Hyrje | Hutbe | Rinia dhe obligimet e sajë

Rinia dhe obligimet e sajë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Rinia dhe obligimet e sajë

 

Të flasësh mbi rininë, nuk është edhe aq lehtë. Mirëpo duke u nisur nga nevoja e madhe që ka rinia për këshillë dhe udhëzime, e morëm përsipër këtë obligim, i cili është detyrë kryesore, e atyre që Allahu [subhanehu ve teala] u ka dhënë sadopak dituri.

Allahu [subhanehu ve teala]:

وَإِذْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُ فَنَبَذُوهُ وَرَاءَ ظُهُورِهِمْ وَاشْتَرَوْا بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا فَبِئْسَ مَا يَشْتَرُونَ(187)

"Dhe kur Allahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshihni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe". (Ali Imran: 187).

Mendoj se dëmi që kemi përjetuar nga mospublikimi i të vërtetës dhe fshehja e fakteve është aq i madh saqë edhe nuk mund të përshkruhet. Deformimi i fesë nuk ndodh ndryshe përveç se në këtë mënyre, edhe ate jo vetëm i fesë, por i çdo dukurie që ka të bëjë me njerëzimin.

Për këtë edhe shpërblim i atij që e fsheh diturinë është mallkimi i Zotit, për shkak të deformimit të fesë, përgjegjësisë, detyrës, etj, mallkimi i njerëzve, për shkak të dëmit që u shkaktohet atyre me këtë gjest dhe çdo mallkues për të treguar se ky dëm i kaplon mbarë krijesat, e jo vetëm njerëzit.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنْ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى مِنْ بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُوْلَئِكَ يَلْعَنُهُمْ اللَّهُ وَيَلْعَنُهُمْ اللَّاعِنُونَ(159)

"Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë".

Fundi i fundit edhe vet feja është këshillë, që domethënë se ai që s'këshillon nuk ka edhe fe, siç tregon Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]:

"Feja është këshillë". I thamë: për cilin, o i dërguar i Allahut? Tha: "Për Allahun, për Librin e Tij, për për të dërguarin e Tij, për kryetarët e muslimanëve dhe për mbarë muslimanët". (Muslimi).

Kjo është aspekti fetar që e shpreh nevojën e madhe që kemi për të folur, sqaruar, këshilluar, korrigjuar, etj, aktivitete që kanë të bëjnë me publikimin e diturisë.

Aspekti tjetër është realiteti shumë i keq në të cilin gjinden rinia jonë sot.

Anomalitë të cilat janë bërë cilësi të pandarë të popullit tonë, ku pa dyshim një hapësirë të madhe zë rinia jonë, të cilat janë të importuara te ne nga shkaku i mosnjohjes dhe moskultivimit të parimeve të shndritshme islame. 

Në këtë amulli që është krijuar nga shkaku i injorancës, përtacisë dhe veseve është vështirë të orientohemi drejt synimeve me vlerë, nëse nuk krijojmë një kornizë të vlerave që do të përcaktojnë synimet, mjetet, detyrat dhe përgjegjësitë.

Kjo kornizë e vlerave pa dyshim është kodi të cilin na e ka shpallur Allahu i Lartësuar që të na udhëzon drejt asaj që është më e dobishme, më e mirë dhe më e mbarë në jetën tonë të kësaj bote.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا(9)

"Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh". (El-Isra: 9).

Nisur nga kjo që thamë duhet të mësojmë obligimet tona kryesore që i kemi në këtë ekzistencë, sepse në këtë mënyrë vendojmë themelet e perceptimit të shëndoshë rreth asaj që në rrethon në të gjitha anët.

Obligimi i jonë kryesor, i secilit prej neve, mirëpo është edhe ma i veçantë për rininë është: 

 

1- Dituria, mësimi, studimi dhe hulumtimi. 

 

Çka duhet të dimë?

Gjëja thelbësore të cilën duhet ta dimë është njohja e Zotit, Krijuesit Dhuruesit. Pa njohjen e Zotit ne mbesim duke bredhur në këtë jetë pa cak të caktuar, e kjo na sjell në situatë të përtacisë, kaosit dhe demoralizimit. Për të na ndihmuar në këtë drejtim, Allahu edhe ka dërguar pejgamberë, të cilëve u ka dhënë shpallje. Nëpërmjet shpalljes dhe sqarimeve të Pejgamberit [alejhis-selam] kuptojmë obligimin e parë dhe mënyrën se sit a zbatojmë këtë obligim.

Allahu [subhanehu ve teala] në Kur'an thotë:

أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ(115)

"A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?". (El-Muminun: 115).

أَيَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَنْ يُتْرَكَ سُدًى(36)أَلَمْ يَكُ نُطْفَةً مِنْ مَنِيٍّ يُمْنَى(37)ثُمَّ كَانَ عَلَقَةً فَخَلَقَ فَسَوَّى(38)فَجَعَلَ مِنْهُ الزَّوْجَيْنِ الذَّكَرَ وَالْأُنثَى(39)أَلَيْسَ ذَلِكَ بِقَادِرٍ عَلَى أَنْ يُحْيِيَ الْمَوْتَى(40)

"A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie). A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi? Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?". (El-Kijame: 36-40).

Duhet ta njohim Zotin me zemër në formë të bindjes, sepse vetëm kjo është njohje e shëndoshë, e cila na sjell në gradën e pranimit të obligimeve nga Zoti dhe nënshtrimit ndaj udhëzimeve të të Dërguarit të Tij, Muhammedit [alejhis-selam].

 

Si e njohim Zotin e Lartësuar?

 

Allahun e njohim në dy mënyra:

a) Duke shfletuar librin e gjithësisë: qiejt edhe tokën, njerëzit edhe kafshët. 

Në këtë gjë Allahu [subhanehu ve teala] thërret vazhdimisht. Në vijim do të sjellim disa ajete Kur'anore të cilat na thërrasin në shikim, meditim dhe krahasim:

أَفَلَمْ يَنْظُرُوا إِلَى السَّمَاءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَاهَا وَزَيَّنَّاهَا وَمَا لَهَا مِنْ فُرُوجٍ(6(

"A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti". (Kaf: 6).

وَفِي الْأَرْضِ آيَاتٌ لِلْمُوقِنِينَ(20)

"Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit". (Edh-Dharijat: 20).

وَفِي أَنفُسِكُمْ أَفَلَا تُبْصِرُونَ(21(

"Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?". (Edh-Dharijat: 21).

b) Duke shfletuar Librin e Zotit, në të cilin ka përplot fakte dhe argumente të cilat e përshkruajnë Zotin dhe e njoftojnë njeriun me Te.

Andaj duhet shfletuar Kur'anin dhe duhet lexuar ajetet që flasin mbi Allahun e Lartësuar që ta njohim sa ma mirë dhe që të kemi më të afërt.

Jo rastësisht sureja e parë të cilën e mësojnë fëmijët përmendsh është sureja El-Ihlas, në të cilin ka përshkrim të Allahut [subhanehu ve teala] dhe është sure të cilën e Do Ai, siç na ka treguar Pejgamberi [alejhis-selam]:

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ(1)اللَّهُ الصَّمَدُ(2)لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ(3)وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ(4(

"Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë". (El-Ihlas: 1-4).

Kur flasim për diturinë duhet të theksojmë se dituria ndahet në dy grupe, edhe atë sipas rezultateve të cilat i shkakton ajo:

- Dituri e dobishme, nga e cila përfiton, ai që di dhe ata që gjinden përreth tij, qofshin njerëz ose kafshë.

Ky njeri fiton bekimin e Zotit por edhe lutjen e të gjitha krijesave për te, sepse është në shërbim të njerëzimit.

Këtë e ka treguar Pejgamberi [alejhis-selam] në hadithin ku thotë:

"Allahu e bekon, kurse melekët, banorët e qiejve dhe tokës, buburreci në vrimën e vet, po edhe peshku luten për atë që ua mëson njerëzve të mirat". (Tirmidhiu, sahih).

- Dituri e padobishme, nga e cila jo që nuk përfiton asgjë, por edhe e dëmton në jetën e kësaj bote dhe të botës së amshuar.

Siç është leximi i literaturës që thërret në mosbesim, ateizëm, që merret me astrologjinë, ku shfaqet dhe thërret në imoralitet, pasivitet, imitim, etj. 

Kjo nëse na lejohet figurativisht t'i themi dituri, është dituri nga e cila Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka kërkuar strehim duke thënë:

"Allahu im, kërkoj strehim te Ti prej diturisë që s’bën dobi…". (Muslimi).

Pasi që jemi te dituria, pa dyshim se kjo na imponon leximin dhe shfletimin, që për fat të keq, shumica e rinisë sonë aspak nuk lexojnë. Libri për ta sikurse paraqet ndonjë rrezik, të cilit nuk duhet aspak t'i afrohen. Kurse mosleximi dhe mosposedimi i kulturës së gjërë shkakton shoqëri sterile, jofrytëdhënëse.

