Veprimtaria humanitare dhe agresioni
Prej efekteve të ndodhive të shtatorit dhe asaj që ka pasuar, është edhe kampanja e egër e perëndimit kundër veprimtarisë humanitare. Në këtë kampanjë morën pjesë edhe shumica e vendimmarrësve në vendet muslimane, me dëshirë ose pa dëshirë.
Aktivistët e organizatave humanitare e ndien veten para një gjendje të re, që u pengon në shumë aktivitete dhe veprime, ua ndërlikon shumë projekte dhe aspirata.
Duke qëndruar para kësaj kampanje zullumqare, kemi nevojë për dy gjëra:
Një: Besimi i madh në Allahun, se Ai do ta ndihmojë fenë e Tij dhe do ta lartësojë Fjalën e Tij. Bindja se kjo thirrje është shumë ma e madhe se sa të kenë mundësi ta ndalin një grusht njerëzish të humbur.
{هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْـحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْـمُشْرِكُونَ} [التوبة: 33]
“Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët”. (Et-Teube: 33).
Nëse e pengon ose e godet diçka aktivitetin humanitar, duhet ditur se këtu bëhet fjalë për një kohë të caktuar. Nëse dëmtohen ndonjë institucion ose rrënohet tjetra, duhet ditur se në ummetin islam ka shumë mirësi, kurse aktiviteti islamik nuk është peng i një grupit, palës ose individit.
Gjithashtu edhe veprimtarët në këtë drejtim nuk duhet të dobësohen ose të ndihen të nënçmuar:
{وَلا تَهِنُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَنتُمُ الأَعْلَوْنَ إن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ} [آل عمران: 139]
“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë”. (Ali Imran: 139).
Ata nuk kanë bërë gabim, e as që kanë bërë ndonjë krim. Ata nuk kanë bërë zullum, as që kanë bërë armiqësi. Ajo që i godet ata është lartësim i gradave të tyre, me lejen e Allahut, [subhanehu ve teala].
Dy: Doemos duhet pasur parasysh shkaqet materiale, duhet dhënë tërë mundin tonë, e pastaj t’ia dorëzojmë gjërat Allahut [subhanehu ve teala]. Atëherë e mirë është ajo që ka zgjedhur Allahu. Në këtë hyn:
1- Dhënia e mundit nënkupton çdo gjë që ka mundësi njeriu ta bëjë, nuk është e kufizuar vetëm në mundin fizik, por gjëja më e rëndësishme në këtë rrafsh është mendimi, planifikimi dhe studimi. Nuk duhet të kemi dilema në derdhjen e pasurisë në këtë drejtim, sepse rezultatet do të jenë shumë fish ma shumë se ajo që e shpenzojmë.
2- Muslimani obligohet të jetë i kujdesshëm dhe i përgatitur. Besimi i tij në Allahun dhe bindja e tij në Te assesi nuk e kundërshton veprimin e shkaqeve. Sepse edhe Musai [alejhis-selam], pejgamberi i Zotit, thoshte:
{فَفَرَرْتُ مِنكُمْ لَـمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكْمًا وَجَعَلَنِي مِنَ الْـمُرْسَلِينَ} [الشعراء: 21]
“Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit”. (Esh-Shuara: 21).
Dhe tregon për te duke thënë:
{فَخَرَجَ مِنْهَا خَائِفًا يَتَرَقَّبُ قَالَ رَبِّ نَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِـمِينَ} [القصص: 21].
“E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç'po ndodh) dhe tha: "O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar". (El-Kasas: 21).
3- Duhet qenë të vetëdijshëm për logjikën e armikut dhe mënyrën se si mendon ai. Veprat nuk duhet peshuar dhe vlerësuar sipas mendimit tonë. Sepse atë që ne e konsiderojmë aktivitet të davetit (thirrjes), ata e konsiderojnë terrorizëm, atë që ne e konsiderojmë legjitime, ata nuk e konsiderojnë të tillë. Ka dallim mes nënshtrimit nga brenda dhe bashkëveprimit tonë me realitetin që e përjetojmë.
4- Medoemos duhet të peshojmë dëmet dhe dobitë, lëshimin e një interesi për t’i ikur një dëmit më të madh se ai, ose për të sjellë një interes më të madh. Kjo është një gjë që gjendet te shumica e thirrësve, natyrisht, në rrafshin ideor, mirëpo zbatimi i kësaj në realitet, është ca ma vështirë, andaj shpesh ndodh që insistojmë në një interes, i cili na e largon një interes më të madh se ai, ose na sjell ndonjë dëm më të madh se ai.
5- Shumë veprime, dëmi i kthehet të gjithëve, e jo vetëm atij që e bën këtë vepër. Andaj ai që bën lëshime, dëmin nuk e përjeton vetëm ai, por edhe të tjerët me te.
6- Krizat në jetën tonë janë mundësi, kurse telashet dhunti. Andaj është shumë me rëndësi që të mundohemi për të zbuluar mundësitë në këto kriza, ndoshta kjo i shpien aktivistët në shtim në rregullimit administrativ, legjislativ dhe financiar të veprimeve të tyre dhe të atyre me të cilët bashkëpunojnë.
Me përpjekje, kujdes dhe përgatitje, medoemos duhet patë të pranishëm edhe bindjen në Allahun dhe duhet përkujtuar me këtë element veten herë pas here.
Kur të dëshirojmë tua bëjmë me dije njerëzve madhësinë e kampanjës kundër davetit dhe veprimtarisë humanitare, duhet patur kujdes që kjo vepër mos të shndërrohet në element i dëshpërimit dhe depresionit, por duhet të kemi baraspeshë dhe mesatari.
Përktheu: Bekir Halimi
Autor: Muhamed ibn Abdull-llah Ed-Duvejish
dweesh@dweesh.com
Komente (0 publikuar):
Publikoni komentin tuaj