Hyrje | Aktuale | Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin

Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin

 

Disa cicërima emocionale të shkruara nga ish ministri i arsimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dr. Muhamed Er-Reshid, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me sëmundjen e tij dhe karantinën.

dr. Muhamed Er-Reshidi, Allahu e mëshiroftë, ka shkruar:

Do të shkruaj disa cicërima në lidhje me përvojën time me sëmundjen që kisha dhe karantinën:

1- Kur jemi në bollëk flasim për disa vlera sikur janë durimi, të shpresojmë shpërblimin, etj. dhe kjo është shumë e lehtë, porse në ditët e sprovave, këto vlera bëhen të rralla, më të rralla se korbi i bardhë ose karbiti i kuq.

2- Në karantinë çdo gjë ishe e rregulluar, televizori, dollapi i rrobave, tualeti i pastër, rrobat e reja për çdo ditë, kujdes i vazhdueshëm, por dy gjëra të rëndësishme mungonin: shëndeti dhe liria.

3- Isha i burgosur. Përjetova vuajtjet e të burgosurve dhe kuptova naivitetin tim kur mendoja se i burgosuri mundet shumë shpejtë të ambientohet me gjendjen e re të tij. Sa heronj të mëdhenj janë ata që kanë kaluar jetën pas grillave.

4- Çdo gjë ishte rutinore: zërat e motrave, ndryshimi i infuzioneve, kontrolli i tensionit, temperaturës... Rutina më së shumti shkakton mërzi, andaj ripërtërini jetën tuaj!

5- Për të fituar përballë vetmisë dhe izolimit, e zgjatja kohën e proceseve, ajo që mund të kryhej për 5 minuta, e zgjatja deri në 25 minuta, por dështova në luftën time me kohën, përsëri isha i zhytur në mërzi.

6- Jini me lutjet tuaja me të burgosurit, sepse izolimi i tyre, me të drejtë apo pa të drejtë, është vrasëse. Vetmia shkakton cytje dhe hap dritaren e depresionit dhe mund të shkakton sëmundje organike edhe psikike.

7- Fetva filipineze. Në izolimin tim dhe pas transplantimit të palcës kurrizore motra medicinale (filipineze) më tërhoqi vërejtjen nga disa lëvizje që mund të më dëmtonin dhe më dha fetva se bën të falem në shtrat.

8- Bardhësia e shumicës së gjësendeve në spital nuk ma kujtuan qefinin, siç thotë Amal Donkol, por mi kujton pikat e zeza në jetën time dhe më nxiti që ti fshijë ato.

9- Në karantinë gjeta hapësirë të madhe për meditim, aty vetëm ezani i myezinit më arrinte dhe thirrjet e motrave. Secili prej nesh ka nevojë për disa orë izolim. Provojeni!

10- Gjatë vizitave të herëpashershme të spitalit kisha nevojë të jem shoqërues i vozitësit e jo vozitës, kjo më mundësoi të kënaqem duke shikuar rreth e përqark dhe të mos stresohem me vozitje. Këshillë grave: mos insistoni në vozitje!

11- Sëmundja ishte mundësi për të shfletuar letrat e vjetra. Disa i shqeva. Disa i ripërtërita. Hapa disa fleta të reja, në të cilat vazhdoj të shkruaj.

12- Shëndeti është kurorë në kokën e të shëndoshëve, të cilën vetëm të sëmurit e shohin. Këtë fjali e kisha mësuar përmendsh si i vogël, por thellësinë e kuptimit të saj e kuptova vetëm tash që jam i rritur. A thua vallë kemi nevojë për përvoja të ashpra që ti perceptojmë të vërtetat?!

13- Pas transplantimit të palcës kurrizore dhe hemoterapisë gjashtëmbëdhjetë ditë qëndrova pa ushqim, humba oreksin, pija ujë me dhunë. Çmimi i shëndetit është i shtrenjtë, aq thua kush i lajmëron të shëndetshmit?!

14- Disa sëmundjeve nuk u dihet shkaku, sikur sëmundjes time, por te shumica dihen shkaqet, andaj i mençuri kërkon ndihmë te Allahu, u largohet shkaqeve të sëmundjeve dhe nxiton të ruan shëndetin e vet.

