ISLAM.MK: Disa porosi të shpejta për këto dhjetë ditë të vlefshme Disa porosi të shpejta për këto dhjetë ditë të vlefshme ================================================================================ Bekir Halimi on 05/10/2013 22:29:00 Disa porosi të shpejta për këto dhjetë ditë të vlefshme 1- Haxhi për atë që ka mundësi. (kush ka dëshiruar vetëm se ka shkuar). 2- Namazi i natës. 3- Agjërimi, sidomos i ditës së Arafatit. 4- Hatmeja e Kuranit dhe dëgjimi i Kuranit. 5- Kujdes për dhikrin e mëngjesit, mbrëmjes, etj. 6- Kujdes për lidhjen farefisnore. 7- Dhënia e sadakasë, lëmoshës. 8- Prania në tubime të diturisë. 9- Kujdesi për namazin me xhemat. 10- Shtoi veprat e ndryshme të mira. 11- Largohu prej mëkateve. 12- Lute Allahun, bën istigfar (kërko falje) dhe pendohu. 13- Fali njerëzit, pajtohu me ata që je i hidhëruar dhe ke zemërbardhësi ndaj të gjithë myslimanëve. 14- Rri në xhami pas namazit të sabahut duke bërë dhikër ose duke lexuar Kuran deri sa të lind dielli. Dijetarët kanë thënë: “Përderisa njerëzit në xhami qëndrojnë Allahu ua kryen nevojat që i kanë”. 15- Kujdesu që të thuash sa ma shumë tekbire (Allahu Ekber), tahmide (El-Hamdulilah) dhe tahlile (La ilahe il-lallah). 16- Ai që dëshiron të ther Kurban le të mos shkurton qimet ose thonjtë. Urtësi: “Dynjaja është e shkurtë zgjate me adhurim”. Bekir Halimi