Hyrje | Aktuale | Lajme nga bota | Unioni i Dijetarëve muslimanë bën thirrje për unitet

Unioni i Dijetarëve muslimanë bën thirrje për unitet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Unioni Botërorë i Dijetarëve Muslimanë ka bërë thirrje që tema e Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ”Drejtësi, Paqe, Bashkim dhe Unitet” të vendoset në jetë në të gjitha vendet anëtare të kësaj Organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë më shkrim nga Unioni thuhet se: ”Unioni është duke ndjekur me vëmendje të madhe punimet e Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që po zhvillohet në Stamboll. Kjo për shkak se vendet islame prej disa vitesh ndodhen në një pikë kthese. Unioni është duke ndjekur nga afër gjithashtu problematikat rajonale dhe ndërkombëtare që qëndrojnë përballë ndryshimeve, ngjarjeve dhe përpjekjeve për stabilizim dhe aspirim të këtyre vendeve. Veçanërisht komuniteti ndërkombëtarë i cili jep një imazh sikur është duke ndryshuar nuk duhet të lërë mënjanë këtë realitet”.

– Kryesimi i Turqisë i kënaqshëm-

Unioni ka shprehur kënaqësinë për faktin që Turqia do të jetë kryesuese e radhës së kësaj Organizate. ”Drejtësia, Paqja, Bashkimi dhe Uniteti të cilat janë temë kryesore e këtij takimi urojmë të vendosen në jetë në të gjitha vendet anëtare të kësaj Organizate. Në këtë kuadër i urojmë punë të mbarë Turqisë gjatë kryesimit të saj”- thuhet në deklaratë.

Në deklaratë iu bëhet thirrje gjithashtu vendeve anëtare t’iu kushtojnë rëndësi thirrjeve për liri, ndryshim dhe rilindje të qytetarëve të tyre si dhe të mos mjaftohen vetëm me marrëdhënie të mira mes vendeve, por të punojnë për heqjen e barrierave që pengojnë unitetin dhe bashkimin mes tyre. Unioni i bën thirrje kësaj organizate të punojë për të qenë një institucion i denjë në mënyrë që të përdorë burimet e të gjitha vendeve anëtare për qytetarët e tyre.

 

Marrë nga: kohaislame.com

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Lajme nga bota
Previous
image
Deklaratë e organizatave shkencore mbi konferencën e fitnes në Çeçeni
Deklaratë e organizatave shkencore mbi konferencën e fitnes në Çeçeni Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja, mëshira, bekimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin -salAllahu ...
image
Unioni i Dijetarëve muslimanë bën thirrje për unitet
Unioni Botërorë i Dijetarëve Muslimanë ka bërë thirrje që tema e Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ”Drejtësi, Paqe, Bashkim dhe Unitet” të ...
image
U nda nga kjo jetë lexuesi i njohur i Kuranit, Muhamed Ejjub
Para pak çastesh, morëm lajmin për vdekjen e lexuesit të njohur të Kuranit, Muhamed Ejjub, i cili u nda nga kjo jetë sot (e shtunë) ...
image
Erdogan: Botës Islame duhet ti japim shpresë për të ardhmen
Në fjalën që mbajti në darkën e shtruar për liderët e vendeve islame Presidenti Erdogan tha se synimi i tyre gjatë presidencës së radhës do ...
Njeriu i paralizuar tweet se nuk ka vizitor, nuk e priste çfarë do ti ndodhe më pastaj
Ibrahimi nga Saudia, ishte paralizuar pas një aksidenti me makinë dhe ai postoi në rrjetin e tij social Twitter : “ Emri im është Ibrahim ...
image
Lista e imamëve të Dy Haremeve për vitin 1433 – 2012
Kryesia e përgjithshme për udhëheqjen e çështjeve të Dy Haremeve konfirmoi listën e imamëve të Xhamisë së Pejgamberit dhe Qabes. Në xhaminë e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ...
Next