Andaj ne e përmendëm diturinë, njohjen e cila arrin shkallën e bindjes, përndryshe është supozim, paragjykim, nga i cili edhe s’ka ndonjë dobi të madhe.

I drejtohemi me thirrje urgjente rinisë, ti përvjelin krahët dhe t'i nxehin karriget në lexim, sepse është koha e fundit dhe çdo vonesë në këtë drejtim do të shkakton pasoja tragjike në çdo lëmi, në lëmin e besimit, diturisë, kulturës dhe zhvillimit ekonomiko-politik.

 

2- Veprimi sipas diturisë.

 

Jo rastësisht folëm pak ma shumë për diturinë edhe sollëm fakte për rëndësinë e mendimit, meditimit, hulumtimit dhe analizës. Sepse kemi nevojë për dituri e cila të shpien në aktivitet, punë dhe kreativitet. Nuk kemi nevojë për dituri sterile, pa fryte. Kemi nevojë për dituri e cila i aktivizon njerëzit në realizimin e synimeve fisnike dhe të larta. Dituri e cila shkakton ndryshim rrënjësor të personalitetit të njeriut. Dituri e cila ka pasur atë fuqi të shndërron shoqërinë injorante të arabëve në një oazë të civilizimit, zhvillimit dhe kulturës. 

Kjo dituri ka depërtuar në thellësirat e zemrës së tyre dhe ajo ka udhëhequr muslimanët në çdo lloj aktiviteti, qoftë në aspektin e besimit dhe adhurimit, sferë në të cilët askush nuk mund tua kalojë, qoftë në aspektin e zhvillimit të shtetit, proces i cili ka të bëjë me ekonominë dhe politikën, qoftë në aspektin e zhvillimit shkencor, që ka të bëjë me hulumtimet dhe zbulimet shkencore. Në të gjitha këto lëmit, ata kanë dhënë shembullin më të mirë mbarë njerëzimit dhe të gjitha civilizimeve. 

Nëse shohim njeri të ditur, mirëpo dituria e tij nuk shihet në veprat e tija, parashtrohet pyetja çka është shkaku?

Përgjigja e kësaj pyetje sipas analizës së diturisë dhe asaj që treguam më herët, se dituria e tij është falsifikuat, nuk ka depërtuar në thellësirat e zemrës së tij dhe nuk ka pasur sinqeritet në kërkimin e kësaj diturie. Përndryshe krejt tjetër do të ishte raporti i diturisë me veprën.

Allahu i Lartësuar i lavdëron dijetarët duke thënë:

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ

"Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, …". (Fatir: 28).

Pra dituria është bërë shkak që këtij njeriu t'i shtohet frika, gjë që është vepër e zemrës. Domethënë ia ka shtuar veprat. Kjo është dituri e dobishme të cilën e propagandojmë dhe në të cilën thërrasim, dituri të cilën e pason vepra, sepse vepra është fryt i diturisë. Sipas fesë Islame këto dy gjëra janë shumë ngushtë të lidhura, nuk mundet njëra prej tjetrës të ndahen, nëse ndahen shkaktohet lajthitje në njërin aspekt. Nëse nuk vepron sipas dijes që e ka, ky dijetar i ngjanë çifutëve të cilët, shumë gjëra i dinë, mirëpo i fshehin dhe nuk i zbatojnë. Nëse vepron pa dije, ky njeri i përngjan të krishterëve, të cilët veprojnë, pa marrë para sysh a ka bazë në fe kjo vepër ose jo.

Me të vërtetë kemi nevojë për një shtresë të re të intelektualëve, të cilët përveç që kanë mësuar lëmin e vet, të jenë edhe shembull në moral, sjellje, përgjegjësi, konstruktivitet, etj.

 

3- T'i thërrasim tjerët në këtë bindje, në këtë besim dhe në këtë formë të kuptimit të diturisë.

 

T'i thërrasësh njerëzit të cilët një kohë të gjatë kanë jetuar në errësirë, në injorancë, dituri të padobishme është një detyrë e rëndë. Mirëpo nuk ka shpëtim nga kjo gjendje e mjerueshme pa krijuar një rreth i cili do të veprojë sipas këtyre mësimeve, rreth, i cili synim të vetin do ta ketë kualitetin, përputhjen e diturisë me vepra, në aktivitet dhe jo përtaci.

Allahu i Lartësuar thotë:

ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

"Thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira". (En-Nahl: 125).

Këto janë tre metodat e thirrjes: me urtësi, me këshillë të mirë, dhe me polemika dhe debate më të mirat.

Edhe metoda e katërt, siç tregon Allahu [subhanehu ve teala]:

وَلَا تُجَادِلُوا أَهْلَ الْكِتَابِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِلَّا الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ

"Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë …". (El-Ankebut: 46).