15- Sëmundja që kisha ishte një lloj leukemie. 8 muaj mu duheshin deri sa të diagnistifikohej saktësisht kjo diagnozë. Për pak do të lajthitesha nga disa tregtarë me mjekësi dhe njerëz të pandërgjegjshëm!!

16- Sëmundja ngërthen edhe begati në disa aspekte. U lidha edhe më shumë për Allahun. Më qëndronin afër disa dashamirë. Më vizituan njerëz që nuk i kisha parë një kohë të gjatë. Mu kthye ajo çiltërsi që më ishte tretur. E falënderoj Allahun!

Lexoje me vëmendje për të kuptuar se në çfarë dhunti të mëdha të Zotit jemi duke jetuar. O Zot! Na i shto!

Shkollimi i mesëm, ai universitar, të gjitha specializimet tuaja, do të treten në natën e parë në varr. Aty do të bëjnë dobi vetëm mësimet e para të mektebit: kush është Zoti yt, kush është feja jote dhe kush është Pejgamberi yt.

Përktheu: Bekir Halimi

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Aktuale
Previous
image
A është feja opium për besimtarët apo instrument i politikanëve për të opiumizuar popullin?
Kur ishim të ri dhe e lexonim këtë parrull të Marksit irritoheshim dhe demantonim kategorikisht, madje edhe lexonim dhe sillnim fakte për ta kundërshtuar këtë ...
image
Mirësia do vazhdon të jetë në këtë Ymet deri në Kijamet
  Pejgamberi, ﷺ, thotë: "لا تزال طائفة من أمتي ظاهرين على الحق لا يضرهم من خذلهم حتى يأتي أمر الله وهم كذلك". "Do vazhdojë një grup nga Ymeti ...
image
Diskriminimi ndaj tjerëve
Mjekja egjiptiane Merva Sherbini u vra në korridorin e një gjykate të Gjermanisë nga dora e një ekstremisti gjerman për shkak se mbante mbulesë islame, ...
image
Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”
Më poshtë ju paraqesim hyrjen dhe vegzën e një prej librave më të mirë që ofron qartësimet kuptimplota për lidhjen e ngrohtë mes Familjes Fisnike ...
image
Marrëveshje nderi dhe morali për median sociale
1- Mos përhap lajme, raste, projekte dhe reklama shkollash, të paverifikuara prej teje personalisht, sepse shumë herë ka ndodhur që janë keqpërdorur këto lajmërime dhe ...
image
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin   Disa cicërima emocionale të shkruara nga ish ministri i arsimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dr. Muhamed Er-Reshid, ...
image
Gruaja sikur portieri
  Në botën e futbollit, që tani më është bërë një gjuhë e përbashkët e shumicës së popujve të botës, kemi portierin dhe ekipin e lojtarëve. ...
image
Lajm interesant!
Në garat botërore të Kur'anit të cilat u mbajtën në Kuvajt para disa dite, në kategorinë "memorizimi i Kur'anit dhe leximi tij me texhvid, sipas ...
image
Merr mësim
  Kope e ujqve: udhëheqësi qëndron mbrapa ujqve që të mos ngelet mbrapa asnjë ujk, ujqit e dobët qëndrojnë përpara, kurse mbrapa ata të fuqishmit që ...
image
Besimtari nuk kafshohet nga e njëjta vrimë dy herë
Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Besimtari nuk kafshohet dy herë nga një vrimë". Buhariu dhe Muslimi Ky hadith ...
image
Nga çka frikësohesh? – Hoxhë Bekir Halimi
Kjo është ligjëratë që u mbajtë më 7/10/2016 në Shkup nga Hoxha Bekir Halimi, me qëllim motivimi për besimtarët nga frikërat që mund të pushtojnë njeriun e që ta lënë në gjendje që e bënë të vuaj dhe mos të jetojë jetë të dinjiteshme....
image
Të jetosh në kohë të gurbetit
Kur janë një miliardë mysliman është vështir me qenë mysliman?! Paramendo me qenë vetëm pesë veta mysliman sa vështirë është?! Paramendo me qenë unë edhe ti aty ...
Next