Hyrje | Hutbe | Hutbet nga Shkupi | Mos e hesht të keqen

Mos e hesht të keqen

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 

Në këtë hutbe do tju paraqesim një hadith të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe mesazhet që mund ti nxjerrim nga i njejti.

Na rrëfen Imam Buhariu, rahimehullah, në Sahihun e tij nga Numan ibën Beshiri, radijallahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((مَثَلُ القَائِم في حُدُودِ اللَّه والْوَاقِع فيها، كَمثل قَومٍ اسْتَهَموا على سَفِينَةٍ، فَأَصابَ بَعْضُهم أعْلاهَا، وبعضُهم أَسْفلَهَا، فكان الذي في أَسفلها إذا استَقَوْا من الماء مَرُّوا على مَنْ فَوقَهمْ، فقالوا: لو أنا خَرَقْنا في نَصِيبِنَا خَرقا ولَمْ نُؤذِ مَنْ فَوقَنا؟ فإن تَرَكُوهُمْ وما أَرَادوا هَلَكوا وهلكوا جَميعا، وإنْ أخذُوا على أيديِهِمْ نَجَوْا ونَجَوْا جَميعا)) [رواه البخاري عن النعمان بن بشير]

"Shembulli i atyre që zbatojnë rregullat e Zotit në krahasim me ata që i shkelin ato, është si shembulli i atyre njerëzve që hipën në anije. Disa u ulën në pjesën e sipërme dhe disa të tjerë në pjesën e poshtme të saj. Kur ata që ishin poshtë kishin nevojë për ujë, duhej të shkonin lart ta merrnin (gjë që i shqetësonte të tjerët), prandaj thanë "Le të shpojmë një vrimë dhe të marrim ujë, në mënyrë që të mos i shqetësojmë ata lart". Nëse ata që ishin në pjesën e sipërme do t'i lejonin ta bënin këtë gjë, të gjithë do të shkatërroheshin, por nëse do ta parandalonin, të dyja palët do të shpëtonin." (Buhariu).

 

1. Mësimet që nxirren nga hadithi:

 

- Myslimanët marrin pjesë në fe, i cili është mjet i shpëtimit të tyre, sikur që ishte anija mjet i shpëtimit të njerëzve që merrnin pjesë në atë anije.

- Detyrimi i urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, pushtetari me pushtet, dijetari me dituri, masa e gjerë me zemër.

- Nëse një njeri aktivizohet për ta ndalë të keqen bëhet shkak që të shpëton e tërë shoqëria.

- Ndalohet shkelja e rregullave fetare për interesa personale ose kolektive dhe dhënia e koncesioneve në te dhe dallon kjo me edukatën e komunikimit dhe përcaktimin e etapave dhe prioriteteve në fe.

- Dënohet i tërë populli me gjynahet e një pjese të njerëzve nëse nuk ndërhymë për ti ndaluar ata.

- Qëllimi i mirë nuk e bën të mirë një vepër të keqe.

- Duhet të durohet dëmi i veçantë për ti ikur dëmit të përgjithshëm.

- Shorti lejohet të përdoret fetarisht për ti ndarë gjërat.

- Duhet duruar dëmin e komshiut për ti ikur më të madhes.

- Përdorimi i shembujve për të dhënë mesazhin dhe porosinë.

 

 

 

 

2. Porosi popullit tonë:

 

Atyre që na udhëheqin politikisht...

Atyre që na udhëheqin fetarisht e shpirtërisht...

Atyre që na udhëheqin në arsim, edukim dhe shkencë...

Atyre që udhëheqin me ekonominë tonë...

Të gjithë qytetarëve të thjeshtë...

 

Të kujdesemi për:

 

- njeriun, qoftë mashkull ose femër, si fëmijë, si tinejxher, adoleshentë, rini, i pjekur, para pleqërisë dhe në pleqëri.

- Të kujdesim për vlerat morale dhe shpirtërore

- Të kujdesemi për nivelin e arsimit dhe kualitetin e leximit

- Të kujdesemi për vetëdijen politike dhe shtetbërjeje

- Të kujdesemi për pastërtinë e shpirtit, moralit, ambientit

- Të kujdesemi për natyrën dhe gjelbërimin tonë

- Të kujdesemi për rastet sociale, të nevoja të posaçme dhe njerëzit me sëmundje dhe lëngime

- Kur mos u mërzit nga thënia e të mirës, kur mos u ndal nga ndalimi i të keqes, kur mos pusho nga promovimi i të mirës, edhe nëse je një edhe je vet. Edhe nëse ka rreziqe dhe kërcënime, edhe nëse ka humbje dhe pasoja.

Përndryshe kur të fillon të përmbytet anija të gjithëve do të na merr me vete dhe askush nuk do të shpëton, atëherë do të reagojmë, por reagimet tona vetëm do ta shpejtojnë përmbytjen dhe fundosjen e assesi të na ndihmojë të shpëtojmë.

