Hyrje | Artikuj | Vajza ose tigri

Vajza ose tigri

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Prej rrëfimeve që kanë shkaktuar debat të madh në histori, sidomos mes meshkujve dhe femrave, është rrëfimi me titull: "Vajza apo tigri", të autorit amerikan Frank Stockton.

 Rrëfimi flet për një mbret sadist i cili kishte shpikur një metodë të re të gjykimit të akuzuarve. I akuzuari për ndonjë krim vendoset mes dy dyerve, në njërën është një vajzë e bukur dhe në tjetrën është një tigër i uritur.

nëse e hap derën në të cilën është vajza e bukur, i akuzuari detyrimisht martohet me te, e nëse e hap derën pas së cilës është tigri, ai atëherë duhet të luftojë me tigrin ose ti bëhet shujtë e lezetshme. kjo përzgjedhje e tij e tregon se i akuzuari ka qenë i pafajshëm ose fajtor. Nëse hap derën ku gjindet tigri, shpallet fajtor, e nëse e hap derën ku është vajza e bukur, është i oafajshëm dhe i lirë.

Polemika rreth këtij rrëfimi qëndron te vajza e këtij mbretit, e cila ishte dashuruar me një djalë nga masa e gjerë, por edhe djaloshi e donte vajzën shumë. Një ditë duke kaluar mbreti në pallatin e tij, e pa vajzën e tij me këtë djalë.

Kur e gjeti vajzën e vet me një djalosh nga masa e gjerë e vendosi ta denojë sipas metodës që kishte për gjykim, "vajza ose tigri"!

Erdhi momenti i gjykimit. I akuzuari shikon masën e madhe të mbledhur i shqetësuar shumë. e sheh princezën, të dashurën e vet, qëndron ulur në ballkonin e përcaktuar për mbretin dhe familjen e vet, ku pret çka do zgjedhe i dashuri i saj. ajo nga lart shumë lehtë mund ta dije se në cilën derë është vajza dhe në cilën është tigri. Pjesmarrësit e përcjellnin me vëmendje këtë ndodhi! Djaloshi e shikoi për të fundën herë të dashurën e vet, kurse ajo i dha shenjë për njërën prej dy dzerve, pa e vërejtur këtë askush. tani djaloshi filloi të mendojë shumë shpejtë. Ai ishte shumë i bindur se vajza e donte shumë dhe se ia do shpëtimin, andaj është e pamundur që ajo ti jep shenjë drejt derës pas së cilës qëndron tigri... Por princezë, e ato për nga natyra xhelozojnë shumë, a thua vallë ka dhënë shenjë drejt derës pas së cilës është vajza e bukur, që domethënë se me te edhe duhet të martohet!

Cili personazh brenda saj fitoi: femra xheloze apo femra e dashuruar në këtë djalosh?!

A ti dëgjon udhëzimin e saj apo ta refuzon dhe ta hap derën tjetër?!

Në fund, djaloshi e vendosi, ta hap derën, drejt së cilës e udhëzoi princeza.

Këtu, në këtë fund të këtij rrëfimi Stocktoni thotë:

"Më vjen keq, nuk mund ta parashikoj fundin, nuk e di se çka del pas kësaj dere, "vajza apo tigri"?! dhe përfundoi rrëfimi.

Rrëfimi dhe romani përfundoi, por ndodhia nuk pëprfundoi. ky tregim shkaktoi një dozë të madhe hidhërimi tek lexuesit edhe shkaktoi një polemikë të gjerë mes dy gjinive. Femrat thonin: kjo vajzë princezë natyrisht i dha përparësi vendimit që të kënaqet i dashuri i vet në gjirin e kësaj vajzës tjetër dhe të mbetet gjallë, e jo të mbytet dhe ta humbas përgjithmonë.

Meshkujt mendonin se natyra e femrës më shumë i jep përparësi shkyerjes së të dashurit nga dhëmbët e tigrit se sa ai të jetojë me një femër tjetër veç saj.

