Lajm interesant!
Në garat botërore të Kur'anit të cilat u mbajtën në Kuvajt para disa dite, në kategorinë "memorizimi i Kur'anit dhe leximi tij me texhvid, sipas dhjetë kiraetet mutavatire", tre vendet e para i nxënë garues nga Afrika: Kamerun, Çad dhe Somali!!
Ja një shembull praktik i thjeshtë dhe i kapshëm, se ky Kur'an është i leht për mësim, veç a ka kush i qaset atij seriozisht.
Normalisht, nuk të vjen Kur'ani në kokë, nëse kohën më të çmuar nuk ia kushton atij, sepse ai është një thesar i çmuar dhe kërkon çmim të çmuar.
Edhe më hiq nuk ka hise nga Kur'ani ai që e lexon në kohën tepricë që ka, apo ai që harron kur e ka lexuar!
Po edhe më hiq nuk ka bereqet nga Kur'ani ai i cili takohet me të njëherë në javë, apo ndoshta edhe njëherë në muaj!!
Jo o vëlla jo, mos më thuaj se pason rrugën e Pejgamberit, apo ke kuptuar metodologjinë e tij dhe të shokëve të tij, kurse lidhja yte me fjalën e Allahut është pak mbi zero e mos të them nën zero.
Mos shko larg, as mos u mundo të qërosh hesapet me njerëzit në Facebook apo Twitter.
Jo jo, as mos rreh gjyks dhe të hyjë vetja ne huj, se kinse ke kuptuar hakin edhe pse shumica absolute janë larg tij!
Kthehu vetëm pak, ndalu vetëm disa çaste, kthjellu, kthjelle mendjen bashk me të menduarit, dhe kuptoje mirë dhe qartë:
Ske për të qenë siç duhet në rrugën e Allahut dhe të dërguarit të tij asnjëherë përderisa nuk e ke Kur'anin çdo ditë para vetes, me mësim, lexim, meditim dhe punë.
Të priftë e mbara!
Mr. Xheladin LEKA
Mekë, Arabi Saudite.
Komente (0 publikuar):
Publikoni komentin tuaj