Pushimi dhe dëfrimi në Islam

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

---Gjithpërfshirshmëria e islamit - çast kështu e çast ashtu- dobitë e dëfrimit-Kuptim i gabuar i dëfrimit-Dëfrimi tek muslimanët e parë-negativitetet e dëfrimit bashkëkohor-Rregullat e dëfrimit të lejuar-shakaja e Pejgamberit- shakaja nuk kundërshtohet me adhurimin-Problemi i kohës boshe-dëmet e kohës boshe-shfrytëzimi i kohës boshe---

إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونََ 

يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا 

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا 

 

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. 

"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1) 

"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...

 

Pushimi dhe dëfrimi në Islam

Keni frikë Zotin, kujtoni fundin e juaj, shikoni se çka keni ofruar prej veprave të mira, mos u mashtroni me jetën e kësaj bote, sepse është kënaqësi mashtruese.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ [آل عمران: 102].

“O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!”. (Ali Imran: 102).

Robër të Zotit!

Jemi duke i jetuar ditët e para të pushimit veror, andaj është e rrugës dhe është e arsyeshme që të flasim disa fjalë mbi pushimin dhe dëfrimin, e argëtimin në Islam.

Në mungesë të njohjes së mirë të islamit dhe të rrëgllave të tij, njerëzit jetojnë në dy skaje të kundërta. Një palë e njerëzve ia ngushtojnë vetvetes dhe nuk shijojnë asgjë nga të mirat e lejuara nga ana e Zotit, kurse pala tjetër e shfrytëzon çdo kënaqësi duke mos llogaritur aspak, a është e lejuar kjo gjë ose jo.

Mu për këtë do të mundohemi tu sqarojmë qëndrimin Islam mbi pushimin dhe dëfrimin dhe disa fjalë të selefit mbi këtë temë.

Në këto ditë të pushimit veror, shumica e prindërve dhe edukatorëve janë të angazhuar me dy gjëra shumë të rëndësishme: domethënien e dëfrimit dhe mënyrën e shfrytëzimit të kohës së lirë.

Nëse e lexojmë hadithin e Handheles, do të mbetemi të habitur para gjithpërfshirshmërisë së Islamit.

Ky sahabi është prej asaj gjenerate që kujdeset që e tërë dita, madje e tërë jeta e tij të jetë vazhdimisht në gradat më të larta të besimit. Andaj mendoi se dëfrimi me gruan, më fëmijët, buzëqeshja dhe lozja me to është në kundërshtim me metodologjinë e adhurimit dhe dorëzimit absolut Zotit.

Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] i thotë:

يقول له أبو بكر: كيف أنت يا حنظلة؟ قال: قلت: نافق حنظلة، قال: سبحان الله ما تقول؟ قال: قلت: نكون عند رسول الله ، يذكرنا بالنار والجنة حتى كأنا رأي عين، فإذا خرجنا من عند رسول الله ، عافسنا الأزواج والأولاد والضيعات فنسينا كثيرًا، قال أبو بكر: فوالله، إنا لنلقى مثل هذا، فانطلقت أنا وأبو بكر حتى دخلنا على رسول الله ، قلت: نافق حنظلة يا رسول الله، قال: قال رسول الله : ((وما ذاك؟)) قلت: يا رسول الله، نكون عندك تذكرنا بالنار والجنة حتى كأنا رأي عين، فإذا خرجنا من عندك عافسنا الأزواج والأولاد والضيعات نسينا كثيرًا، فقال رسول الله : ((والذي نفسي بيده، إن كنتم تدومون على ما تكونون وفي الذكر لصافحتكم الملائكة على فرشكم وفي طرقكم، ولكن يا حنظلة ساعة وساعة ـ ثلاث مرات ـ )) أخرجه مسلم.

