Hyrje | Hutbe | Falni që t'ju falet

Falni që t'ju falet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shpesh herë jemi dëshmitar të rasteve kur njerëzit zihen dhe rrihen për shkaqe shumë banale. Që të bëhet kjo e keqe edhe ma e madhe, këto shkaqe banale shumë herë bëhen edhe shkak për ardhjen deri te vrasja e njëri tjetrit.

Vallë a kaq shumë janë ngurtësuar zemrat tona saqë nuk jemi të gatshëm të tolerojmë dhe falim njëri tjetrin?!

Deri kur zënkat shumë të vogla do të bëhen shkak që të derdhet gjaku i muslimanit?!

Deri kur do të inatosemi dhe nuk do të pranojmë iniciativat e ndryshme për pajtim mes nesh?!

A nuk shohim se si mëkatet e ndryshme që janë duke u përhapur në mesi tonë kanë ndikim shumë të madh në zemrat dhe mënyrën e mendimit tonë?!

Kur ka qenë burrë në mesin tonë ai që ka vra dhe pre pa ndonjëfar lidhje dhe rendi?!

Kur është vlerësuar si trim ai që nuk ka lëshuar pe dhe nuk ka pranuar pajtimin, por ka çuar inati dhe ka këmbëngulë në mospajtim dhe hakmarrje?!

Për të gjitha këto dilema që na paraqiten, fatkeqësisht, nga realiteti i hidhur në të cilin jetojmë, më duhet që të flas pak edhe për faljen.

Këtë shkrim do ta fillojmë nga një hadithi i cili e tregon vlerën e madhe që ka falja në jetën e muslimanëve.

Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, thotë:

"ما نقصت صدقة من مالٍ، وما زاد الله عبداً بعفو إلا عزاً، وما تواضع أحد لله إلا رفعه الله". [رواه مسلم]

"Sadakaja nuk e pakëson pasurinë. Njeriut që fal Allahu ia shton krenarinë, kurse ai që tregohet modest, Allahu e ngrit". (Muslimi).

Nëse ndalemi dhe analizojmë pak këtë hadith do të kuptojmë se:

          -Sadakaja e shton bereqetin e pasurisë, i largon të këqijat dhe shton shpërblimin nga kjo vepër.

          -Njeriu që njihet për falje dhe tolerancë fiton autoritet dhe publicitet në mesin e njerëzve dhe fiton krenari në dynja dhe ahiret.

          -Njeriu modest fiton vend të posaçëm në zemrat e njerëzve dhe grada të larta në dynja dhe ahiret.

Kurse dispozitat fikhore që i nxjerrim nga ky hadith janë këto që vijojnë:

1- Pasuria që jepet sadaka, Allahu lëshon bereqet në atë pasuri.

2- Falja dhe toleranca ia shton besimtarit krenarinë dhe nderimin në dynja dhe ahiret.

3- Falja dhe toleranca është një pozitë e lartë, të cilën nuk e arrin askush tjetër përpos atij që arrin gradat e ihsanit, kurse ihsani është të adhurosh Allahun, sikur që e sheh ti Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh ti Atë, Ai të sheh ty.

4- Falja dhe toleranca është prej shkaqeve më të rëndësishme për t’iu nënshtruar masa liderit dhe për të mbetur mbretëria.

5- Stimulohet falja dhe toleranca në të gjitha raportet përpos së kur shkelen kufijtë e Allahut dhe nëpërkëmbën ndalesat e Tija.

6- Modestia, mos mendjemadhësia dhe mos vetëpëlqimi është prej shkaqeve të ngritjes dhe arritjes së pozitës së lartë.

7- Modestia shkakton që t'i shtohet dashuria e njerëzve ndaj tij.

8- Stimulim për të pasuar sunetin e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, sepse ai është shembull i mirë për mbarë njerëzimin, mëshirë për mbarë botërat dhe thirrës në moral të mirë.

Falni dhe jeni tolerantë

Falja është shumë afër devotshmërisë, vepër e ndershme dhe me dobi në dynja dhe ahiret. Kjo sjellje është morali më i mirë i njerëzve të dynjasë dhe ahiretit.

