ISLAM.MK: A mund ta lexosh dy herë? A mund ta lexosh dy herë? ================================================================================ Bekir Halimi on 21/04/2017 09:29:00 Shejhul-Islam, Ibën Tejmiu, rahimehullah, ka thënë: nëse dëshmon robi se çdo e keqe që e ka goditur është për shkak të mëkateve të veta, angazhohet me pendim dhe kërkim falje në vend se të akuzon, qorton dhe flet keq për njerëzit. Nëse njeriu i akuzon njerëzit kur e dëmton diçka dhe nuk i kthehet vetes me qortim dhe kërkim falje (istigfar), le ta di se kjo fatkeqësi qenka fatkeqësi e vërtetë! E nëse pendohet dhe kërkon falje dhe thotë se këtë ma sollën mëkatet e mia, atëherë kjo fatkeqësi në realitet shndërrohet në dhunti. (Rregulli mbi Durimin, fq. 94). Përshtati: Bekir Halimi