“Si je Handhele? Tha: I thashë: jam bërë munafik. Ebu Bekri tha: subhanall-llah, çka je duke thënë? Tha: Kur jemi te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem], na përkujton xhennetin dhe xhehenemin, e na duket sikurse e shohim, mirëpo kur dalim nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem], e angazhohemi me gratë, fëmijët dhe mallërat, e harojmë këtë gjendje. Ebu Bekri tha: edhe ne e gjejmë këtë gjë. Shkuam së bashku me Ebu Bekrin derisa hyrëm te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem]. I thashë: Handheleja është bërë munafik. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “si ka ndodhur kjo gjë”? I thashë: I Dërguar i All-llahut, kur jemi te ti e na përkujton xhennetin dhe xhehenemin, na duket sikur se jemi duke e parë, mirëpo kur largohemi dhe angazhohemi me gratë, fëmijët dhe mallërat, e harojmë këtë gjendje. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im, poqëse vazhdonit në këtë gjendje dhe në përmendje të Zotit, do të ju shoqëronin melekët në shtratat dhe rrugët e juaja. Mirëpo, Handhele, një çast kështu e një ashtu. Këtë e përsëriti tre herë”. (Muslimi).

Robër të Zotit!

Dëfrimi e largon lodhjen dhe plogështinë, e gjallëron forcën, të forcon në punë, ta shton energjinë dhe prodhimin.

Fjala: “një çast kështu e një ashtu”, nuk domethënë që muslimani tërë ditën ta kalojë në lozje dhe argëtim, ta kalon kohën në gjëra pa vlerë dhe të kota, duke shikuar filma të ndryshme dhe të fëlliqura ose duke lexuar gazeta e revista që ngjallin epshin dhe e prishin zemrën.

Omer ibn Abdul-Azizi thotë:

(لا بأس على المسلم أن يلهو ويمرح ويتفكه، على أن لا يجعل ذلك عادته وخلقه، فيهزل في موضع الجد، ويعبث ويلهو في وقت العمل).

“Nuk ka gjë fetarisht nëse muslimani argëtohet, lozën dhe dëfrehet, mirëpo me kusht mos ta bëjë këtë vepër të zakonshme dhe moral të vetin; të tregohet jo serioz në momente serioze dhe të lozë dhe argëtohet në kohë të punës”.

Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

(وإني أتخولكم بالموعظة كما كان النبي يتخولنا بها مخافة السآمة علينا).

“Unë jua rralloj këshillimet, ashtu sikurse na i rrallonte Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem], nga frika se po mërzitemi”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ata që mendja e tyre është deformuar dhe është prishur i marin si argument këto fakte dhe argumente fetare që të pakësojnë orarin e adhurimit, seriozitetit dhe vendosshmërisë që të zgjërojnë orarin e lozjes, argëtimit dhe dëfrimit, e të largohen nga tubimet e diturisë dhe këshillimit.

Disa mundet t’i kuptojnë këto hadithe se flasin për dëfrim të pa kontrolluar dhe pa rregulla, duke i kaluar kufinjtë e Zotit [xhel-le shanuhu]. Ata dëfrehen në çdo mënyrë, pa marë para sysh se a është e lejuar ose e ndaluar.

Andaj, doemos duhet shpalosur dëfrimin e selefit që të mësojmë metodën e tyre në këtë lëmi.

Abdull-llah ibn Mesudi tregon vlerën e dëfrimit duke thënë:

(أغيثوا القلوب، فإن القلب إذا أكره عمي).

“Gjallëroni zemrat, sepse zemra kur të detyrohet verbërohet”. (shiko: “Behxhetul-mexhalis”, të Ibn Abdul-Berrit, fq. 115).

Aliu [radijall-llahu anhu] thotë:

(أجموا هذه القلوب، والتمسوا لها طرائف الحكمة، فإنها تملّ كل تملّ الأبدان).

“Freskoni këto zemra dhe kërkoni për te urtësi, sepse ato mërziten sikurse mërzitet trupi”. (shiko: “Xhami bejanil-ilmi”, fq. 659).

Ebu Derdaja [radijall-llahu anhu] thotë:

(إني لأستجم قلبي من اللهو المباح، ليكون أقوى لي على الحق).

“Unë e freskoi zemrën time me lozje të lejuar që të më përforconë në të vërtetë”. (shiko: “Muhteleful-hadith”, të Ibn Kutejbes, fq. 274).