Falja domethënë të meritosh një të drejtë dhe t’ia falësh ose ta marrish përsipër ti në vend të atij.

Allahu, subhanehu ve teala, duke i përshkruar njerëzit e devotshëm thotë:

الذين ينفقون في السراء والضراء والكاظمين الغيظ والعافين عن الناس والله يحب المحسنين [آل عمران: 134]

"Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit". (Ali Imran: 134).

Kjo sjellje përpos që kërkohet që të jetë i pranishëm në mesin e muslimanëve, duhet të jetë i pranishëm edhe gjatë thirrjes së ithtarëve të Librit në fe të Allahut.

Allahu, subhanehu ve teala, pasi që i sqaron tentimet e jobesimtarëve për t'i bërë tërë njerëzit si vetja, kurthet dhe mashtrimet e tyre në këtë drejtim, kërkon prej ne që tua falim, duke thënë:

[ودّ كثير من أهل الكتاب لو يردونكم من بعد إيمانكم كفاراً حسداً من عند أنفسهم من بعد ما تبين لهم الحق فاعفوا واصفحوا حتى يأتي الله بأمره إن الله على كل شيء قدير][البقرة: 109]

"Shumë ithtarë të librit (jahudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju faljani dhe largohuni prej tyre derisa Allahu ta sjellë urdhrin e vet. Allahu ka mundësi për çdo send". (El-Bekare: 109).

Falja dhe toleranca është koka e fitores dhe ngadhënjimit, siç kanë thënë disa njerëz nga selefi:

ما عاملت من عصى الله فيك بمثل أن تطيع الله فيه.

"Forma më e mirë e sjelljes ndaj atij që gabon ndaj teje është që të sillesh duke e respektuar Allahun në sjelljen tënde ndaj tij".

Kështu bashkohen zemrat, afrohen dhe kapen për të vërtetën.

Sipas kësaj del se falja dhe toleranca është rruga që na shpien në realizimin e rregullit hyjnor: "Fundi i takon njerëzve të devotshëm".

Ky rregull aq sa kërkohet të praktikohet nga njerëzit e thjeshtë edhe më tepër kërkohet të respektohet nga liderët dhe prijësit.

Secili njeri që ka marrë ndonjë pozitë të liderit apo kryetarit duhet të pajiset me këtë cilësi, nëse dëshiron që ta respektojnë masa dhe njerëzit.

Allahu, subhanehu ve teala, i drejtohet Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, duke i thënë:

فبما رحمة من الله لنت لهم ولو كنت فظاً غليظ القلب لانفضوا من حولك فاعف عنهم واستغفر لهم وشاورهم في الأمر فإذا عزمت فتوكل على الله إن الله يحب المتوكلين [آل عمران: 159]

"Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemër fortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falja atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten". (Ali Imran: 159).

Abdurahman Sadiu, rahimehullah, duke e komentuar këtë ajet thotë:

"Sjellja e mirë e kryetarit musliman i tërheq njerëzit në fenë e Allahut dhe i stimulon në te, duke e fituar edhe lëvdatën dhe shpërblimin e veçantë, kurse sjellja e keqe e kryetarit musliman i largon njerëzit nga feja dhe ua bën të urryer fenë, po edhe fiton qortimin dhe dënimin e veçantë. Shikoni se çka i thotë Allahu këtij Pejgamberi që nuk gabon, atëherë çka mbetet për tjerët. A nuk është prej detyrave më të mëdha dhe më të rëndësishme pasimi i moralit të tij të ndershëm dhe të sillet me njerëz sikurse është sjellë ai me ta, me butësi, sjellje korrekte, afrim, duke zbatuar urdhrin e Allahut dhe për ti afruar njerëzit te feja e Tij. Pastaj e ka urdhëruar Allahu që tua fal atyre gabimet dhe mangësitë kundrejt tij dhe të kërkojë falje për ta për gabimet ndaj Allahut. kështu ka grumbulluar edhe faljen dhe bamirësinë".

