Hyrje | Hutbe | Shkaqet e rehatisë shpirtërore

Shkaqet e rehatisë shpirtërore

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Allahu -subhanehu ue teala- njeriun e ka krijuar në këtë jetë dhe i ka lehtësuar shkaqet, të cilat i shkaktojnë mirësinë e jetës së zemrës dhe trupit, nëse i shfrytëzon mirë dhe si duhet, nëse e stërvit vetveten në këto gjëra, pasi që njeriu është në luftë të pa ndalur në këtë jetë.

Allahu -subhanehu ue teala- thotë:

لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ ٤

"Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme". (El-Beled: 4).

Në luftë kundër nepsit të tij, egos, në luftë kundër shejtanit dhe cytjeve të tija, në luftë kundër vështirësive, telasheve dhe problemeve të jetës, herë herë fiton e herë herë humb, herë gëzohet e herë mërzitet, herë qeshet e herë qan, e kështu me radhë. Jeta për askënd nuk e pastër për askënd.

Njerëzit dallojnë në betejat e tyre në këtë jetë, disa janë të ngadalshëm, e disa nxitojnë në luftë kundër egos së tyre, andaj edhe vuajnë, shtoja kësaj edhe mundësinë e kthimit të njollave të jetës herë pas here.

Kjo situatë i përsëritet secilit njeri, madje nëse thua se nga kjo nuk shpëton askush, nuk do të kishe gabuar, edhe pse dallojnë në sasi.

Ngushtimi i gjoksit, streset dhe vështirësitë që i vijnë njeriut, e kaplojnë secilin prej nesh, disa u zgjat ma shumë e disave më pak.

Nëse njeriun e kaplon kjo gjendje e gjen të mërzitur, të brengosur, i është ndryshuar gjendja, edhe veten nuk e duron, nuk ka oreks as për ushqim e pije, vuajtje dhe mërzi, vetmi dhe trishtim, dikën e mund egoja e tij, e i ankohet secilit me të cilin rrinë dhe bisedon, duke mos u përpjekur për ta luftuar veten as për një çast.

Ata që qëndrojnë me te shohin petkun e brengës dhe ngushticës mbi te, i nënshtrohet tërësisht shejtanit, e shpalos dëshpërimin, demoralizimin dhe ankesën, i mbyll shumë dyer të rrugëdaljes dhe tejkalimit të krizës, madje disa edhe më shumë i nënshtrohen shejtanit, saqë merr vendim për të bërë hapa që definitivisht do t’ia ndërrojnë kahjen e jetës, siç është divorci i gruas, lërja e punës, ndërrimi i banesës, e shumë gjëra që lidhen me këto hapa, sa që dikush arrin deri te vendimi për vetëvrasje. Tërë kjo tregon se mashtrimet e shejtanit ndaj tij janë shumë të mëdha.

Pa dyshim se brenga ka shkaqet e veta, qofshin ato shpirtërore ose emocionale, mirëpo mund edhe ta befason njeriun, e mos t’ia din shkakun.

Qëllimi është me tregu se ngushtica e gjoksit disa herë njeriun e bën peng të cytjeve dhe halucinacioneve, e kështu i ngrati mbetet peng i shejtanit, i cili është në epërsi ndaj tij me fuqinë e pështjellimit të gjërave dhe këtij i dobësohet rezistimi i tij.

Musliman të nderuar!

Pasi që kjo gjendje i ka kapluar shumë muslimanë, ndikon në adhurimet dhe sjelljen e tyre, andaj është e arsyeshme të flasim për shkaqet që i ndihmojnë njeriun për të poseduar zemërgjerësi, t’ia largon atë mbulesë të zeza nga zemra e tij dhe ta bën që ta ndien rehatinë dhe qetësinë shpirtërore dhe zemërorë.

Duke kërkuar ndihmën dhe suksesin nga Allahu themi se shkaqet e zemërgjerësisë janë të shumta, në këtë takim do të mjaftohemi me përmendjen e vetëm tetë prej tyre, me shpresë se do ti kaplojnë edhe ato që nuk janë përmendur.

