image
Në cilën anë je?!
Hutbe e mbajtur nga hoxha i nderuar Bekir Halimi në xhaminë Isa beu në Shkup me titull: në cilën anë je?! kjo hutbe dëshiron të kupton secili musliman dhe secili shqiptar se duhet me qenë në anën e atyre që u bëhet padrejtësi dhe janë të shtypur e jo në anën e zullumqarëve dhe tiranëve. ...
image
Ule shikimin!
    Epshet dhe sprova me te ka arritur kulmin. Fotografitë e femrave kanë depërtuar çdo kund, ekzpozohen edhe gjatë ditës edhe gjatë natës. Të gjithë shtresat ...
image
Tërmeti, frikësim dhe mësim
Allahu, subhanehu ve teala, dërgon në dynja llojlloj sprovash, telashesh, problemesh, tërmetesh shkatërruese, vërshime trishtuese, dhimbje që na e ngushtojnë shpirtin dhe pengesa që shkaktojnë frikë dhe trishtim. Sa e sa ankues sheh, sa e sa qortues dëgjon, e sa e sa të sprovuar dëshmon. Sprovat dhe telashet janë të llojllojshme te njerëzit, qofshin ata individ ose shoqëri, nomralisht se proporcionalisht me largimin/ afrimin e tyre nga feja e Zotit. Mëkati kur të është kolektiv, ta bëjë secili njeri, ka pasoja shkatërruese dhe trishtuese. Këto veprime e eksponojnë këtë shoqëri para hidhërimit dhe mllefit të Allahut, subhanehu ve teala, e bëjnë pa imunitet dhe rrënohet në goditjen më të lehtë....
image
Haxhi dhe vlera e tij
Haxhxhi është një shtyllë prej shtyllave të islamit, është obligim i prerë për secilin musliman që ka mundësi ta kryej, është vepër me vlerë të ...
image
Muajt e shenjtë
(Rexheb, muaji i shtatë i kalendarit islam.)...
image
Bijat e Shuajbit
      Musa, alejhisselam dhe vajzat e Shuajbit   وَلَمَّا تَوَجَّهَ تِلْقَاءَ مَدْيَنَ قَالَ عَسَى رَبِّي أَنْ يَهْدِيَنِي سَوَاءَ السَّبِيلِ (22) وَلَمَّا وَرَدَ مَاءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةً مِنْ ...
image
Mos e hesht të keqen
  Në këtë hutbe do tju paraqesim një hadith të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe mesazhet që mund ti nxjerrim nga i njejti. Na rrëfen Imam ...
image
Ambicia është rruga që të shpie në kulm
Ambicia është dëshira e fortë dhe synimi këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë. Ajo cilësohet me lartësi dhe poshtërsi. Disa njerëz kanë ambicje të ...
image
Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
  إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Kështu ishte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem
  إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Teubeja në Ramazan
Teubeja është detyrë e përhershme në ymrin e njeriut, për shkak të nevojës së përhershme që ka njeriu për te në këtë jetë, sepse nuk ...
image
Udhëzimi i Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] në muajin Shaban
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] agjëronte  pjesën më të madhe të muajit Shabana. Këtë e themi duke u nisur nga tregimet që na i transmetojnë ...
image
Pozita e Kur'anit në zemrat tona
Kurani është dritë dhe shpirt- Ajetet që flasin për vlerën e Kur'anit- Disa hadithe që flasin për vlerën e Kur'anit- Ithtarët e Kur'anit janë njerëzit e All-llahut- Ai që lexon Kur'an ngritet në gradat e xhennetit për aq sa ka ajete me vete- Lexuesi dhe hafizi i Kur'anit ka përparësi gjat varrimit- Zbresin melaqet, qetësia dhe mëshira për Kur'anin dhe ata që e lexojnë ate- Shumfishimi i shpërblimit për leximin e Kur'anit- Nderimi i bartësit të Kur'anit është nga madhërimi i All-llahut- Bartësi i Kur'anit (hafizi) vishet me petkun e nderit dhe i vihet kurora e nderit- Kur'ani e ngrit njeriun- Më i miri prej jush është ai që ua mëson njerëzve Kur'anin - Vlera e hafizit të Kur'anit- Vlera e atij që është i shkathtë me Kur'an dhe atij që ka vështirësi gjat leximit të tij- All-llahu e dëgjon ate që lexon këndshëm Kur'anin- Lakmia ndaj lexuesit të Kur'anit- Hifzi i Kur'anit është më mirë se të mirat e kësaj bote- Vlera e sexhdes gjat leximit të Kur'anit- All-llahut krenohet me ata që grumbullohen për të lexuar Kur'an...
image
Gënjeshtra e prillit
Hutbe që flet në lidhje me gënjeshtrën, dispozitat fetare, llojet, dhe historikun e gënjshtrave për 1 Prill...
image
Madhërimi i Allahut
  إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
Next