Falja gjatë ekzekutimit të dënimeve fetare

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

[وجزاء سيئةٍ سيئةٌ مثلها فمن عفى وأصلح فأجره على الله إن الله لا يحب الظالمين][الشورى: 40]

"Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët". (Esh-Shura: 40).

[ولمن صبر وغفر إن ذلك لمن عزم الأموري[الشورى: 43]

"Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm)". (Esh-Shura: 43).

]لا يحب الله الجهر بالسوء من القول إلا من ظلم وكان الله سميعاً عليماً. إن تبدوا خيراً أو تخفوه أو تعفوا عن سوء فإن الله كان عفواً قديراً][النساء: 148-149[

"Allahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqija përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejtë. Allahu është dëgjues, i dijshëm. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), Allahu i plotfuqishëm falë shumë". (En-Nisa: 148- 149).

[والجروح قصاص فمن تصدق به فهو كفارة له][المائدة: 45]

"… edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. …". (El-Maide: 45).

[وإن عاقبتم فعاقبوا بمثل ما عوقبتم به ولئن صبرتم لهو خير للصابرين][النحل: 126]

"Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë". (En-Nahl: 126).

Edhe gjatë raporteve bashkëshortore, po edhe gjatë ndarjes dhe divorcit Allahu, subhanehu ve teala, na stimulon në falje dhe tolerancë.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

[وإن طلقتموهن من قبل أن تمسوهن وقد فرضتم لهن فريضة فنصف ما فرضتم إلا أن يعفون أو يعفو الذي بيده عقدة النكاح وأن تعفوا أقرب للتقوى ولا تنسوا الفضل بينكم][البقرة: 237]

"E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, Allahu sheh atë që veproni". (El-Bekare: 237).

Si rezyme e tërë kësaj që kemi paraqitur deri më tani mund të themi se mënyra më e fortë dhe më e suksesshme për të forcuar raportet shoqërore dhe për të afruar njerëzit mes vete është falja dhe toleranca. Këtë cilësi nuk mund ta posedon secili njeri, këtë e posedon vetëm njeriu i madh dhe zemërbardhë, e cila është e mbushur me iman, e ata janë bamirësit.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

[ولا تستوي الحسنة ولا السيئة ادفع بالتي هي أحسن فإذا الذي بينك وبينه عداوة كأنه ولي حميم وما يلقاها إلا الذين صبروا وما يلقاها إلا ذو حظ عظيم][فصلت: 34-35]

"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë". (Fusilet: 34- 35).

Disa hadithe që flasin mbi vlerën e faljes

1- Ebu Abdullah El-Xhedeliu thotë:

"سألت عائشة - رضي الله عنها - عن خلق رسول الله فقالت: لم يكن فاحشاً ولا متفحشاً ولا صخاباً في الأسواق ولا يجزي بالسيئة السيئة ولكن يعفو ويصفح".

"E kam pyetur Aishen, radijAllahu anha, për sjelljen e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem? Ajo më tha: nuk ishte imoral, nuk fliste fjalë të fëlliqura, nuk bërtitke në treg dhe nuk e kthente të keqen me të keqe, por falte dhe toleronte". (Sahih, Tirmidhiu).

2- Malik ibën Nudlete El-Xhushmiu thotë:

"قلت يا رسول الله الرجل أمرُّ به فلا يقريني ولا يضيفني، فيمرُّ بي أفأجزيه قال: لا، أقره. قال: ورآني رث الثياب، فقال: هل لك من مال، قلت من كل المال قد أعطاني الله، من الإبل والغنم، قال: فليُرَ عليك".

"O i Dërguar i Allahut, njëri kur shkoi te ai as nuk më afron e as nuk më gostisë, kur vjen te unë, a të kujdesem për te? Tha: po, kujdesu. Kur më pa me rroba të vjetra me tha: a ke pasuri? I thash: nga të gjitha llojet më ka dhënë Allahu. Më ka dhënë deve dhe dhen. Më tha: le të shihet kjo pasuri në veshmbathjen tënde". (Sahih, Tirmidhiu).