Shkaku i parë: Forca e tevhidit

Pa dyshim se prej shkaqeve më të mëdha për zemërgjerësi dhe largim të brengës është forca e tevhidit dhe dorëzimi i tërë çështjeve tona Allahut -azze ue xhel-. Duke besuar me një besim të prerë dhe të paluhatshëm se vetëm Allahu është Ai që sjell të dobishmen dhe e largon të dëmshmen, dhe se Atij s’ka kush ia kthen caktimin dhe s’ka kush ia kundërshton gjykimin, është i Drejtë në Gjykimin e Tij, i jep kujt të dojë me drejtësi dhe askujt nuk i bën padrejtësi Zoti yt. Andaj njeriu duhet ta mbush zemrën me këtë besim dhe gjërat që kanë të bëjnë me këtë gjë, sepse në momentin kur bëhet i këtillë Allahu ia largon brengën dhe ia zëvendëson frikën me siguri.

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë:

"Dashuria ndaj Allahut, njohja e Tij dhe përmendja e Tij vazhdimisht, qetësimi me Te dhe veçimi i Tij me dashuri, frikë, shpresë, mbështetje dhe raporte, në asi forme saqë Ai ti zotëron të gjitha brengat e njeriut, vendosjet dhe dëshirat e tija. Kjo është xheneti i dynjasë, begatia që nuk krahasohet me asgjë, është kënaqësia e të dashuruarve dhe jeta e njohësve".

Shkaku i dytë: Mendimi i mirë për Allahun

Mendim i mirë për Allahun domethënë ta ndiesh se Allahu është Ai që ta largon brengën, ta eliminon ngushticën, sepse atëherë që njeriu ka mendim të mirë për Allahun, Allahu i hap bereqetet e Tija nga nuk mendon njeriu. Andaj, rob i mirë i Allahut, ke mendim të mirë për Te, do të shohësh gjëra që të gëzojnë.

عن أبي هريرة رضي الله تعالى عنه قال: قال رسول الله : { قال الله تعالى أنا عند ظن عبدي بي، إن ظن خيراً فله، وإن ظنّ شراً فله} [أخرجه الإمام أحمد وابن حبان[

Ebu Hurejre -radijAllahu anhu- tregon se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: "Allahu -tebareke ve teala- ka thënë: Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim për Mua, nëse mendon mirë, këtë e fiton, nëse mendon keq, këtë e fiton". (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Për këtë ke mendim të mirë, lidhe shpresën për Te, kujdes nga mendimi i keq, sepse është vepër që të shkatërron.

Allahu -subhanehu ue teala- thotë:

وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ ٱلظَّآنِّينَ بِٱللَّهِ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۖ وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَلَعَنَهُمۡ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرٗا ٦

"… mendimi i të cilëve ndaj Allahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! Allahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehenemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq". (El-Fet'h: 6).

Shkaku i tretë: lutjet e shumta

Lutja e shumtë dhe insistimi në te kur ke ngushticë, ose brengë, ti ngresh duart e përkuljes para Allahut, ti shpalosësh ankesat dhe mërzitë tuaja Atij, të lotosh para Tij, duke e ditur se Ai, Allahu është më i mëshirshëm ndaj teje se sa që është i mëshirshëm nëna dhe babai yt, se gruaja dhe fëmijët tuaj është element shumë i rëndësishëm në largimin e brengës dhe ngushticës.

Omeri -radijAllahu anhu- tregon:

قدم على النبي سبيٌ، فإذا امرأه من السبي تحلب ثديها تسقي، إذا وجدت صبياً في السبي أخذته فألصقته ببطنها وأرضعته، فقال النبي : {أترون هذه طارحةً ولدها في النار؟} قلنا: لا، وهي تقدر على أن لا تطرحه. فقال : { الله أرحم بعباده من هذه بولدها } [أخرجه البخاري[

Erdhën para Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem- disa robër. Një grua e cila ishte gji dhënëse, kur e gjeti foshnjën e vet, e mori, e ngjiti për barku dhe i dha gji. Atëherë Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- tha: A ka mundësi që kjo grua ta hedh foshnjën e saj në zjarr? I tham: jo, nëse ka mundësi mos ta hedhë. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- tha: "Allahu është edhe më i mëshirshëm me robërit e Tij se sa kjo ndaj foshnjës së saj". (Buhariu).