Nëse e verifikuam se dëfrimi është sjellje e gjeneratës së parë dhe të artë, atëherë parashtrohet pyetja: vallë pse dëfrehen ata? A është refleksion i boshllëkut ose i mërzisë?!

Jo, asesi. Dëfrimi i tyre ka qenë parapërgaditje për punë serioze, fitim të aktivitetit më të fuqishëm, për ambicje më të larta, për të realizuar qëllimin për të cilin All-llahu e ka krijuar njeriun, për ta adhuruar All-llahun.

Dëfrimi te ata s’ka qenë qëllim pas të cilit vrapojnë ose synimi i tyre final, për të cilin flijojnë kohën dhe pasurinë.

Ajo që ndodh sot. Dëfrimi i muslimanëve bashkëkohor është krejtësisht i ndryshëm nga ai që e kanë realizuar gjeneratat e para islame. Ky dëfrim shkakton humbje të identitetit, nëpërkëmbjen e rregullave të sherijatit dhe moralit dhe mendjelehtësi e nihilizëm.

Këto janë frytet e kuptimit bashkëkohor të dëfrimit, pasiqë dëfrimi është bërë synim në vehte.

Kurse dëfrimi në kuptimin e gjeneratës së artë islame ka qenë mjet fisnik i cili ka qenë në shërbim të interesave dhe qëllimeve të larta, nën hije të saj ndërtohen veçoritë e personalitetit, forcohet trupi, përmirësohet edukata, stërvitet njeriu në burrëri dhe seriozitet, i hapen horizontet e diturisë dhe veprave, bën gara me laps, përdor lloje të ndryshme të sporteve, nxitje për të mësuar gjujtjen. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka garuar me shokët e tij, ashtu sikurse ka garuar edhe me gruan e tij, Aishen [radijall-llahu anha]. (Ahmedi dhe të tjerët. Hadithi është sahih).

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bërë mundje me Rekanen dhe e ka fituar, edhe ky rast ishte shkak që ky njeri të bëhet musliman. (Ebu Davudi dhe të tjerët. Shejh Albani [rahimehull-llah] thotë se është hasen. Shiko “Irvaul-Galil”, nr. 1503).

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] vërejti disa njerëz nga fisi Eslem duke garuar në gjuajtje e tha:

((ارموا بني إسماعيل، فإن أباكم كان راميًا)) أخرجه البخاري.

“Gjuani bijtë e Ismailit, sepse babai juaj ka qenë gjuetar”. (Buhariu).

Omer ibn Abdul-Azizi [rahimehull-llah] ka thënë:

(تحدثوا بكتاب الله، وتجالسوا عليه، وإذا مللتم فحديث من أحاديث الرجال حسنٌ جميل).

“Flitni me Libër të Zotit dhe tubohuni për te, e nëse mërziteni, atëhere flitni bisedat e burrave, se edhe kjo është mirë”. (Bejhakiu në “Shuabul-Iman”, 4/ 318).

Vëllezër musliman!

Dëfrimi të cilin e kanë shfrytëzuar gjeneratat e para nuk kanë qenë të kota, por dëfrim i cili shkakton dobi dhe interes, nuk përmban nënçmim të tjerëve e as përbuzje të muslimanëve, nuk përmban përgojim e as bartje të fjalëve, nuk përmban gënjeshtër e as shpifje. Ngase dëfrimi i cili nuk përmban dobi të kësaj bote dhe të botës së amshuar, ia harxhon njeriut jetën në gjëra të padobishme.

Nuk është dëfrim i lejuar bredhja nëpër rrugë dhe tregje, ditën dhe natën, përcellja e të metave, ulja nëpër kafene dhe rrugë. Por dëfrimi në Islam, nuk është sikurse dëfrimet tjera, por duhet të jetë larg çdo teprimi dhe nuk duhet të del nga rregullat e moralit islam. Duhet të jetë i pastër nga përzierja e burrave me gratë, nga shikimet e ndaluara dhe nga çdo mjet i cili vjen në kundërshtim me sherijatin.