أقول قولي هذا و أستغفر الله لي و لكم

Bekir Halimi

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Hutbet nga Shkupi
Previous
image
Në cilën anë je?!
Hutbe e mbajtur nga hoxha i nderuar Bekir Halimi në xhaminë Isa beu në Shkup me titull: në cilën anë je?! kjo hutbe dëshiron të kupton secili musliman dhe secili shqiptar se duhet me qenë në anën e atyre që u bëhet padrejtësi dhe janë të shtypur e jo në anën e zullumqarëve dhe tiranëve. ...
image
Ule shikimin!
    Epshet dhe sprova me te ka arritur kulmin. Fotografitë e femrave kanë depërtuar çdo kund, ekzpozohen edhe gjatë ditës edhe gjatë natës. Të gjithë shtresat ...
image
Tërmeti, frikësim dhe mësim
Allahu, subhanehu ve teala, dërgon në dynja llojlloj sprovash, telashesh, problemesh, tërmetesh shkatërruese, vërshime trishtuese, dhimbje që na e ngushtojnë shpirtin dhe pengesa që shkaktojnë frikë dhe trishtim. Sa e sa ankues sheh, sa e sa qortues dëgjon, e sa e sa të sprovuar dëshmon. Sprovat dhe telashet janë të llojllojshme te njerëzit, qofshin ata individ ose shoqëri, nomralisht se proporcionalisht me largimin/ afrimin e tyre nga feja e Zotit. Mëkati kur të është kolektiv, ta bëjë secili njeri, ka pasoja shkatërruese dhe trishtuese. Këto veprime e eksponojnë këtë shoqëri para hidhërimit dhe mllefit të Allahut, subhanehu ve teala, e bëjnë pa imunitet dhe rrënohet në goditjen më të lehtë....
image
Haxhi dhe vlera e tij
Haxhxhi është një shtyllë prej shtyllave të islamit, është obligim i prerë për secilin musliman që ka mundësi ta kryej, është vepër me vlerë të ...
image
Muajt e shenjtë
(Rexheb, muaji i shtatë i kalendarit islam.)...
image
Bijat e Shuajbit
      Musa, alejhisselam dhe vajzat e Shuajbit   وَلَمَّا تَوَجَّهَ تِلْقَاءَ مَدْيَنَ قَالَ عَسَى رَبِّي أَنْ يَهْدِيَنِي سَوَاءَ السَّبِيلِ (22) وَلَمَّا وَرَدَ مَاءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةً مِنْ ...
image
Mos e hesht të keqen
  Në këtë hutbe do tju paraqesim një hadith të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe mesazhet që mund ti nxjerrim nga i njejti. Na rrëfen Imam ...
image
Ambicia është rruga që të shpie në kulm
Ambicia është dëshira e fortë dhe synimi këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë. Ajo cilësohet me lartësi dhe poshtërsi. Disa njerëz kanë ambicje të ...
image
Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
  إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Kështu ishte Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem
  إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Teubeja në Ramazan
Teubeja është detyrë e përhershme në ymrin e njeriut, për shkak të nevojës së përhershme që ka njeriu për te në këtë jetë, sepse nuk ...
image
Udhëzimi i Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] në muajin Shaban
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] agjëronte  pjesën më të madhe të muajit Shabana. Këtë e themi duke u nisur nga tregimet që na i transmetojnë ...
image
Pozita e Kur'anit në zemrat tona
Kurani është dritë dhe shpirt- Ajetet që flasin për vlerën e Kur'anit- Disa hadithe që flasin për vlerën e Kur'anit- Ithtarët e Kur'anit janë njerëzit e All-llahut- Ai që lexon Kur'an ngritet në gradat e xhennetit për aq sa ka ajete me vete- Lexuesi dhe hafizi i Kur'anit ka përparësi gjat varrimit- Zbresin melaqet, qetësia dhe mëshira për Kur'anin dhe ata që e lexojnë ate- Shumfishimi i shpërblimit për leximin e Kur'anit- Nderimi i bartësit të Kur'anit është nga madhërimi i All-llahut- Bartësi i Kur'anit (hafizi) vishet me petkun e nderit dhe i vihet kurora e nderit- Kur'ani e ngrit njeriun- Më i miri prej jush është ai që ua mëson njerëzve Kur'anin - Vlera e hafizit të Kur'anit- Vlera e atij që është i shkathtë me Kur'an dhe atij që ka vështirësi gjat leximit të tij- All-llahu e dëgjon ate që lexon këndshëm Kur'anin- Lakmia ndaj lexuesit të Kur'anit- Hifzi i Kur'anit është më mirë se të mirat e kësaj bote- Vlera e sexhdes gjat leximit të Kur'anit- All-llahut krenohet me ata që grumbullohen për të lexuar Kur'an...
image
Gënjeshtra e prillit
Hutbe që flet në lidhje me gënjeshtrën, dispozitat fetare, llojet, dhe historikun e gënjshtrave për 1 Prill...
image
Madhërimi i Allahut
  إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
Next