Shkaku i katër: Nxitimi për të ikur nga mëkatet

Kontrollo nepsin dhe nxito për të ikur nga mëkatet, nëse dëshiron rrugëdalje nga kjo krizë në të cilën gjendesh. Si ka mundësi të kërkosh rrugëdalje kurse je i zhytur në mëkate? Habi puna yte! Kërkon nga Allahu nevojat tuaja, kurse i harron krimet dhe gabimet që i ke bërë.

A nuk di, Allahu të udhëzoftë, se mëkatet janë një derë e madhe nga e cila i vijnë fatkeqësitë njeriut?!

Allahu -subhanehu ue teala- thotë:

وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ ٣٠

"Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë". (Esh-Shura: 30).

أَوَلَمَّآ أَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةٞ قَدۡ أَصَبۡتُم مِّثۡلَيۡهَا قُلۡتُمۡ أَنَّىٰ هَٰذَاۖ قُلۡ هُوَ مِنۡ عِندِ أَنفُسِكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ 

"E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo send". (Ali Imran: 165).

Abas ibën Abdul-Mutalibi bëri lutje për shi, e mes tjerash tha:

( اللهم إنه لم تنزل عقوبة إلا بذنب ولا تنكشف إلا بتوبة).

"Allahu ynë, secili dënim që na ka ardhur, na ka ardhur nga shkaku i mëkatit, e ky dënim nuk ngritët ndryshe përpos se me pendim".

Kurse Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë:

"Shpërblimi që i vjen mëkatarit, siç është ngushtica në zemër, ashpërsia e zemrës, shpërndarja, errësimi, brenga, dridhja, mërzia, frika, këto janë gjëra në të cilat nuk dyshon ai që ka minimumin e jetës dhe ndjenjave. Madje brengat, mërzitë, ngushtica janë dënime të shpejta, zjarr i kësaj bote dhe xhehenem i momentshëm. Kurse drejtimi kah Zoti, kthimi te Ai, kënaqësia me Te, mbushja e zemrës me dashuri ndaj Tij, kënaqja me përmendjen e Tij, gëzimi dhe dëfrimi me njohjen e Tij janë shpërblime të nxituara, xhenet dhe jetesë që aspak nuk i afrohet as jetesa e mbretërve…'. (El-Vabil Es-Sajib, fq. 104).

Nxito, Allahu të pastë në kujdesin e Tij, ta llogaritësh vetveten me një llogari të vërtetë dhe të jesh i matur, me një llogari të njeriut që synon kënaqësinë e Allahut dhe mirësinë për vetveten. Nëse je i mangët në namaz, në zekat, ose në obligimet tjera, ose nëse ke rënë në ndonjë mëkat, nxito ta përmirësosh gjendjen tënde, lufto veten tënde në këtë drejtim, do të shohësh se Allahu do ta hap gjoksin dhe do ta lehtëson punën.

Allahu -subhanehu ue teala- thotë:

وَٱلَّذِينَ جَٰهَدُواْ فِينَا لَنَهۡدِيَنَّهُمۡ سُبُلَنَاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَمَعَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٦٩

"E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bamirësve". (El-Ankebut: 69).

وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّهُۥ مَخۡرَجٗا ٢ وَيَرۡزُقۡهُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَحۡتَسِبُۚ ٣

"… e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. ..". (Et-Talak: 2-3).

وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّهُۥ مِنۡ أَمۡرِهِۦ يُسۡرٗا ٤

" E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën". (Et-Talak: 4).

وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يُكَفِّرۡ عَنۡهُ سَيِّ‍َٔاتِهِۦ وَيُعۡظِمۡ لَهُۥٓ أَجۡرًا ٥

"… e kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin". (Et-Talak: 5).

Nxito, Allahu të udhëzoftë, drejt devotshmërisë, se vetëm ashtu do të shohësh nga Allahu gjëra që të gëzojnë.

