Hyrje | Hutbe | Dijetarët e vërtetë

Dijetarët e vërtetë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ 
يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا 
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. 
"O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju." (En-Nisa:1) 
"O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit, -sal-lAllahu 'alejhi ve sel-lem-. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...
Çdo ditë më shumë shtohet nevoja e këtij umeti për dijetarë rabbanijjunë (dijetar i cili sakrifikon çdo send për të përhapë fenë e Allahut me dituri dhe vepër), të cilët Allahu, -subhanehu ve teala-, i përshkruan duke thënë: "Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët" (Fatir: 28).

"Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë" (Ali Imran: 79).

Kjo ndodhë nga shkaku se dijetarët janë (zëvendës të) trashëgues të Pejgamberëve, i udhëzojnë njerëzit drejt të vërtetës. Ata janë kullë e udhëzimit dhe llambë që shndrit. Nëse nuk ekzistonin dijetarët, njerëzit do të ishin si kafshët, nuk do të dinin ç’ është e mira dhe ç’ është e keqja. Për këtë shkak, vlera e dijetarëve është e madhe. Allahu, -subhanehu ve teala-, thotë: "Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata ishin të durueshëm, dhe ndaj argumenteve tona ishin të bindur" (Sexhde: 24).

Imamllëku (prijësia) në fe arrihet me sabër dhe bindje, por, a thua vallë, çdokush që vesh shall e xhybe është dijetar?

Jo…!

Dijetar është ai që i frikohet Allahut, -subhanehu ve teala-, me frikë të vërtetë, vepron sipas urdhrave të Tij, largohet prej mëkateve, kërkon diturinë për hir të Allahut, -subhanehu ve teala-, e jo që të polemizojë me dijetarë, as që të tregohet para injorantëve, as që t’i hapet vendi nëpër mexhlise, as që të lavdërohet e të shenjtërohet dhe as që ta korrë atë që e ka mbjellë.

Kurse dijetar i keq është ai i cili i zbukuron fjalët, thurë fjali të bukura, mirëpo nuk posedon asnjë vepër të mirë. Zemra e tij është përplot me nifak, edhe pse si vegë, mendon se ka ujë, mirëpo nuk gjen asgjë përveç shkretëtirës. E thotë atë që nuk e vepron, kurse e vepron atë që nuk është urdhëruar të veprojë. Flet atë që nuk e din dhe nuk vepron vepra të mira. Angazhon veten me gabimet e tjerëve kurse vetveten e harron.

Mundohet që ta fitojë këtë botë dhe të fitojë pozitë te njerëzit me diturinë e tij. Ky lloj njerëzish nuk do ta shijojnë erën e Xhenetit deri sa të kthehet qumështi në ajkë dhe deri sa të hyjë deveja në vrimë të gjilpërës, përveç nëse donë Allahu.

Sot shumë pak janë dijetarët rabbanijjun, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu, ngase Pejgamberi, -sal-lAllahu alejhi ve sel-lem-, thotë: "Allahu nuk e merr diturinë duke e nxjerrë nga gjoksi i dijetarëve, por e merr me vdekjen e dijetarëve, deri sa nuk mbetet asnjë dijetarë. Në këtë rast njerëzit marrin për kryetarë injorantët, i pyesin e ata përgjigjen pa dituri, kështu që vet shkojnë në humbje e edhe të tjerët i dërgojnë në humbje" (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Dua t’i përmendi disa cilësi të dijetarëve rabbanijjun:

a) Ata qëndrojnë larg mbretërve (kryetarëve), duke pasur drojë të përzihen me ta. Ikin prej tyre ashtu siç ikin nga ai që është i sëmurë me sëmundje ngjitëse, me qëllim që mos të sprovohen dhe të mos bëhen të varur prej dynjallëkut të tyre. Sa veprim i keq është ky dhe sa vend të keq do të kenë këta në Ditën e Kiametit.

Hudhejfeja, -radijAllahu anhu-, thotë: "Keni drojë vendet e sprovimeve". Njerëzit e pyetën: "Ç’ janë ato vende?". Ai tha: "Dyert e mbretërve (kryetarëve). Ndokush prej juve hyn te ata dhe i beson gënjeshtrat e tyre, dhe thotë atë që nuk e meritojnë".

Seid ibën Musejjibi, -radijAllahu anhu-, thotë: "Nëse shihni ndonjë dijetar që sillet rreth kryetarëve, kini kujdes prej tij, se ai është vjedhës".

Disa prej selefit kanë thënë: "Nuk do të marrish diç prej dynjasë së tyre pa marrë ata diç prej fesë tënde".

b) Nuk nxitojnë të japin f etva, pra dijetari i mirë nuk jep fetva për një send që nuk e din mirë. Selefu-salihu refuzonin të japin fetva saqë kthehej pyetja së dyti te i pari.

Abdurr-rrahman ibën Lejla thotë: "Në këtë xhami kam takuar njëqind e njëzet sahabe. Çdoherë që pyeteshin për ndonjë çështje ose për ndonjë hadith, çdokush dëshironte që vëllai i vet të japë fetva, andaj kjo më vonë iu dorëzua atyre që pretendojnë se janë dijetarë, të cilët mund t’u japin përgjigje pyetjeve të tilla, të cilat nëse i ofroheshin Omerit -radijAllahu anhu-, ai i tubonte sahabet që kanë marrë pjesë në Bedër dhe i konsultonte".

