ISLAM.MK: HUTBE - Pasuria haram HUTBE - Pasuria haram ================================================================================ Bekir Halimi on 26/05/2016 10:05:00 إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. "O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102) "O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju." (En-Nisa:1) "O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71) Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit -salAllahu alejhi ue selem-. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr... Pasuria haram 1-Përhapja e fesadit në kohën aktuale, 2-insitimi i islamit në çiltëri të fitimit, 3- të këqijat që vijnë nga fitimet e fëlliqura. O ju muslimanë, me të vërtetë bota e sodit është një botë në të cilën janë ndërruar shumë nga vlerat e shëndosha dhe janë ndryshuar shumë nga kuptimet e vërteta. Një botë ku njerëzit zhyten në gara për të tërheqë kah vetja interesat dhe për të fituar dobitë. Dynjaja është caku dhe arritja e saj është ideali?! فَأَعْرِضْ عَنْ مَنْ تَوَلَّى عَنْ ذِكْرِنَا وَلَمْ يُرِدْ إِلاَّ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا ذَلِكَ مَبْلَغُهُمْ مِنْ الْعِلْمِ “Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur'anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e dynjasë! Ajo është e tërë dituria që kanë arritur,…” (Nexhm, 29-30) E çuditshme është që disa prej muslimanëve i ka kapluar kjo eufori dhe me te u rrëshqasin këmbët dhe kah ajo u lakmon nefsi që urdhëron për kah e keqja. Dhe fillojnë që të grumbullojnë nga dynjaja me gjitha mënyrat dhe të shtoje atë me të gjitha rrugët, aq sa është i saktë, për disa e që nuk janë pak, lajmërimi i Pejgamberit se: ((ليأتينَّ على الناس زمانٌ لا يُبالي المرءُ بما أخَذَ المالَ أمِن الحلال أم مِنَ الحرام)) “do tu vije një kohë njerëzve në të cilën njeriu nuk do ta ket brengë se malli që merr a është prej hallallit apo prej haramit”- (trans.Buhari) Për këtë gjë islami insiston në kahje të qartë dhe udhëzim të ndritshëm që muslimani të jetë insistues për pastrimin e fitimit të tij nga çdo fitim i fëlliqur ose pasuri haram: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar,…” (Nisa,29) O ju muslimanë, fitimet e ndaluara kanë konsekuenca dhe pasoja të këqija. Më e rënda dhe më e rrezikshmja prej tyre është se ajo është një prej shkaqeve që shpie në Zjarr (xhehenem) dhe shkak për hidhërim të Gjithëfuqishmit. E Pejgamberi ynë i thot Ka’b ibën Uxhres, Allahu qoftë i kënaqur me te: ((يا كعبُ، إنّه لن يربوَ لحمٌ بنت من سُحتٍ إلا كانتِ النّار أولى به)) “O Ka’b, nuk shtohet në trup mish i rritur nga -suhti- përveç që Zjarri të jet më meritor për të” (hadith sahih sipas Hakimit, pajtohet Dhehebi, shih: Albani, N, Sahihut Tergib nr.1728) Kurse fjala -Suht- o ju robër të Allahut është term fetar i cili përfshin çdo mall të fituar me haram. O ju robër të Allahut, me të vërtetë pasuria haram, në gjitha format, është fatkeqe për pronarin e saj dhe dëm për ate që e mbledh ate. Dhe mu nga kjo njëri prej shkaqeve të rëndimit përfshirës dhe faktorëve të nënçmimit që vazhdojnë në vendet e muslimanëve është grumbullimi i pasurisë nëpërmjet mënyrave të ndaluara të fitimit dhe me metoda të fëlliqura. A nuk jemi privuar nga përgjigja ndaj lutjes pos sebep fitimeve të ndaluara?! A nuk na kanë ndodhur fatkeqësitë dhe rëndimet pos nga shpërndarja e fëlliqësirave dhe të gjërave me të cilat meritojmë dënimin?! Transmeton Muslimi në Sahihun e tij se Pejgamberi ka përmendur njeriun të cilit i zgjat rruga; “i pluhurosur dhe i grisur në rroba, që ngrit duart kah qielli dhe thotë: O Zot, o Zot, kurse ushqimin e ka haram, veshjen e ka haram dhe është ushqyer me haram, e si i përgjigjet lutjes së këtij?!” Dhe në hadithin në Tirmidhi me sened sahih: ((لا تقبَل صلاةٌ بغير طهور، ولا صدقةٌ من غُلُول)) “nuk pranohet