3- Abdullah ibën Omeri, radijAllahu anhu, thotë:

"جاء رجل إلى النبي فقال: يا رسول الله كم أعفو عن الخادم؟ فصمت النبي عنه ، ثم قال: يا رسول الله كم أعفو عن الخادم؟ قال: كل يوم سبعين مرة".

"Erdhi një njeri te Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e tha: Sa herë t’ia fali shërbëtorit tim? Heshti Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem. Pastaj sërish i tha: sa duhet t’ia fali shërbëtorit tim? Çdo ditë shtatëdhjetë herë". (Sahih, Tirmidhiu).

4- Aisheja, radijAllahu anha, thotë:

"قلت يا رسول الله أرأيت إن علمت أي ليلةٍ ليلة القدر ما أقول فيها؟ قال: قولي اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني".

"O i Dërguar i Allahut nëse e takoj Natën e Kadrit çka të them në këtë natë? Tha: thuaj: Allahumme inneke afuvun tuhibul-afve fafu anni- Allahu im, ti je Falës dhe e do faljen, më fal mua". (Sahih, Tirmidhiu).

5- Abdullah ibën Amr ibën Asi, radijAllahu anhu, thotë se Pejgamberi , salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

"ارحموا ترحموا واغفروا يغفر لكم ويلٌ لأقماع القول، ويلٌ للمصرين الذين يصرون على ما فعلوا وهم يعلمون".

"Mëshironi që të mëshiroheni, falni që t'ju falet. Vaj për ata që i zbukurojnë fjalët dhe vaj për ata që insistojnë në gabimet e tyre edhe pse e dinë". (Sahih, Ahmedi).

Nëse i hedhim një shikim jetë përshkrimit të Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, atje do të shohim raste të shumta që shpalosin shumë qartë këtë veti të ndershme të Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem. Ne do ta përmendim vetëm një rast.

Falje e tij ndaj atyre që e kishin dëmtuar gjatë qëndrimit në Mekë para se të shpërngulej për në Medinë.

Sa ishte Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, në Mekë, torturohej nga shumë njerëz. Në ditën e çlirimit të Mekës flamurin e ensarëve e mbante Sad ibën Ubade. Kur kaloi Sadi pran Ebu Sufjanit i tha: Kjo ditë është ditë e përleshjes, ditë që është lejuar lufta në Mekë, në këtë ditë Allahu i ka mposhtur kurejshitët. Kur i erdhi në vesh Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, kjo që kishte thënë Sadi, tha: sot është dita e mëshirës, në këtë ditë madhërohet Qabeja, në këtë ditë Allahu ka bërë krenar kurejshitët dhe urdhëroi që ti mirët flamuri Sadit e ti jepet djalit të tij, Kajsit". ("Nektari i vulosur", fq. 466).

Disa fragmente nga falja e selefit (muslimanëve të parë)

- Tregimi mbi shpifjen që i bënë Aishes, radijAllahu anha, është shumë e njohur. Njeri që ishte futur në këtë shpifje ishte edhe Mistah ibën Uthathe. Pasiqë zbriti pastrimi i Aishes në Kuran dhe u shpall pafajësia e saj nga mbi shtat qiejt, Ebu Bekri, radijAllahu anhu, u betua se nuk do ti jep ndihmë Mistahut pas këtij rasti.

Atëherë Allahu e zbriti ajetin Kur'anor:

[ولا يأتل أولو الفضل منكم والسعة أن يؤتوا أولي القربى والمساكين والمهاجرين في سبيل الله وليعفوا وليصفحوا ألا تحبون أن يغفر الله لكم والله غفورٌ رحيم][النور: 22]

"Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Allahut lanë vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t'u falë ju? Allahu falë dhe mëshiron shumë". (En-Nur: 22).

Ebu Bekri, radijAllahu anhu, duke qarë iu përgjigj thirrjes së Allahut në këtë ajet, duke thënë: gjithsesi se dëshiroj që Allahu të mi falë mëkatet.

Dhe vazhdoi t’ia jep ndihmën që ia jepte më herët.

