ISLAM.MK: Lufta jote me shejtanin Lufta jote me shejtanin ================================================================================ Bekir Halimi on 22/05/2017 07:21:00 Uvejs el-Karniu, rahimehullah, ka thënë: Nëse një njeri ec rrugës për tu takuar me armikun dhe gjatë ecjes * E lodhë parzmorja dhe e hedh * E lodhë shpata dhe e hedh * E lodhë ushqimi dhe pija dhe i hedh Pastaj takohet me armikun: I ç'veshur, i ç'armatosur dhe i uritur, Si ka mundësi të ngadhënjejë ndaj tij?! Kështu është puna e atij që: * I vjen rëndë dhikri dhe e braktisë atë! * I vijnë rëndë sunetet dhe nafilet dhe i le pas dore! * I vijnë rëndë obligimet dhe i vonon nga koha e vet!! * I rëndojnë urdhrat dhe ndalesat dhe nuk i përfill!! Pastaj ankohet nga jeta e keqe dhe pushtimi nga djalli!! Ai e ka humbur veten para se të humbë nga djalli!!! Përktheu: Bekir Halimi