Qaje Veten!

Dije se pasuria është njëri prej shkaqeve që të dërgon ose në xhennet ose në xhehenem. Ai që pasurinë e tij e shfrytëzon për të bërë ibadet All-llahun dhe për të dhënë sadaka në rrugë të All-llahut, ate pasuria e dërgon në xhennet dhe kënaqësi të All-llahut, kurse ai që e shfrytëzon për të bërë mëkat, për të dëfryer epshet e tija dhe për tu angazhuar me te nga ibadetet e tija ndaj All-llahut, atëherë kjo pasuri bëhet shkak për të fituar hidhërimin e All-llahut dhe meriton denimin e Tij të dhembshëm. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: {... وَالَّذِينَ يَكْنِزُونَ الذَّهَبَ وَالْفِضَّةَ وَلَا يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَبَشِّرْهُمْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ}(التوبة: 34) “…Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm”. (Et-Teube: 34). Kurse për ata që e shpenzojnë pasurinë e tyre për bërë ibadet All-llahun [subhanehu ve teala] dhe japin sadaka për të kënaqur All-llahun, për ta All-llahu thotë: { إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُورَ (*) لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ}(فاطر: 29-30) “Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (All-llahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë dhe shumë mirënjohës”. (Fatir: 29-30). Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] thotë: shkova te Pejgamberi, të cilin e gjeta nën hije të Kabes, e dëgjova duke thënë: ata janë mëtë humburit, pasha Zotin e Kabes. E përsëriti këtë tre herë. Ebu Dherri tha: U brengosa, fillova të mar frymë thellë, thashë në vehte, më paska goditur ndonjë e keqe, dhe i thashë: kush janë ata, sakrifikofsha babanë dhe nënën për ty? U përgjigj: ata që kanë më së shumti pasuri, përveç atyreve që e ndajnë pasurinë e tyre në robërit e All-llahut këndej e andej, mirëpo ata janë pakicë. Secili njeri që vdes dhe le pas vehte dhen, ose deve ose lopë, pa ua dhënë zekatin, këro kafshë Ditën e Kijametit vijnë më të mëdha dhe më të shëndosha, e shkelin me thembrat e tyre dhe e lëndojnë me brirët e tyre derisa All-llahu të gjykon mes njerëzve…”. (Buhariu dhe Muslimi). Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Secili njeri që ka poseduar ari ose argjend e nuk ia ka dhënë hakun, Ditën e Kijametit do t’i bëhen plaka nga zjari e do të hekuroset me to në zjar të xhehenemit, do t’i hekuroset balli, krahët dhe shpinda. Cdo herë që ftohet i përsëriet ky proces në një ditë që zgjat sa 50 mijë vjet dhe sheh rrugën e tij ose për në xhennet ose për në xhehenem”. (Muslimi). Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kujt i jep All-llahu pasuri e nuk ia jep zekatin, Ditën e Kijametit do t’i del një gjarpër me dy pika mbi sy, i cili e mbështjellë dhe e kap për fëlqi dhe thotë: unë jam pasurija jote, unë jam thesari yt”. (Buhariu). Ebu Seid El-Hudriu [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pa një njeri duke larguar devenë e tij në skajet e grupit dhe tha: “Kush ka shalë tepër, le tia jep vëllaut të vet dhe kush ka ushqim tepër, le tia jep vëllaut të vet”. Ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: kuptuam se askujt nuk i lejohet t’i teprojë ndonjë gjë. (Muslimi). Sa shala i kemi teper?! E sa ushqim kemi teper?! Qaje veten! Nese ke pasuri dhe nuk ke sukses te japesh sadaka! Dije se gjunahet te kane ndal nga kjo veper e madhe e mire! Ose ajo pasuri nuk eshte e paster, qe te shkon te Allahu! Andaj kush jep, le ti gezohet vepres, edhe gezimit te nevojtareve, e tjetri duhet te qaje e jo vetem te merzitet. Allahu na dhurofte pasuri hallall dhe te bollshem, qe te japim me bollekt ne sherbim te fese dhe ne ndihmese te njerezve!
Hoxhë Bekir Halimi


Publikoni komentin tuaj