- Ebu Omer ibën Abdul-Berri, rahimehullah, tregon:

Safije kishte një shërbëtore, e cila erdhi te Omeri, radijAllahu anhu, e i tha: Safija akoma e dëshiron ditën e shtunë dhe ka raporte afërsie me çifutët. Omeri, radijAllahu anhu, dërgoi që të verifikohet ky lajm. Safije duke u përgjigjur tha: që nga dita që Allahu ma ka zëvendësuar të shtunën me të xhumanë, unë më nuk e dua të shtunën, kurse raportet e afërsisë me çifutë i mbaj për shkak se në mesin e tyre kam farefis, andaj kujdesem për ta. Pastaj Safija i tha shërbëtores së vet: çka të shtyri ta thuash këtë? Tha: shejtani. I tha: shko se je e lirë". ("Sijer", 2/ 231).

Edhe pse kjo shërbëtore bëri kësi shpifje shume të rrezikshme, ajo ia fali dhe madje i bëri edhe një bamirësi shumë të madhe duke e liruar nga robëria.

A nuk meritojnë këto raste të jenë shembull për ne?!

- Imam Ahmedin e kanë torturuar për çështjen e Kuranit disa herë, mirëpo Imam Ahmedi e duroi tërë këtë maltretim, derisa u kuptua e vërtetë dhe u larguar kjo sprovë nga ai. Pas kësaj Imam Ahmedi ka thënë:

"Secili që ka qenë shkak për maltretimet e mia ia kam bërë halla, përpos bidat çive. Edhe Mutesimit, Halifes, ia kam falur, sepse kam parë që Allahu ka thënë:

وليعفوا وليصفحوا ألا تحبون أن يغفر الله لكم.

"… po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe….", kurse Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e urdhëroi Ebu Bekrin, tia fal Mistahut. Pastaj ka thënë: "Çfarë fiton nëse Allahu e dënon një vëlla tëndin musliman për shkak teje". ("Sijer", 11/ 177).

- Imam Ibën Kajim el-Xhevziu, rahimehullah, kur flet për lëvdatat mbi Ibën Tejmiun dhe faljen e tij, thotë:

"Një ditë i erdha duke e përgëzuar me vdekjen e një armiku të tij të përbetuar, i cili shumë e armiqësonte dhe e torturonte. Ai më qortoi dhe më ndaloi këtë vepër, pastaj tha inna lilah ve inna ilejhi raxhiun dhe shpejt u ngrit e shkoi te shtëpia e tyre, i ngushëlloi dhe u tha: unë për ju jam në vendin e tij, për çdo gjë që keni nevojë, unë ju ndihmoj. U gëzuan shumë këtë gjest, u lutën për te dhe e konsideruan si gjest shumë të madh këtë. Mëshira e Allahut dhe kënaqësia e Tij qoftë mbi te". (Tehdhibu Medarixhus-Salikin", fq. 437).

Vallë a i posedojmë këto vlera ne?!

A nuk duhet të pajisemi me to dhe të bëhen pjesë e pandarë e edukatës sonë?!

Disa fjalë të selefit që e lavdërojnë faljen

Muheleb ibën Ebi Sufrete thotë:

ما شيء أبقى للملك من العفو. خير مناقب الملك العفو.

"Asgjë se vazhdon mbretërinë më shumë se falja. Vlera më e madhe e një mbreti është falja".

Halid Ibën Abdullah El-Kasriu mbajti një hutbe në Vasit e tha:

إن أكرم الناس من أعطى من لا يرجوه، وأعظم الناس عفواً من عفا عن قدرة، وأوصل الناس من وصل عن قطيعة.

"Njeriu më i ndershëm është ai që i jep atij që nuk shpreson prej tij, njeriu më falës është ai që fal kur ka fuqi dhe njeriu më i kujdesshëm ndaj farefisit është ai që kujdeset ndaj atyre që nuk kujdesen për te".

Muntesir Bil-lah kur ia fali Ebul-Umrud Esh-Shari tha:

لذة العفو أعذب من لذة التشفي، وأقبح فعال المقتدر الانتقام.

"Lezeti i faljes është më e ëmbël se lezeti hakmarrjes, kurse vepra më e keqe është hakmarrja e atij që ka mundësi të hakmerret".