Dijetarët e selefit na tregojnë se shpirti her ecën para e her ecën mbrapa.

Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

(إن للقلوب شهوة وإقبالاً، وفترة وإدبارًا، فخذوها عند شهواتها وإقبالها، وذروها عند فترتها وإدبارها). 

“Zemrat kanë gjallëri dhe ecje para, por edhe dobësi edhe ngecje mbrapa. Shfrytëzoje gjatë gjallërisë dhe ecjes para dhe lëre gjatë dobësisë dhe ngecjes mbrapa”. (shiko: “Behxhetul-Mexhalis”, fq. 115 dhe “El-Fevaid”, fq. 202).

Ata nuk i lejojnë shpirtit të tyre që gjatë dëfrimit t’i lënë pas dore obligimet që i kanë ndaj All-llahut, nuk dëfrehen në kohën e namazit, sepse kjo është shkelje e kufinjve të All-llahut, nuk dëfrehen në kohën e punës, sepse kjo është shkelje e të drejtave të njerëzve.

Dëfrimi te ummeti islam nuk është çdo gjë në jetën e tyre, i cili i preokupon vazhdimisht, por është dëfrim me masë që mos ta largojë nga veprat serioze dhe obligimet tjera, sepse ymri i njeriut është gjëja më e shtrenjtë që e posedon njeriu, andaj nuk lejojnë që tu kalojnë ditët në lozje të pa qëllimtë dhe të kotë. Andaj tregohet se shokët e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] gjuheshin mes vehte me lëvore të shalqinit, mirëpo në vepra serioze ishin burra. (shiko: “Edebul-Mufred”, 41. Shejh Albani [rahimehull-llah] thotë se është hadith i vërtetë).

Ebu Seleme ibn Abdur-Rahman tregon:

(لم يكن أصحاب رسول الله منحرفين ولا متماوتين، وكانوا يتناشدون الأشعار في مجالسهم، ويذكرون أمر جاهليتهم، فإذا أريد أحدهم على شيء من دينه دارت حماليق عينيه).

“Shokët e Pejgamberit [alejhisselam] nuk ishin të lajthitur e as të plogshtë. Ata lexonin poezi në tubimet e tyre dhe përkujtonin çeshtjen e injorancës së tyre. E kur ndokush hapte temë fetare i hapnin sytë fort”. (shiko: “Edebul-Mufred” të Imam Buhariut. Hadithi është hasen).

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] bënte shaka dhe lozte. Erdhi një grua plakë e i tha: I dërguar i All-llahut, lutju Zotit të më fus në xhennet. Iu përgjigj: “Nëna e filanit, në xhennet nuk hynë plakat”. U mërzit plaka dhe filloi të qajë, ngase mendoi se nuk do të hyjë në xhennet. Kur e pa këtë mërzi të saj Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i sqaroi se qëllimi ishte se në xhennet nuk do të hyjë si plakë, por All-llahu do ta shndërron në krijesë të re, e do të hyje vashë e re dhe beqare. Pastaj lexoi ajetin:

إِنَّا أَنشَأْنَـٰهُنَّ إِنشَاء فَجَعَلْنَـٰهُنَّ أَبْكَـٰراً عُرُباً أَتْرَاباً [الواقعة: 25 ـ 27].

“Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe”. (El-Vakia: 35- 37). (Transmeton Taberaniu, hadithi është hasen).

Një grua erdhi për një nevojë të burrit të sajë. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Cili është burri yt? I tha: filani. Tha: ai që ka të bardhë në sy? Shpejtoi dhe shkoi te burri i saj e e shikoi në sy dhe i tha: Pejgamberi [alejhisselam] më tregoi se ke të bardhë në sy. I tha: a nuk po sheh se në sy ka ma shumë të bardhë se sa të zezë? (Ibn Kutejbe në “Muhteleful-Hadithi”, fq. 272).

Ky personalitet i cili bën shaka dhe lozë me shokët e vet është po i njejti i cili fal namaz gjatë natës dhe agjëron gjatë ditës, lufton në rrugë të Zotit, flijon çdo gjë të shtrenjtë e është dorë shlirë. 