Mirëpo para se të fillojë njeriu të thërret në rrugë të mirë, duhet ta njeh këtë rrugë.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنْ اتَّبَعَنِي

"Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje". (Jusuf: 108).

Njeriu duhet të shfrytëzon çdo mënyrë që të thërras në rrugë të mirë, duke i shndërruar tubimet tona nga tubime pa përmbajtje në tubime konstruktive, përplot këshilla dhe porosi. Duhet të thërrasim në rrugë të mirë duke ligjëruar, duke shkruar shkrime, duke vizituar njëri tjetrin, duke parashtruar pyetje të dobishme, duke përdorur internetin, duke shpërndarë libërtha, fletushka, cd-ja ose linqe internetesh, etj.

Thirrja në rrugë të Zotit ka qenë detyrë e njerëzve të zgjedhur, të dërguarve të Allahut, andaj është nder për net ë renditemi në karvanin e tyre.

Mos ta harrojmë edhe shpërblimin e madh që ka kjo vepër.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë Aliut [radijAllahu anhu]:

"Pasha Allahun, më mirë është për ty të bëhesh shkak për të udhëzuar një njeri se sa të posedosh shumë deve të kuqe (me vlerë të madhe)". (Buhariu).

 

4- Durimi në këtë rrugë.

 

Duhet ta kemi të qartë se procesi i përmirësimit është një proces shumë i rëndë dhe delikat. Shumë njerëz janë armiq të së mirës dhe shfrytëzojnë çdo mënyrë që ta pengojnë përhapjen e të mirës. Njerëzve që kanë jetuar një kohë të gjatë në errësirë u pengon drita. Nëse mundohesh t'ia ndriçosh jetën, ai të konsideron armik, sepse mendon se je duke tentuar që ta verbërosh.

Pastaj ekzistimi i njerëzve që përgënjeshtrojnë thirrësin në të mirë dhe i kundërvihen nuk është gjë e re. Në mbarë historinë njerëzore ka pasur njerëz të tillë edhe do të ketë.

Allahu i Lartësuar në Kur'an thotë:

وَلَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِنْ قَبْلِكَ فَصَبَرُوا عَلَى مَا كُذِّبُوا وَأُوذُوا حَتَّى أَتَاهُمْ نَصْرُنَا وَلَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ وَلَقَدْ جَاءَكَ مِنْ نَبَإِ الْمُرْسَلِينَ(34)

"Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e Allahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata)". (El-Enam: 34).

Sipas ajetit aq sa ma shumë shtohen maltretimet për shkak thirrjes tënde në rrugë të mirë, aq ma afër është fitorja.

Njeriu pa marrë para sysh sa maltretohet dhe pengohet në rrugën e përmirësimit, nuk duhet të ngritë dorë nga ky mision fatlum, por përkundrazi, kjo duhet edhe ma tepër t’ia shton durimin dhe zellin në këtë rrugë.

Ofendimet, etiketimet, shpifjet, akuzat, duhet shikuar si gjëra shumë të rëndomta në këtë rrugë. Pasi që kështu janë sjellë njerëzit edhe me krijesat më të zgjedhura, të dërguarit e Zotit, andaj edhe ne nuk mund t'i shpëtojmë këtij tretmani.

Këto gjëra janë të fabrikuara në kuzhinën iblisore, edhe ata i dedikohen secilit reformator, dashamirë të njerëzve dhe të mirës..

Allahu i Lartësuar në Kur'an thotë:

وَكَذَلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوًّا مِنْ الْمُجْرِمِينَ وَكَفَى بِرَبِّكَ هَادِيًا وَنَصِيرًا(31)

"Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por mjafton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti". (El-Furkan: 31).

Pastaj sjellja e keqe e njerëzve ndaj teje asnjëherë nuk duhet të shtyjë që të sillesh edhe ti keq me ta, por përkundrazi, duhet sjellë me te, sikurse mjeku i mirë me pacientin e vet. Këta njerëz duhet shikuar me sy të mëshirës e jo me sy të mallkimit dhe mllefit.

Pejgamberin [alejhis-selam] e torturojnë aq shumë në Taif saqë e përgjakin, kurse ky i drejtohet Zotit [xhel-le she'nuhu] duke thënë:

"Allahu im, falja popullit tim, se ata nuk e dinë". (Buhariu).

Krejt këtë që e thamë, përmblidhet në një sure shumë të shkurtër, mirëpo përplot kuptime dhe domethënie. Ajo është sureja El-Asr, Koha.