Imam Ibën Xhevziu, rahimehullah, thotë:

"Mu ngushtua puna, e kjo shkaktoi brengë të përhershme dhe të pandarë. Fillova të mendoj thellësisht për mënyrën e shpëtimit nga këto brenga me çdo kusht dhe me çdo formë. Nuk gjeta mënyrë më të mirë se sa ajo që mu sqarua nga ky ajet:

وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّهُۥ مَخۡرَجٗا ٢

""… e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë…". (ET-Talak: 2).

Atëherë kuptova se devotshmëria është shkak i daljes nga çdo krizë, andaj unë u preokupova vetëm me realizimin e devotshmërisë, dhe e gjeta rrugëdaljen. (Shiko: "Sejdul-Hatir", fq. 153).

Shkaku i pestë: Zbatimi i obligimeve dhe vazhdimi në to

Kujdesi për zbatimin e obligimeve dhe vazhdimi në to, shtimi i veprave vullnetare, siç është namazi, agjërimi, sadakaja, bamirësia, etj, janë prej shkaqeve me të cilat njeriu bëhet i dashur te Allahu.

Ebu Hurejre -radijAllahu anhu- thotë se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë:

(إن الله قال: من عادى لي ولياً فقد آذنته بالحرب، وما تقرب إليّ عبدي بشيء أحب إليّ مما افترضته عليه، وما يزال عبدي يتقرب إليّ بالنوافل حتى أحبه، فإذا أحببته كنت سمعه الذي يسمع به، وبصره الذي يبصر به، ويده التي يبطش بها، وإن سألني لأعطينه، ولئن استعاذ بي لأعيذنه) الحديث [أخرجه البخاري[

"Allahu, tebareke ve teala, ka thënë: kush ma armiqëson mikun Tim i kam shpallur luftë. Gjëja më e dashur me të cilën më afrohet robi Im është ajo që ia kam bërë obligim. Vazhdon robi Im të më afrohet me vepra vullnetare gjersa ta dua, e kur ta dua, bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin shikon, dora me të cilën prekë, nëse kërkon prej Meje i jap, e nëse strehohet te Unë e strehoj". (Buhariu).

Shkaku i gjashtë: Ndjeja me burra të devotshëm

Takimi me njerëz të devotshëm, të dëgjosh bisedat e tyre, të përfitosh nga fjalët dhe udhëzimet e tyre. Nuk ka dyshim se ndeja me ta e kënaq Zotin, e hidhëron shejtanin, andaj rri me ta, shoqërohu me ta, kërko këshillën e tyre, do të vëresh zemërgjerësi dhe galdim. Ik nga vetmia, ke kujdes dhe mos rri vetëm, pa shok dhe mik, sidomos kur ke vështirësi, sepse shejtani ia shton robit dobësinë dhe plogështinë kur është i vetmuar, sepse shejtani është më afër njërit se sa dy personave, e ik nga tre persona, sepse ujku e hanë delen që ndahet nga kopeja.

Qëllimi është të themi se duhet të jesh i kujdesshëm që mos të rrish i vetmuar, përpjek dhe luftoje vetveten që të rrish me njerëz të devotshëm dhe të mirë, të shkosh në ligjërata dhe tribuna, të vizitosh dijetarë dhe nxënës dije, sepse kjo ta hap gjoksin, ta shton dijen dhe besimin.

Shkaku i shtatë: Leximi i Kuranit

Leximi i Kuranit me meditim dhe analizë është prej shkaqeve më të mëdhaja në largimin e mërzive, brengës dhe ngushticës. Leximi i Kuranit trashëgon qetësinë e zemrës dhe zgjerimin e gjoksit.

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَطۡمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكۡرِ ٱللَّهِۗ أَلَا بِذِكۡرِ ٱللَّهِ تَطۡمَئِنُّ ٱلۡقُلُوبُ ٢٨

"Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen". (Er-Rad: 28).

Imam Ibën Kethiri -rahimehullah- thotë:

"Domethënë i kaplon mirësia dhe mbështeten në Allahun, qetësohen kur përmendet Ai dhe është dakord që ta ketë Allahun mik dhe ndihmës. Andaj Allahu -subhanehu ue teala- tha: "duke e përmendur Allahun qetësohen zemrat". Domethënë këto zemra e meritojnë këtë gjë".