Andaj, autori, bëri bashkë një mashkull dhe një femër, ku njëri prej tyre të zgjedh fundin e rrëfimit sipas mendjes së tij!

Ti, çka mendon, se drejt cilës derë, ka treguar vajza princezë?!

dr.Halid Drejisi

Përktheu: Bekir Halimi

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Artikuj
Previous
image
Ekuacionet edukative
Fëmijët i kemi amanet në supet tona, edukimi i tyre është përgjegjësia jonë, ne do japim llogari për mos/kujdesin tonë ndaj tyre, duhet ti këshillojmë ...
image
Për dhjetë vendime do të bëhesh pishman pas dhjetë viteve
1- Shoqërimi me njerëz negativ. 2- Veshja e maskës për ti kënaqur të tjerët 3- Prolongimi dhe vonimi i gjërave, sikurse nuk të pakësohet kontoja me kalimin ...
image
Veprat e mira sekrete
Dikush mund të sheh si kriminel E dikush si njeri të devotshëm Tjetri të sheh kështu e tjetri ashtu Por e vërteta është se ti më së miri ...
image
Nuk shikohet numri i nxënësve
Metoda e muslimanëve të hershëm (es-Selefus-Salih) në përhapjen e diturisë Imam Euzaiu, rahimehullah, thotë: Vdiq Ata ibën Ebi Rebah, ditën që vdiq, ishte njeriu më i dashur ...
image
Shtatë rregullat e #lumturisë:
  1- Mos e urre askënd, pa marrë parasysh sa ka gabuar ndaj teje. 2- Mos u streso asnjëherë dhe lutu sa më shumë. 3- Jeto modest dhe ...
image
Kush e krijoi Zotin?!
  Na rrëfen Ebu Davudi HUrejre, radijallahu anhu,se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: I vjen shejtani dikujt prej jush e i thotë: kush e ka ...
image
Allahu të mëshiroftë shejh Alban!
  Nga fikhu i hoxhës ishte edhe kjo ndodhi që kishte ndodhë me hoxhën dhe përgjigjen që ua kishte dhënë. Një grua e thërret në telefon hoxhën, ...
image
Intelegjenca emocionale
  Intelegjenca emocionale është fuqia për të kontrolluar reagimet. Veprimi i shëndoshë në raste të caktuara. Kjo terminologji ka filluar të përdoret nga psikologët në njëzet ...
image
A je ti i privuar?!
  A dëshiron të dish se cili është i privuar?! I privuar është ai: 1- I cili e di se koha e Duhas-ë është 6 orë dhe ai ...
image
Besimtarët janë si një trup
    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë I sheh besimtarët në mëshirimin, dashurinë dhe solidaritetin sikur një trup, nëse ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon nga ...
image
Lidhja e besimtarëve mes vete sikur tullat e ndërtesës
    Pejgamberi,sal-lallahualejhi vesel-lem, thotë: "Besimtari për besimtarin është sikur ndërtesa, njëra tullë shtërngon tjetrën". Pastaj i gërshetoi gishtat. #Buhariu  #hadithe     Në këtë hadith Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-em, i ...
image
Respektimi i dijetarëve, të mëdhenjëve dhe njerëzve me vlera
  Na rrëfen Ebu Mesudi, Ukbe ibën Amër el-Bedriu el-Ensariu, radijallahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ,a i fshinte supet në namaz ...
image
Pse banorët e Medinës e duan shumë Medinën?!
  Një hoxhë e pyetën pse aq shumë janë të lidhur banorët e Medinës për Medinen dhe se nuk e krahasojnë me asnjë vend tjetër? U përgjigj ...
image
Vajza ose tigri
Prej rrëfimeve që kanë shkaktuar debat të madh në histori, sidomos mes meshkujve dhe femrave, është rrëfimi me titull: "Vajza apo tigri", të autorit amerikan ...
image
Sjellja e mirë
  Sa'b ibën Xhuthameh, radijallahu anhu, thotë: i dhurova Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, një gomar të egër, kurse ai ma ktheu. Kur pa ndryshimin në ...
Next