Imam Ibën Haxheri dhe Sahihu i Imam Buhariut
Imam Ibën Haxheri i kaloi më shumë se 25 vjet duke punuar në sahihun e Imam Buhariut.
Filloi me shkrimin e librit "Taglikut-Ta'lik", ku solli senedin, zinxhirin e transmetimeve që Imam Buhariu kishte sjellë në fillim të kapitujve pa sened, zinxhir transmetuesish. Kjo vepër imorri 6 vite.
Pastaj filloi me librin "Hedjus-Sarij", që është hyrje në librin "Fet'hul-Bari", pastaj kaloi në komentimin e Sahihut të Imam Buhariut të quajtur "Fet'hul-Bari", ku kaloi 20 vjet duke punuar në te.
Pasi i përfundoi këto vepra kapitale nga gëzimi i madh e organizoj një gosti të madhe.
Imam Sheukaniu, rahimnehullah, thotë: kur e plotësoi autori komentimin e sahihut të Buhariut edhe në komentim edhe në lexim, e bëri një gosti të madhe, në vendin që e kishte ndërtuar Muejidi, jashtë Kairos, në ditën e shtunën, me 8 Shaban të viti 842 dhe aty e lexoi pjesën e fundit.
Sehaviu, nxënësi i tij, thotë: Ishte ditë e madhe, skishin pa banorët e vendit asi gostie, ku ishin të pranishëm aq shumë dijetarë, gjzkatës, kryetarë dhe njerëz të vlefshëm.
DrHalidDrejis
(Përshtati: Bekir Halimi)
Komente (0 publikuar):
Publikoni komentin tuaj