Të pastë Allahu në Kujdesin e Tij, shtoje leximin e Kuranit gjatë natës dhe ditës, lute Allahun që ky lexim i yti të jetë shkak i zgjerimit të gjoksit, sepse nëse njeriu i drejtohet Zotit të vet me vërtetësi Allahu ia hap dyert e bereqeteve të Tija:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَتۡكُم مَّوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَشِفَآءٞ لِّمَا فِي ٱلصُّدُورِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٥٧

"O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët". (Junus: 57).

وَنُنَزِّلُ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِ مَا هُوَ شِفَآءٞ وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَلَا يَزِيدُ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا خَسَارٗا ٨٢

"Ne të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim". (El-Isra: 82).

Shkaku i tetë: Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes

Të jesh i rregullt në dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes, në dhikrin e gjumit dhe dhikret tjera që janë gjatë ditës dhe natës, pa dyshim se e ruajnë muslimanin me ndihmën e Allahut nga e keqja e shejtanëve xhin dhe njerëz, ia shtojnë njeriut forcën fizike dhe shpirtërore, nëse i thotë duke e përjetuar domethënien e tyre, duke qenë i bindur në frytet dhe rezultatet e tyre. Kujdesu, Allahu të pastë në Kujdesin e Vet, për këto dhikre, sidomos ato që duhet thënë gjatë vështirësive dhe brengave.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibën abasi -radijAllahu anhu- se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- gjatë vështirësive thoshe:

(لا إله إلا الله العظيم الحليم، لا إله إلا الله رب العرش العظيم، لا إله إلا الله رب السماوات ورب الأرض ورب العرش الكريم)

La Ilahe il-lAllahul-’Adhimul-Halim, la Ilahe il-lAllahu Rabbul-’Arshil-’Adhim, la Ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul-erdi ve Rabbul-’Arshil-kerim.

"S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të lartësuar. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik".

Ose lutja të cilën e transmeton Buhariu nga Enesi -radijAllahu anhu- se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- shpesh luteshe duke thënë:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحُزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلْعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.

Allahumme inni e’udhu bike minel-hemmi vel-hazeni, vel-’axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhubni, ve dale’id-dejni ve galebetir-rixhali.

"O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve".

Abdullah ibën Mesudi -radijAllahu anhu- thotë se Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem- kur i binte ndonjë brengë ose vështirësi thoshte:

)يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث( [أخرجه الحاكم[

"O Ti që je i Gjallë dhe që je Kujdestar kërkojmë ndihmë në mëshirën Tënde". (sahih, Hakimi).

Ebu Bekrete -radijAllahu anhu- thotë se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: lutja e atij që është në vështirësi është:

اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كَلَّهُ ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ.

Allahumme rahmeteke erxhu fe la tekilni ila nefsi tarfet ‘ajnin ve aslih li she`ni kul-lehu. La ilahe il-la Ente.

"O Zoti im, në mëshirën Tënde shpresoj, mos më le të mbështetem në vetvete, as sa një lëvizje e syrit dhe ma përmirëso gjendjen time. S`ka të adhuruar tjetër përveç Teje". (sahih, Ebu Davudi).

Abdullah ibën Mesudi -radijAllahu anhu- tregon se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë:

"Nëse një musliman e kaplon brengë ose pikëllim le të thotë:

اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ وَابْنُ عَبْدِكَ وَابْنُ أَمَتِكَ نَاصِيَتِي بِيَدِكَ مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي وَنُورَ صَدْرِي وَجِلاءَ حُزْنِي وَذَهَابَ هَمِّي

Allahume inni ‘abdike ve ibënu ‘abduke ve ibënu emmetuke, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitabik ev ‘al-lemtehu ehaden min halkik, ev iste`therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El-Kur`ane rebi’a kalbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhihabe hemmi”.

"O Zoti im, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërimin". (sahih, Ahmedi).

E shumë lutje tjera që kanë të bëjnë me këtë temë.

