Hyrje | Aktuale | Besimtari nuk kafshohet nga e njëjta vrimë dy herë

Besimtari nuk kafshohet nga e njëjta vrimë dy herë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Besimtari nuk kafshohet dy herë nga një vrimë". Buhariu dhe Muslimi

Ky hadith sipas komentatorëve të hadithit i ka dy kuptime:

1- Besimtarit nuk i ndodhë që të kafshohet dy herë nga një vrimë e gjarprit.

2- Besimtarit i ndalohet ta kafshon i njëjti gjarpër dy herë.

Pastaj vijojnë sqarimet dhe i japin dy kuptime tjera:

1- Besimtari është i kujdesshëm, i vëmendshëm dhe i zgjuar dhe nuk lejon që ti ndodhin gjërat në mënyrë të befasishme. Nëse ndodhë që një herë ka gabuar në vlerësimin e vet, nuk ia fal vetes aspak nëse për së dyti e bën të njëjtin gabim në vlerësimin e gjendjes dhe situatës.

2- Nëse një vepër, një person, një vend ka qenë shkak që ai të bije në një mëkat, ai assesi nuk duhet të lejojë që ti kthehet të njëjtit vend, person, a vepër dhe të bije sërish në të njëjtin mëkat.

Shejh Abdurahman Es-Sadi, rahimehullah, ka thënë: Ky hadith na nxitë që të jemi syçelë dhe të vendosur në të gjitha gjërat. Kjo domethënë se duhet ti mësojmë shkaqet që na sjellin dobi dhe të veprojmë me to dhe shkaqet që na sjellin dëm dhe të largohemi prej tyre. Na nxitë që ti mësojmë shkaqet që kanë dyshim në vete dhe nëse u afrohemi, ka mundësi të bijë në gabim.

Muslimani duhet të jetë mendjeplotë dhe mendjemprehtë që të dijë ti orientojë dhuntitë e Allahut drejt asaj ku është mirësia e dynjasë dhe ahiretit dhe të kujdeset nga shkaqet e sherrit dhe fesatit dhe që i sjellin dëm në fe, në dynja dhe në ahiret.

Këtë porosi ia drejtojmë secilit

1- Politikan dhe atij që udhëheqë me shtetet tona:

Mos e tradhtoni Zotin, e mos tradhtoni besimin e popullit që keni marrë. Mos tradhtoni Amanetin, drejtësinë dhe ndershmërinë, sepse do t'ju kap mallkimi i Zotit, mallkimi i nënave tuaja, mallkimi i popullit e mallkimi i vatanit. 

Nëse ju mashtrojnë një herë mos lejoni t'ju mashtrojnë dy herë! 

Nëse na keni mashtruar një herë, nuk do t'ju lejojmë të na mashtroni dy herë.

2- Hoxhallarëve që na e mësojnë fenë:

Mos e tradhtoni amanetin që keni marrë nga Allahu. Ta sqaroni të vërtetën dhe ti mësoni njerëzit të jenë të guximshëm dhe me dinjitet. Mos kalkuloni me interesa personale, por interesi i fesë, i të vërtetës e interesi i popullit dhe vatanit të jetë ai që do ta përcaktojë rrugën të cilën do të ndjekim. Nëse ju kanë mashtruar një herë, mos lejoni t'ju mashtrojnë për së dyti!

3- Intelektualëve, juve që duhet të jeni shembull i dijes, largpamësisë dhe guximit:

Mos e tradhtoni titullin intelektual që keni marrë, mos veproni në kundërshtim me atë që ua detyron njohja e mirëfilltë e rrethanave, mos u shndërroni në intelektualë të regjimit dhe partisë, por jeni intelektual të vërtetë, të guximshëm për ta thënë të vërtetën, pa marrë para sysh se kujt i pëlqen e kujt nuk i pëlqen. Kush pajtohet e kush hidhërohet. A të dëmton në avancimin tënd, a të ndihmon. Nëse jeni mashtruar prej fjalëve të tyre, mos lejoni të mashtroheni përsëri, pasi që veprat e tyre të kundërtën e dëshmojnë.