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

[وسارعوا إلى مغفرة من ربكم وجنة عرضها السماوات والأرض أعدت للمتقين الذين ينفقون في السراء والضراء والكاظمين الغيظ والعافين عن الناس والله يحب المحسنين][آل عمران: 133-134]

"Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit". (Ali Imran: 133- 134).

[ولا تستوي الحسنة ولا السيئة ادفع بالتي هي أحسن فإذا الذي بينك وبينه عداوة كأنه ولي حميم وما يلقاها إلا الذين صبروا وما يلقاها إلا ذو حظ عظيم][فصلت: 34]

"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt". (Fussilet: 34).

E lusim Allahun që të na e mbush zemrën me butësi dhe falje, të na bën njerëz që anojnë kah pajtimi dhe mirëkuptimi dhe ti ikim inatosjes, hakmarrjes, dhunës dhe vrasjes. Amin.

 

 

Bekir Halimi

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Hutbe
Previous
image
Qaje Veten!
Dije se pasuria është njëri prej shkaqeve që të dërgon ose në xhennet ose në xhehenem. Ai që pasurinë e tij e shfrytëzon për të ...
image
Agjërimi dhe morali
Agjërimi dhe morali إنَّ الحْمدَ للهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل ...
image
Thesaret e Ramazanit
Ramazani është muaj i dalluar, me vete sjell shume begati dhe dhunti, i ngjan një xehtores, nga e cila nxjerrim për çdo ditë thesare të ...
image
Shkaqet e rehatisë shpirtërore
Allahu -subhanehu ue teala- njeriun e ka krijuar në këtë jetë dhe i ka lehtësuar shkaqet, të cilat i shkaktojnë mirësinë e jetës së zemrës ...
image
Falni që t'ju falet
Shpesh herë jemi dëshmitar të rasteve kur njerëzit zihen dhe rrihen për shkaqe shumë banale. Që të bëhet kjo e keqe edhe ma e madhe, ...
image
Pasoni dhe mos shpikni!
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Pasoni dhe mos shpikni
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Dijetarët e vërtetë
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Gjendja e Ummetit kur i zvogëlohen ambicjet
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Vlera e dhjetë ditëve të Dhil-Hixhxhes
Ky material para jush paraqet vblerën e dhjetë ditëve të muajit Dhul-Hixhe, veprat e mira të cilat mund të bëhen në këto ditë dhe vlerën e tyre. Materiali është i mbështetur në librin "Letaiful-Mearif" të Imam Ibën Rexheb Hanbeliut, por është i pasuruar edhe me citate prej autorëve dhe shkrimtarëve tjerë....
image
Si të bëjmë haxhxh të pranuar?
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Shpenzoni, o ju robër të Allahut!
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Rinia dhe obligimet e sajë
Rinia dhe obligimet e sajë   Të flasësh mbi rininë, nuk është edhe aq lehtë. Mirëpo duke u nisur nga nevoja e madhe që ka rinia për ...
image
Çka mund të bëjmë gjat krizave dhe telasheve
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Veprat e mira në kohëra të vështira
Kategoritë e adhurimeve: 1- Adhurimi për nga ndikimi ndahet në dy grupe: Një Adhurime me dobi jokalimtare, sikurse është tesbihu, namazi, itikafi, umreja, etj. Dy: adhurime me dobi kalimtare, sikurse është sadakaja, thirrja në fe të Zotit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, etj. 2- Adhurimi për nga bashkimi ndahen në: Një: adhurime individuale, sikurse është sinqeriteti, veprat e zemrës, etj. Dy: adhurime kolektive, sikurse është bashkëpunimi në bamirësi dhe devotshmëri. 3- Adhurimet për nga ambicia ndahen në : Një: Dëshirë për ta bërë një vepër dhe realizimi i kësaj vepre. Shpërblimi i kësaj vepre rritet deri në shtatëqind fish. Dy: Dëshira për ta bërë një vepër dhe mos realizimi i saj. Shpërblimi për këtë vepër është një sevap. Tre: dëshira për ta bërë një të keqe dhe braktisja e saj nga frika prej All-llahut. Ky njeri e fiton një shpërblim të plotë....
Next