Edhe më në fund e bëjmë këtë lutje:

اللهم إنا عبيدك بنو عبيدك بنو إمائك، نواصينا بيدك، ماضٍ فينا حكمك، عدل فينا قضاؤك، نسألك بكل اسم هو لك، سمّيت به نفسك، أو أنزلته في كتابك، أو علمته أحداً من خلقك أو استأثرت به في علم الغيب عندك، أن تجعل القرآن ربيع قلوبنا، ونور صدورنا ويسر أمورنا، وهيء لنا من أمرنا رشداً.

"O Zoti jonë, ne jemi robërit Tu, e bijtë e robërve Tu dhe i robëreshave Tuaja, balli ynë është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi ne i pranojmë, i drejtë është gjykimi Yt mbi ne. Të lutemi me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kuranin pranverë të zemrës sonë dhe dritë të gjoksit tonë, na i lehtëso punët tona dhe na lehtëso udhëzimin në veprimet tona…

Amin….

وصلى الله وسلم على نبينا محمد وعلى آله وصحبه وسلم.

 

Abdul-Aziz Sed'han

Përshtati: Bekir Halimi

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Hutbe
Previous
image
Qaje Veten!
Dije se pasuria është njëri prej shkaqeve që të dërgon ose në xhennet ose në xhehenem. Ai që pasurinë e tij e shfrytëzon për të ...
image
Agjërimi dhe morali
Agjërimi dhe morali إنَّ الحْمدَ للهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل ...
image
Thesaret e Ramazanit
Ramazani është muaj i dalluar, me vete sjell shume begati dhe dhunti, i ngjan një xehtores, nga e cila nxjerrim për çdo ditë thesare të ...
image
Shkaqet e rehatisë shpirtërore
Allahu -subhanehu ue teala- njeriun e ka krijuar në këtë jetë dhe i ka lehtësuar shkaqet, të cilat i shkaktojnë mirësinë e jetës së zemrës ...
image
Falni që t'ju falet
Shpesh herë jemi dëshmitar të rasteve kur njerëzit zihen dhe rrihen për shkaqe shumë banale. Që të bëhet kjo e keqe edhe ma e madhe, ...
image
Pasoni dhe mos shpikni!
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Pasoni dhe mos shpikni
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Dijetarët e vërtetë
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Gjendja e Ummetit kur i zvogëlohen ambicjet
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Vlera e dhjetë ditëve të Dhil-Hixhxhes
Ky material para jush paraqet vblerën e dhjetë ditëve të muajit Dhul-Hixhe, veprat e mira të cilat mund të bëhen në këto ditë dhe vlerën e tyre. Materiali është i mbështetur në librin "Letaiful-Mearif" të Imam Ibën Rexheb Hanbeliut, por është i pasuruar edhe me citate prej autorëve dhe shkrimtarëve tjerë....
image
Si të bëjmë haxhxh të pranuar?
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Shpenzoni, o ju robër të Allahut!
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Rinia dhe obligimet e sajë
Rinia dhe obligimet e sajë   Të flasësh mbi rininë, nuk është edhe aq lehtë. Mirëpo duke u nisur nga nevoja e madhe që ka rinia për ...
image
Çka mund të bëjmë gjat krizave dhe telasheve
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Veprat e mira në kohëra të vështira
Kategoritë e adhurimeve: 1- Adhurimi për nga ndikimi ndahet në dy grupe: Një Adhurime me dobi jokalimtare, sikurse është tesbihu, namazi, itikafi, umreja, etj. Dy: adhurime me dobi kalimtare, sikurse është sadakaja, thirrja në fe të Zotit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, etj. 2- Adhurimi për nga bashkimi ndahen në: Një: adhurime individuale, sikurse është sinqeriteti, veprat e zemrës, etj. Dy: adhurime kolektive, sikurse është bashkëpunimi në bamirësi dhe devotshmëri. 3- Adhurimet për nga ambicia ndahen në : Një: Dëshirë për ta bërë një vepër dhe realizimi i kësaj vepre. Shpërblimi i kësaj vepre rritet deri në shtatëqind fish. Dy: Dëshira për ta bërë një vepër dhe mos realizimi i saj. Shpërblimi për këtë vepër është një sevap. Tre: dëshira për ta bërë një të keqe dhe braktisja e saj nga frika prej All-llahut. Ky njeri e fiton një shpërblim të plotë....
Next