ISLAM.MK: A je ti i privuar?! A je ti i privuar?! ================================================================================ Bekir Halimi on 01/03/2018 11:25:00 A dëshiron të dish se cili është i privuar?! I privuar është ai: 1- I cili e di se koha e Duhas-ë është 6 orë dhe ai nuk gjenë kohë që ti falë dy rekate namaz, i cili namaz nuk i merr më shumë se 5 min, kurse kjo vepër llogaritet sadaka për 360 nyje që u kemi në trupin tonë! 2- I cili e di se nata ka përafërisht 11 orë dhe ai nuk mund të alë një rekat namaz të vitrit, i cili namaz nuk i merr më shumë se 3 min kohë! 3- I cili e di se dita i ka 24 orë dhe nuk arrinë që brenda kësaj kohe të lexojë një xhuz nga Kurani, vepër e cila nuk merr më shumë se 15 min kohë! 4- I cili e di se gjuha e tij nuk lodhet duke folur biseda të llojllojshme, por se shumë pak e përmend Allahun me këtë gjuhë gjatë ditës! 5- I cili e di se kush i fal për Allahun 12 rekate gjatë ditës namaz vullnetar, Allahu i ndërton një shtëpi në Xhennet, e pastaj kalon java, e muaji, ndoshta edhe vitit, e ai nuk i ndërton vetes asnjë shtëpi në xhenet! 6- I cili e di se sadakaja (lëmosha) e fshehur e fik hidhërimin e Zotit, e pastaj nuk jep sadaka asnjë grosh! 7- I cili e di se morali i mirë e jep njeriut pozita të larta te Allahu, e pastaj nuk përpiqet aspak për të përmirësuar moralin e tij që të fiton kënaqësinë e Allahut! 8- I cili e di se njeriu ringjallet me atë që e do dhe pastaj ai nuk i do burrat e devotshëm që të ringjallet me ta! Kështu na kalon jeta, ne vazhdojmë në shpërfillje dhe neglizhim të veprave të mira, e ngelemi të privuar nga këto mirësi të mëdha të Allahut, Bujar. O Allah! Mos na bë nga të privuarit, na ndihmo që të përmendim, të falënderojmë dhe të adhurojmë mirë! Amin! Përshtati: Bekir Halimi