Hyrje | Artikuj | PËR VDEKJEN TËNDE MOS U BRENGOS!

PËR VDEKJEN TËNDE MOS U BRENGOS!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Mos mbaj brengën për trupin tënd sepse muslimanët do të veprojnë të duhurën: t’i zhveshin rrobat, të lajnë, ta veshin qefinin, ta falin namazin, të nxjerrin nga shtëpia, të mbartin deri te banesa e re. Do të vijnë shumë njerëz për të përcjellë xhenazen tënde, madje shumë nga ata do t’i anulojnë edhe punët personale që të të varrosin ty, edhe pse ndonjëri nga ata nuk ta deshi të mirën asnjëherë derisa ishe gjallë. Edhe me gjësendet tua, zgjidhet gjithçka: çelësat e tu, librat tua, çanta jote, këpucët tua, garderoba jote… Nëse familja jote janë të mençur, i japin sadaka në emër tëndin që të kesh akoma dobi. Por, ji i sigurt se: Dynjaja nuk do të pikëllohet për ty, e as bota! Ekonomia do të vazhdojë. Në vendin tënd të punës do të vijë tjetri për ta zënë vendin tënd! Pasuria jote do të jetë në pushtetin e trashëguesve tu. Gjersa ti do të merresh në pyetje edhe për lëvozhgat ku i ke fituar. Gjëja e parë që zhduket prej teje kur të vdesësh është emri yt… Kur të vdesësh, të tjerët thonë: ku mbeti kufoma? e nuk ta shqiptojnë emrin. Kur të duan të ta falin namazin, thonë: afrojeni xhenazen! e nuk ta shqiptojnë emrin. Kur nisin të të vendosin në varr, do të thonë: kape mirë kufomën! e nuk ta shqiptojnë emrin. Pra, mos u mashtro me prejardhjen tënde, as me postin dhe as me fisin! Nuk ka më të poshtër se kjo botë ku jemi dhe nuk ka më madhështore se sa ajo ku po shkojmë! Pikëllimi për ty do të jetë tre lloj: Ata që të njohin sipërfaqësisht, do të thonë: gjynah tybe! Shoqet/shokët e tu do të pikëllohen disa orë apo disa ditë dhe pastaj i kthehen muhabetit dhe humorit të tyre. Pikëllimi i thellë i familjes tënde të shtëpisë do të jetë një javë, dy javë, një muaj apo dy, le të themi një vit! Por pastaj do të fusin në arkivin e kujtimeve. Kështu pra! Përfundoi historia jote mes njerëzve. Tani fillon tregimi yt me realitetin!!! Ai është ahireti. Nga ti u zhduk bukuria, pasuria, shëndeti, fëmija. U ndave nga shtëpia e pallati u largove dhe nga bashkëshortja/ti. Tashmë, nisi jeta e vërtetë. Këtu është pyetja: Çfarë bëre gati për varrin dhe ahiretin tënd? Ky realitet kërkon prej nesh meditim!! Kujdese pra, për: farzet, nafilet, sadakanë e fshehtë, punët e mira, namazin e natës… ndoshta do të shpëtosh. Sikur të ndihmoje t’i kujtosh njerëzit me këto fjalë që i lexove Do të kesh dobi – inshallah – nga ndikimi që te dikush do të bësh.

” Përkujto, sepse përkujtimi u bën dobi besimtarëve “

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Artikuj
Previous
image
Ekuacionet edukative
Fëmijët i kemi amanet në supet tona, edukimi i tyre është përgjegjësia jonë, ne do japim llogari për mos/kujdesin tonë ndaj tyre, duhet ti këshillojmë ...
image
Për dhjetë vendime do të bëhesh pishman pas dhjetë viteve
1- Shoqërimi me njerëz negativ. 2- Veshja e maskës për ti kënaqur të tjerët 3- Prolongimi dhe vonimi i gjërave, sikurse nuk të pakësohet kontoja me kalimin ...
image
Veprat e mira sekrete
Dikush mund të sheh si kriminel E dikush si njeri të devotshëm Tjetri të sheh kështu e tjetri ashtu Por e vërteta është se ti më së miri ...
image
Nuk shikohet numri i nxënësve
Metoda e muslimanëve të hershëm (es-Selefus-Salih) në përhapjen e diturisë Imam Euzaiu, rahimehullah, thotë: Vdiq Ata ibën Ebi Rebah, ditën që vdiq, ishte njeriu më i dashur ...
image
Shtatë rregullat e #lumturisë:
  1- Mos e urre askënd, pa marrë parasysh sa ka gabuar ndaj teje. 2- Mos u streso asnjëherë dhe lutu sa më shumë. 3- Jeto modest dhe ...
image
Kush e krijoi Zotin?!
  Na rrëfen Ebu Davudi HUrejre, radijallahu anhu,se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: I vjen shejtani dikujt prej jush e i thotë: kush e ka ...
image
Allahu të mëshiroftë shejh Alban!
  Nga fikhu i hoxhës ishte edhe kjo ndodhi që kishte ndodhë me hoxhën dhe përgjigjen që ua kishte dhënë. Një grua e thërret në telefon hoxhën, ...
image
Intelegjenca emocionale
  Intelegjenca emocionale është fuqia për të kontrolluar reagimet. Veprimi i shëndoshë në raste të caktuara. Kjo terminologji ka filluar të përdoret nga psikologët në njëzet ...
image
A je ti i privuar?!
  A dëshiron të dish se cili është i privuar?! I privuar është ai: 1- I cili e di se koha e Duhas-ë është 6 orë dhe ai ...
image
Besimtarët janë si një trup
    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë I sheh besimtarët në mëshirimin, dashurinë dhe solidaritetin sikur një trup, nëse ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon nga ...
image
Lidhja e besimtarëve mes vete sikur tullat e ndërtesës
    Pejgamberi,sal-lallahualejhi vesel-lem, thotë: "Besimtari për besimtarin është sikur ndërtesa, njëra tullë shtërngon tjetrën". Pastaj i gërshetoi gishtat. #Buhariu  #hadithe     Në këtë hadith Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-em, i ...
image
Respektimi i dijetarëve, të mëdhenjëve dhe njerëzve me vlera
  Na rrëfen Ebu Mesudi, Ukbe ibën Amër el-Bedriu el-Ensariu, radijallahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ,a i fshinte supet në namaz ...
image
Pse banorët e Medinës e duan shumë Medinën?!
  Një hoxhë e pyetën pse aq shumë janë të lidhur banorët e Medinës për Medinen dhe se nuk e krahasojnë me asnjë vend tjetër? U përgjigj ...
image
Vajza ose tigri
Prej rrëfimeve që kanë shkaktuar debat të madh në histori, sidomos mes meshkujve dhe femrave, është rrëfimi me titull: "Vajza apo tigri", të autorit amerikan ...
image
Sjellja e mirë
  Sa'b ibën Xhuthameh, radijallahu anhu, thotë: i dhurova Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, një gomar të egër, kurse ai ma ktheu. Kur pa ndryshimin në ...
Next