namazi pa abdest e as sadakaja nga galuli” Galul- te dijetarët është emërtim për çdo gjë që fitohet nga rrugë tjera pos rrugëve të lejuara fetarisht. Malik bin Dinar tha: “i goditi njerëzit, në beni israilë, një thatësi dhe dolën disa herë në lutje për shi dhe nuk rra. Allahu i shpalli pejgamberit të tyre që ti lajmërojë se; ju dilni te Unë me trupa të fëlliqur, dhe ngreni kah Unë duart me të cilat keni derdhur gjak, dhe barqet e juaja i keni mbushur me haram, kurse tani është bërë më i rëndë Hidhërimi Im ndaj jush, dhe nuk do ju shtohet nga Unë, pos largimit” (Bejhaki në “Shuabul Iman”) O ju muslimanë, fitimi haram e largon bereqetin dhe mënjanon qetësinë dhe rehatinë, sa që Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- tha: ((فمن يأخُذ مالاً بحقِّه يبارَك له فيه، ومن يأخُذ مالاً بغير حقِّه فمثَلُه كمَثل الذي يأكُل ولا يشبَع)) “kush merr mall me hak, i jepet bereqet në te, kurse kush merr mall pa të drejtë, puna e tij është si e atij që han e nuk ngopet” (Buhari dhe Muslim) dhe po në një hadith sahih se: ((فإن كذَبا وكتَما مُحِقت بركةُ بيعهما)) “nëse rrejnë dhe heshtin (me qëllim të fshehjes së metave të mallit), u fshihet bereqeti nga tregtia e tyre” (Buhari) O ti musliman, nëse don shpëtimin dhe shpreson lumturinë bëre të mirë fitimin dhe pastro mallin, dhe hiqe nga ai hakun e tjetërkujt. I Dërguari -salAllahu alejhi ue selem- thotë: ((من كانت عندَه مظلمةٌ لأخيه من مالٍ أو عِرض فليأته فليستَحلِله من قبلِ أن يؤخَذَ منه وليسَ ثَمّ دينارٌ ولا دِرهم، فإن كانَت له حسناتٌ أخِذَ من حسناتِه لصاحِبِه، وإلاّ أخِذ من سيّئات صاحبه فطُرِحت عليه فطرِح في النار)) رواه البخاريّ “kush ka diç të marrë me të padrejtë nga vëllai, qoftë mall apo nder, le ta kthejë, le të marre hallallëk, para se të i mirret atij kur nuk as dinarë e as dirhemë, e nëse ka punë të mira i mirret prej të mirave të tij e nëse nuk ka, atëherë i mirret nga të punët e këqija e i shtohet atij dhe i shtohet për në Zjarr” (Buhari) Pra vini re e kini kujdes nga fitimi i mallit përveç nga rrugët e lejuara për të dhe arritja deri tek ajo pos me rrugë të lejuara fetarisht. Kanë hyrë fitimet haram në shtëpi të atyre që e kanë ngrënë atë dhe e kanë shkatërruar atë shtëpi, dhe kanë çarë shtyllën e krenarisë dhe ekselencës së tyre dhe e kanë rrëzuar atë. E me çka do përgjigjen nesër kur të qëndrojnë para Allahut, azze ve xhel-le, dhe Ti pyesë ata për këto mallra se si i kanë fituar? Me cilën fe i kanë lejuar ato? E ti o musliman do jesh i pyetur për mallin tënd, nga e fitove dhe ku e harxhove sikur që ka ardhë lajm i vërtetë për këtë nga Pejgamberi, salavatet e Allahut dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi të. (Tirmidhi, shih; Albani, N, Silsiletul-ehadithis-sahiha, nr.946) Largohuni o robër të Allahut gjatë grumbullimit të mallit, mënyrat e shtrembëta dhe rrugët e këqija dhe kundërshtimit të dispozitave të Kur’anit, udhëzimeve pejgamberike dhe rregullave fetare. Kini kujdes në atë çka ju pret dhe për kah jeni nisur, në mënyrat e fitimit, duke hulumtuar për dispozitë të shëndoshë fetare nga burime të mbështetura dhe nga dijetarë besnik dhe rabbanijj. Ai që rruhet për hir të Allahut, Allahu e ruan ate dhe i jep atij furnizim nga nuk e pret dhe bile nga nuk ja merr mendja atij vet. Dhe kush braktis diç për Allah, Allahu ia zëvendëson me të mirë se ajo. O Allahu im, na pamvarso me hallall prej Teje nga ajo që haram e ke bë, dhe me dhënie nga Ti, nga krejt përveç Teje. Na bekoftë Allahu, mua dhe juve, në Kur’anin, dhe na bëftë të kemi dobi nga ajo çka në te nga udhëzimi dhe sqarimi, them këtë dhe kërkoj falje nga Allahu, për mua dhe juve, për çdo mëkat, dhe kërkoni falje nga Ai, se ai është Falës i Madh dhe i mëshirshëm. Husejn Alu Shejh (hutbe e mbajtur në xhaminë e Pejgamberit në Medinei Munevvere, më 4/Rexheb/1425) alminbar.net nr: 3850 përktheu: R.R.