4- Popullit të thjeshtë, i cili është lënda djegëse e revolucioneve dhe ndryshimeve:

Populli ynë i dashur dhe i shkretë, i cili është rritur me këshillat e neneve tona dhe gjyshërve tanë që të ushqehen me hallall dhe të mos lakmojnë të huajën, të jetojnë me nderë dhe të mos mashtrohen me të mirat e kësaj bote, që i kanë këshilluar tu bëjnë mirë secilit dhe të jenë besnik me besnikun dhe i kujdesshëm ndaj tradhtarit, edhe ju mos lejoni t'ju mashtrojnë dy herë, mos lejoni të kafshoheni dy herë nga e njëjta vrimë, sepse nëse herën e parë ju ka mbajtur gjallë imuniteti i ushqimit hallall dhe i këshillave të neneve dhe gjyshërve tanë, tani nëse lejoni të kafshoheni sërish nga i njëjti vend, nuk e di se çka mund t'ju shpëton nga ky kafshim.

5- Rinisë, që është shpresa e popullit tonë dhe ajo në të cilën mbështeten ndryshimet për nga e mira në vendin tonë:

Jeni të rinj, entuziast, energjikë, me vullnet të fuqishëm, mësoni, edukohuni, bëhuni të zellshëm dhe punëtorë. Kujdes! Mos lejoni që dikush të keqpërdorë moshën e re tuajën, diturinë e kufizuar që keni, mungesën e përvojës, e t'ju mashtrojë, apo pasionin dhe dëshirat e fuqishme që i keni e t'i keqpërdorin, duke ju ofruar gjëra të pasakta por të këndshme ose gjëra të këndshme sipërfaqësisht por brenda të mbushura me helm. Nëse ndodhë që një herë mashtrohesh, merre këtë porosi të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem,  dhe mos lejo që të mashtrohesh për së dyti, sepse kjo tregon besimin e dobët që ke dhe mungesën e largpamësisë.

Bekir Halimi

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Aktuale
Previous
image
A është feja opium për besimtarët apo instrument i politikanëve për të opiumizuar popullin?
Kur ishim të ri dhe e lexonim këtë parrull të Marksit irritoheshim dhe demantonim kategorikisht, madje edhe lexonim dhe sillnim fakte për ta kundërshtuar këtë ...
image
Mirësia do vazhdon të jetë në këtë Ymet deri në Kijamet
  Pejgamberi, ﷺ, thotë: "لا تزال طائفة من أمتي ظاهرين على الحق لا يضرهم من خذلهم حتى يأتي أمر الله وهم كذلك". "Do vazhdojë një grup nga Ymeti ...
image
Diskriminimi ndaj tjerëve
Mjekja egjiptiane Merva Sherbini u vra në korridorin e një gjykate të Gjermanisë nga dora e një ekstremisti gjerman për shkak se mbante mbulesë islame, ...
image
Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”
Më poshtë ju paraqesim hyrjen dhe vegzën e një prej librave më të mirë që ofron qartësimet kuptimplota për lidhjen e ngrohtë mes Familjes Fisnike ...
image
Marrëveshje nderi dhe morali për median sociale
1- Mos përhap lajme, raste, projekte dhe reklama shkollash, të paverifikuara prej teje personalisht, sepse shumë herë ka ndodhur që janë keqpërdorur këto lajmërime dhe ...
image
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin   Disa cicërima emocionale të shkruara nga ish ministri i arsimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dr. Muhamed Er-Reshid, ...
image
Gruaja sikur portieri
  Në botën e futbollit, që tani më është bërë një gjuhë e përbashkët e shumicës së popujve të botës, kemi portierin dhe ekipin e lojtarëve. ...
image
Lajm interesant!
Në garat botërore të Kur'anit të cilat u mbajtën në Kuvajt para disa dite, në kategorinë "memorizimi i Kur'anit dhe leximi tij me texhvid, sipas ...
image
Merr mësim
  Kope e ujqve: udhëheqësi qëndron mbrapa ujqve që të mos ngelet mbrapa asnjë ujk, ujqit e dobët qëndrojnë përpara, kurse mbrapa ata të fuqishmit që ...
image
Besimtari nuk kafshohet nga e njëjta vrimë dy herë
Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Besimtari nuk kafshohet dy herë nga një vrimë". Buhariu dhe Muslimi Ky hadith ...
image
Nga çka frikësohesh? – Hoxhë Bekir Halimi
Kjo është ligjëratë që u mbajtë më 7/10/2016 në Shkup nga Hoxha Bekir Halimi, me qëllim motivimi për besimtarët nga frikërat që mund të pushtojnë njeriun e që ta lënë në gjendje që e bënë të vuaj dhe mos të jetojë jetë të dinjiteshme....
image
Të jetosh në kohë të gurbetit
Kur janë një miliardë mysliman është vështir me qenë mysliman?! Paramendo me qenë vetëm pesë veta mysliman sa vështirë është?! Paramendo me qenë unë edhe ti aty ...
Next