Kur të hedhim dritë mbi aspektin e personalitetit në shaka dhe dëfrim duhet ta mbajëm dritën ma gjatë për të parë edhe sapektet tjera të këtij personaliteti, sepse udhëzimi i tij është një, personaliteti është tërësi që nuk ndahet. Ky edhe pse bën shaka dhe lozet, bënte adhurim të gjatë dhe kishte frikërespekt në adhurim, qante shumë dhe ishte i devotshëm, gjuha e tij nuk lodhej nga përmendja e Zotit, kurse mendja e tij nga mendimi dhe meditimi.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

قال : ((إن لربك عليك حقًا، ولنفسك عليك حقًا، ولأهلك عليك حقًا، فأعط كل ذي حق حقه)) أخرجه البخاري.

“Ke obligime ndaj Zotit tënd, ndaj shpirtit tënd, ndaj familjes tënde, andaj secilit jepja hisen e vet”. (Buhariu).

Gjatë pushimit veror del në shesh edhe një problem, i cili i çrehaton prindërit dhe edukatorët, e ai është koha boshe. Devijimi i rinisë dhe shmangja e tyre nga rruga e drejtë është refleksion i këtij problemi. Kurse civilizimi material bashkëkohor edhe ma shumë e zgjëron këtë hapësirë të rezikut dhe e shton dëmin.

Shpirti i cili është bosh nga punët serioze medoemos do të përfundojë në të keqe dhe nihilizëm.

Reziku i kohës boshe qëndron në faktin se nuk është vazhdimisht bosh, doemos të mbushet ose me vepra të mira ose me vepra të këqija. Ai që nuk e angazhon vetveten me gjëra të vërteta doemos do ta angazhojë me gjëra të kota.

Po, nëse shtohet koha boshe dhe lihet i pa përdorur, shndërrohet në problem. Është shumë e qartë se koha boshe e forcon elementin e devijimit dhe shkaqet e lajthitjes, e mbyt mendimin, e asgjëson mendjen, i hap dyert e cytjeve dhe ngacmon mendimet e mbuluara dhe iluzionet.

Specialistët e kësaj lëmie dëshmojnë se përqindja e krimit dhe problemeve morale arrinë kulmin e tyre në momentet e papunësisë dhe kohës boshe. Ky rezik shtohet duke e pasur parasysh ndikimin e mjeteve moderne të shekullit, ato që i joshin të rinjtë dhe ua hapin horizontin e të këqijave dhe humbjes së kohës.

Që mos të arrijë këtë qëllim koha boshe, duhet mbushur kohën me gjëra të dobishme, duhet kaluar nga një aktivitet në tjetrin, për tu mbrojtur dhe për tu ruajtur.

Prej gjërave të dobishme në mbushjen e kohës boshe është kryerja e obligimeve dhe veprave vullnetare, leximi i dobishëm mbi gjërat e fesë, biografinë e Pejgamberit [alejhisselam], jetën e burrave të mirë, mbi moralin, etj.

Abdull-llah ibn Mubareku pasiqë kishte arritur grada të mëdha në dituri dhe tregti qëndronte në shtëpi duke lexuar trashëgiminë e gjeneratave të para. E kur e pyetshin: a nuk ndihesh i vetmuar? Thoshte: Të ndihem i vetmuar, jo, sepse qëndroi me Pejgamberin edhe shokët e tijë! (transmeton Hatibi në librin e tij mbi historinë, 10/ 154).

Një ummet i cili e mbush kohën e tij duke lexuar gjëra të dobishme, ngritet lart në shkallët e përparimit dhe civilizimit, do të ketë mundësi ta kuptojë jetën dhe ta përmirësojë gjendjen e tij dhe të arrijë synimet e veta, kurse një ummet, kultura e të cilit nuk i kalon kufinjtë e argëtimit, lozjes dhe modës, do të mbetet imitatore dhe e mposhtur, në fund të karavanit dhe pa peshë.

