Hyrje | Aktuale | Gruaja sikur portieri

Gruaja sikur portieri

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 

Në botën e futbollit, që tani më është bërë një gjuhë e përbashkët e shumicës së popujve të botës, kemi portierin dhe ekipin e lojtarëve. Portieri është brenda ekipit, por ka detyra të veçanta, të cilat nuk mundet askush tjetër veç tij ti kryen. Madje edhe rrobat e tija ndryshojnë prej lojtarëve tjerë dhe asnjë herë s'kemi dëgjuar se kjo është diskriminim ndaj tij dhe askush nuk ka ndërhyrë që ta shpëton atë nga ky izolim, me argument të integrimit të tij në ekip dhe eliminimin e diskriminimit. Ky portier edhe pse ka hapësirën e kufizuar të veprimit të vet, ai ka disa privilegje brenda kësaj hapësire të cilat nuk i kanë tjerët, nga të cilat privohet edhe ai vet kur të largohet nga kjo hapësirë. Ai ka të drejtë të largohet nga kjo hapësirë, të shoqëron sulmuesit nga ekipi i vet, kjo nuk është në kundërshtim me rregullat e lojës, por rrallë herë e bën këtë veprim, sepse pasojat mund të jenë fatale. Atëherë kur do ta vendos portieri të del nga hapësira e vet, nëse lojtarët tjerë nuk e ndalojnë nga kjo aventurë, zakonisht ky ekip do të pëson humbje katastrofale.

Zbatoni këto rregulla në lidhje me temën e gruas.

Ajo vesh rroba të veçanta dhe kjo nuk është mangësi për te, por është një kërkesë për të ruajtur ekuilibrin në shoqëri e që të ruhet kënaqësia e jetës. Ajo i përmbahet hapësirës brenda së cilës ka kompetenca të cilat nuk i ka asnjë krijesë tjetër, brenda një atmosfere të lirive fetare.

Ajo do ti humbë këto kompetenca në momentin që do ti nënshtrohet pasionit për të dalë nga kjo hapësirë dhe dëshirës që të përzihet me burrat, për të arritur lavd dhe suksese, të cilat në origjinë nuk kërkohen prej saj.

Kur një grua del nga kjo hapësirë, shoqëria duhet të punojë që ta kthen në pozitën e vet, duke e bindur, duke e ndihmuar dhe duke ja kompensuar atë që ka humbur, sepse e tërë shoqëria do të pëson humbje nëse ajo vazhdon të qëndrojë jashtë hapësirës së vet.

Ajo mund të arrijë ndonjë sukses a lavd momental, ashtu sikurse edhe mund të jep ndonjë gol portieri që ka dalë nga hapësira e vet, por nuk do ta shoqëron çdo herë ky fat.

Por kjo do të llogaritet si përjashtim dhe gjë shumë e rrallë.

Andaj rrallë herë ka ndodhur që ndonjë grua të arrijë ndonjë sukses të dukshëm në mejdanet mashkullore, siç njihen zakonisht, e të ketë ruajtur bashkë me këtë sukses edhe familjen, si bashkëshorte dhe si nënë!

E sfidoj çdo grua në botë le të na tregon sinqerisht se çka parapëlqen më shumë; të arrijë sukses në drejtimin e saj, shkencëtare atomike, astronautë, kryeministre apo futbolliste, ose të kënaqet me ndjenjat e saja të mëmësisë, e para kësaj ndjenjave të dashurisë dhe mëshirës së ndërsjellët me bashkëshortin.

Pse të kapërcejmë mbi faktet, pse të kujdesemi të shpikim probleme, t'i zmadhojmë apo ti bëjmë shqetësuese, e ti mbyllim sytë nga fatkeqësitë të dukshme për secilin njeri që sheh, për të cilat nuk ka kush lodhet për t'i shfaqë ose të kërkon zgjidhje për to?!

Fatime Suhejmi

(përshtati: Bekir Halimi)

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Aktuale
Previous
image
A është feja opium për besimtarët apo instrument i politikanëve për të opiumizuar popullin?
Kur ishim të ri dhe e lexonim këtë parrull të Marksit irritoheshim dhe demantonim kategorikisht, madje edhe lexonim dhe sillnim fakte për ta kundërshtuar këtë ...
image
Mirësia do vazhdon të jetë në këtë Ymet deri në Kijamet
  Pejgamberi, ﷺ, thotë: "لا تزال طائفة من أمتي ظاهرين على الحق لا يضرهم من خذلهم حتى يأتي أمر الله وهم كذلك". "Do vazhdojë një grup nga Ymeti ...
image
Diskriminimi ndaj tjerëve
Mjekja egjiptiane Merva Sherbini u vra në korridorin e një gjykate të Gjermanisë nga dora e një ekstremisti gjerman për shkak se mbante mbulesë islame, ...
image
Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”
Më poshtë ju paraqesim hyrjen dhe vegzën e një prej librave më të mirë që ofron qartësimet kuptimplota për lidhjen e ngrohtë mes Familjes Fisnike ...
image
Marrëveshje nderi dhe morali për median sociale
1- Mos përhap lajme, raste, projekte dhe reklama shkollash, të paverifikuara prej teje personalisht, sepse shumë herë ka ndodhur që janë keqpërdorur këto lajmërime dhe ...
image
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin   Disa cicërima emocionale të shkruara nga ish ministri i arsimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dr. Muhamed Er-Reshid, ...
image
Gruaja sikur portieri
  Në botën e futbollit, që tani më është bërë një gjuhë e përbashkët e shumicës së popujve të botës, kemi portierin dhe ekipin e lojtarëve. ...
image
Lajm interesant!
Në garat botërore të Kur'anit të cilat u mbajtën në Kuvajt para disa dite, në kategorinë "memorizimi i Kur'anit dhe leximi tij me texhvid, sipas ...
image
Merr mësim
  Kope e ujqve: udhëheqësi qëndron mbrapa ujqve që të mos ngelet mbrapa asnjë ujk, ujqit e dobët qëndrojnë përpara, kurse mbrapa ata të fuqishmit që ...
image
Besimtari nuk kafshohet nga e njëjta vrimë dy herë
Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Besimtari nuk kafshohet dy herë nga një vrimë". Buhariu dhe Muslimi Ky hadith ...
image
Nga çka frikësohesh? – Hoxhë Bekir Halimi
Kjo është ligjëratë që u mbajtë më 7/10/2016 në Shkup nga Hoxha Bekir Halimi, me qëllim motivimi për besimtarët nga frikërat që mund të pushtojnë njeriun e që ta lënë në gjendje që e bënë të vuaj dhe mos të jetojë jetë të dinjiteshme....
image
Të jetosh në kohë të gurbetit
Kur janë një miliardë mysliman është vështir me qenë mysliman?! Paramendo me qenë vetëm pesë veta mysliman sa vështirë është?! Paramendo me qenë unë edhe ti aty ...
Next