A thua vallë, ç’ është gjendja sot me këta pretendues të diturisë?

c) Besimi i tyre është në pëlqim me besimin dhe metodën e selefu-salihut. E lartësojnë sunnetin dhe e luftojnë bidatin dhe bidatçitë. E miqëson ehli sunnetin kurse e armiqëson ehli bidatin. Gjithashtu lufton në rrugë të Allahut me gojë dhe me shpatë dhe nuk i frikohet askujt.

d) Pason dhe nuk shpikë. Nuk bie në kundërshtim me Kuranin dhe me sunetin, e as që e ndanë fenë në thelb dhe lëvore.

e) Lartëson selefu-salihun dhe i lavdëron.

f) Pranon të vërtetën dhe falënderon atë që e këshillon, edhe në qoftë se është më i vogël se ai dhe ka më pak dituri se ai.

g) Ka frikë nga përfundimi i keq, nuk bëhet trim në gënjeshtër, nuk i dëmton muslimanët, nuk i përbuzë dhe nuk akuzon me akuza të rrejshme.

h) Nuk sillet me kundërshtarët e tij musliman ashtu siç sillet me gjarprit dhe akrepat. Nuk i jep liri gjuhës që të ofendojë dhe të përbuzë, por e pastron gjuhën e tij dhe kërkon falje nga Allahu dhe ka frikë nga përfundimi i keq.

Sa kemi nevojë për dijetarë edukatorë që ta udhëzojnë këtë ummet rrugës së shpëtimit! Ky ummet ka nevojë të madhe për shëmbëlltyrë, për persona që do të cilësohen me moral të dijetarëve të gjeneratës së parë, të cilët ishin të cilësuar me moralin e Pejgamberit, -sal-lAllahu alejhi ve sel-lem-, morali i të cilit ka qenë Kurani, e të ngritën lart me to, ashtu që të vendosen në tokë, kurse kjo për Allahun, -subhanehu ve teala-, nuk është rëndë.

 

Bekir Halimi

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Hutbe
Previous
image
Qaje Veten!
Dije se pasuria është njëri prej shkaqeve që të dërgon ose në xhennet ose në xhehenem. Ai që pasurinë e tij e shfrytëzon për të ...
image
Agjërimi dhe morali
Agjërimi dhe morali إنَّ الحْمدَ للهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل ...
image
Thesaret e Ramazanit
Ramazani është muaj i dalluar, me vete sjell shume begati dhe dhunti, i ngjan një xehtores, nga e cila nxjerrim për çdo ditë thesare të ...
image
Shkaqet e rehatisë shpirtërore
Allahu -subhanehu ue teala- njeriun e ka krijuar në këtë jetë dhe i ka lehtësuar shkaqet, të cilat i shkaktojnë mirësinë e jetës së zemrës ...
image
Falni që t'ju falet
Shpesh herë jemi dëshmitar të rasteve kur njerëzit zihen dhe rrihen për shkaqe shumë banale. Që të bëhet kjo e keqe edhe ma e madhe, ...
image
Pasoni dhe mos shpikni!
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Pasoni dhe mos shpikni
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Dijetarët e vërtetë
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Gjendja e Ummetit kur i zvogëlohen ambicjet
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Vlera e dhjetë ditëve të Dhil-Hixhxhes
Ky material para jush paraqet vblerën e dhjetë ditëve të muajit Dhul-Hixhe, veprat e mira të cilat mund të bëhen në këto ditë dhe vlerën e tyre. Materiali është i mbështetur në librin "Letaiful-Mearif" të Imam Ibën Rexheb Hanbeliut, por është i pasuruar edhe me citate prej autorëve dhe shkrimtarëve tjerë....
image
Si të bëjmë haxhxh të pranuar?
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Shpenzoni, o ju robër të Allahut!
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Rinia dhe obligimet e sajë
Rinia dhe obligimet e sajë   Të flasësh mbi rininë, nuk është edhe aq lehtë. Mirëpo duke u nisur nga nevoja e madhe që ka rinia për ...
image
Çka mund të bëjmë gjat krizave dhe telasheve
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Veprat e mira në kohëra të vështira
Kategoritë e adhurimeve: 1- Adhurimi për nga ndikimi ndahet në dy grupe: Një Adhurime me dobi jokalimtare, sikurse është tesbihu, namazi, itikafi, umreja, etj. Dy: adhurime me dobi kalimtare, sikurse është sadakaja, thirrja në fe të Zotit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, etj. 2- Adhurimi për nga bashkimi ndahen në: Një: adhurime individuale, sikurse është sinqeriteti, veprat e zemrës, etj. Dy: adhurime kolektive, sikurse është bashkëpunimi në bamirësi dhe devotshmëri. 3- Adhurimet për nga ambicia ndahen në : Një: Dëshirë për ta bërë një vepër dhe realizimi i kësaj vepre. Shpërblimi i kësaj vepre rritet deri në shtatëqind fish. Dy: Dëshira për ta bërë një vepër dhe mos realizimi i saj. Shpërblimi për këtë vepër është një sevap. Tre: dëshira për ta bërë një të keqe dhe braktisja e saj nga frika prej All-llahut. Ky njeri e fiton një shpërblim të plotë....
Next