Prej veprave të dobishme gjatë pushimit veror është prania në ligjerata, tribuna, vizitë të farefisit, vizita të ndërsjellta, pjesmarje në aktivitete të ndryshme që janë në dobi të islamit dhe muslimanëve dhe dëfrimi sipas rregullave të lartëpërmendura.

Omer ibn Hatabi [radijall-llahu anhu] thotë:

(إن هذه الأيدي لا بد أن تُشغل بطاعته، قبل أن تشغلك بمعصيته).

“Këto duar duhet përdorur në respekt të Zotit para se të përdoren në mëkate ndaj Tij”.

All-llahu [subhanehu ve teala] na ka urdhëruar të dërgojmë salavate mbi Muhammedin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰئِكَـتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِىّ يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيْهِ وَسَلّمُواْ تَسْلِيماً [الأحزاب: 56].

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

P. S. Kjo është hutbe të cilën e ka mbajtur Abdul-Bari Thubejti në xhaminë e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]. Unë këtë hutbe e kam përkthyer me ca ndërhyrje që i kam parë të nevojshme. (vërejtje e B.H.)

Përgaditi: Bekir Halimi

Publikimi i parë: 7.7.2002

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Hutbet e tre xhamiave te shenjta, Meke, Medine dhe Kuds
Previous
image
HUTBE - Pasuria haram
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Rëndësia e namazit dhe xhematit
Rezyme e hutbes: Islami dhe imani janë dhunti e madhe/ Rëndësia dhe vlera e namazit/ Lënia e namazit është krim/ Namazi me xhemat është obligim/ Çka ...
image
Lehtësia e Islamit
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Devijimi i të rinjve
Rezyme e hutbes: 1- Rëndësia e rinisë; 2- rreziku i devijimit të rinjve; 3- shpëtimi i gjeneratës së sahabeve nga devijimi ideologjik; 4- qëndrimi i sahabeve gjatë fitneve; 5- devijimi moral; 6- roli i familjes në edukimin e të rinjve; 7- domosdoshmëria e luftimit të varfërisë; 8- roli i shkollës në përgatitjen e të rinjve; 9- feja është mbrojtja më e madhe; 10- roli i mësuesit dhe misioni i tij; 11- rëndësia e shoqërisë; 12- rreziku i kohës boshe; 13- ndikimi i programeve të ndryshme; 14- mjetet e shërimit të devijimit....
image
Shkaqet e shpikjes në fe
Rezymeja e hutbes: Begatia e Islamit; Rreziku i bidatit; Shkaqet e bidateve: injoranca, pasimi i epshit, qëllimi i keq, refuzimi i të vërtetës, vetëpëlqimi, largimi nga dijetarët, fetvatë dhe librat devijuese, dhënia përparësi dynjasë; Sahabet e kanë luftuar bidatin; dijetarët dhe princat e kanë luftuar bidatin; rëndësia e begatisë së sigurisë; thirrje atyre që kanë dalë nga xhemati, sprova e epsheve....
image
Pushimi dhe dëfrimi në Islam
---Gjithpërfshirshmëria e islamit - çast kështu e çast ashtu- dobitë e dëfrimit-Kuptim i gabuar i dëfrimit-Dëfrimi tek muslimanët e parë-negativitetet e dëfrimit bashkëkohor-Rregullat e dëfrimit të lejuar-shakaja e Pejgamberit- shakaja nuk kundërshtohet me adhurimin-Problemi i kohës boshe-dëmet e kohës boshe-shfrytëzimi i kohës boshe--- ...
image
Lehtësia e Islamit
Rezymeja e hutbes: Islami është përmbyllje e ligjeve qiellore; synimi i lehtësimit; nocioni lehtësi dhe vështirësi; shenjat e lehtësimit në Kuran; manifestimi i lehtësimit te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; lehtësimi sipas principeve dhe besimit të fesë; manifestimi i lehtësimit në dispozitat fetare; synimi nga adhurimet; detyrohemi të jemi të butë në të gjitha sferat; manifestimi i lehtësimit në raportet ndërnjerëzore; shkaqet e fanatizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit; kuptime të gabuara të lehtësimit....
Next