Allahu [subhanehu ve teala] në këtë sure madhështore thotë:

وَالْعَصْرِ(1)إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ(2)إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ(3)

"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm". (El-Asr).

Mbarë njerëzia janë në humbje nëse nuk e shfrytëzojnë kohën për gjëra të mira, siç është dituria, besimi, veprat e mira, këshillimi, porosia, urdhërimi nga e mira dhe largimi prej të këqijave, durimi, sjellja e mirë etj.

Parashtrohet pyetja sa përqind ne e shfrytëzojmë kohën dhe nëse e shfrytëzojmë ndonjë pjesë të saj, vallë për çka e shfrytëzojmë krejt atë kohë.

Nga krejt kjo që thamë vijmë deri te përfundimi se dituria është thelbi i çdo të mirë. Andaj Imam Buhariu duke u mbështetur në faktet e lartpërmendura në librin e tij, në të cilin i ka përmbledhur hadithet e vërteta të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka caktuar një kaptinë, të cilën e ka emërtuar: "dituria është para fjalëve dhe veprave". Argument për këtë konkludim është edhe ajeti Kur'anor:

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ

"Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut…". (Muhammed: 19).

Për në fund e lusim Allahun e Lartësuar që të na dhurojë dituri të dobishme dhe vepra të mira. Amin.

Bekir Halimi

2002

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Hutbe
Previous
image
Qaje Veten!
Dije se pasuria është njëri prej shkaqeve që të dërgon ose në xhennet ose në xhehenem. Ai që pasurinë e tij e shfrytëzon për të ...
image
Agjërimi dhe morali
Agjërimi dhe morali إنَّ الحْمدَ للهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل ...
image
Thesaret e Ramazanit
Ramazani është muaj i dalluar, me vete sjell shume begati dhe dhunti, i ngjan një xehtores, nga e cila nxjerrim për çdo ditë thesare të ...
image
Shkaqet e rehatisë shpirtërore
Allahu -subhanehu ue teala- njeriun e ka krijuar në këtë jetë dhe i ka lehtësuar shkaqet, të cilat i shkaktojnë mirësinë e jetës së zemrës ...
image
Falni që t'ju falet
Shpesh herë jemi dëshmitar të rasteve kur njerëzit zihen dhe rrihen për shkaqe shumë banale. Që të bëhet kjo e keqe edhe ma e madhe, ...
image
Pasoni dhe mos shpikni!
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Pasoni dhe mos shpikni
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Dijetarët e vërtetë
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Gjendja e Ummetit kur i zvogëlohen ambicjet
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Vlera e dhjetë ditëve të Dhil-Hixhxhes
Ky material para jush paraqet vblerën e dhjetë ditëve të muajit Dhul-Hixhe, veprat e mira të cilat mund të bëhen në këto ditë dhe vlerën e tyre. Materiali është i mbështetur në librin "Letaiful-Mearif" të Imam Ibën Rexheb Hanbeliut, por është i pasuruar edhe me citate prej autorëve dhe shkrimtarëve tjerë....
image
Si të bëjmë haxhxh të pranuar?
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Shpenzoni, o ju robër të Allahut!
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Rinia dhe obligimet e sajë
Rinia dhe obligimet e sajë   Të flasësh mbi rininë, nuk është edhe aq lehtë. Mirëpo duke u nisur nga nevoja e madhe që ka rinia për ...
image
Çka mund të bëjmë gjat krizave dhe telasheve
إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ ...
image
Veprat e mira në kohëra të vështira
Kategoritë e adhurimeve: 1- Adhurimi për nga ndikimi ndahet në dy grupe: Një Adhurime me dobi jokalimtare, sikurse është tesbihu, namazi, itikafi, umreja, etj. Dy: adhurime me dobi kalimtare, sikurse është sadakaja, thirrja në fe të Zotit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, etj. 2- Adhurimi për nga bashkimi ndahen në: Një: adhurime individuale, sikurse është sinqeriteti, veprat e zemrës, etj. Dy: adhurime kolektive, sikurse është bashkëpunimi në bamirësi dhe devotshmëri. 3- Adhurimet për nga ambicia ndahen në : Një: Dëshirë për ta bërë një vepër dhe realizimi i kësaj vepre. Shpërblimi i kësaj vepre rritet deri në shtatëqind fish. Dy: Dëshira për ta bërë një vepër dhe mos realizimi i saj. Shpërblimi për këtë vepër është një sevap. Tre: dëshira për ta bërë një të keqe dhe braktisja e saj nga frika prej All-llahut. Ky njeri e fiton një shpërblim të plotë....
Next