Hyrje | Aktuale | Tërmeti mësim dhe këshillë

Tërmeti mësim dhe këshillë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

{ وَمَا نُرْسِلُ بِالآيَاتِ إِلاَّ تَخْوِيفاً } "…e fenomenet natyrore që shkatërrojnë, Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim". (El-Isra: 59).

Allahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen, shokët dhe ata që ecin pas udhëzimit të tij.

Allahu, subhanehu ve teala, është i Urtë dhe i Ditur në gjërat që i cakton dhe gjykon, ashtu sikurse është i Urtë në gjërat që i ka përcaktuar dhe i ka urdhëruar, sepse Ai, subhanehu ve teala, krijon argumentet që dëshiron dhe i përcakton për të frikësuar robërit e Tij dhe për t'ua përkujtuar detyrat që i kanë ndaj Tij, për tua tërheqë vërejtjen nga idhujtaria dhe kundërshtimi i urdhërit të Tij dhe zbatimit të ndalesave, siç ka thënë Allahu, subhanehu ve teala:

{ وَمَا نُرْسِلُ بِالآيَاتِ إِلاَّ تَخْوِيفاً }

"…e fenomenet natyrore që shkatërrojnë, Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim". (El-Isra: 59).

Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

(سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ ) 

"Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?". (Fusilet: 53).

Allahu, azze ve xhel-le, thotë:

(قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِنْ فَوْقِكُمْ أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ )الآية . 

"Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë". (El-Enam: 65).

Transmeton Imam Buhariu në Sahihun e tij nga Xhabir ibën Abdullahi, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur ka zbritur ajeti:

قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِنْ فَوْقِكُمْ

"Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti.." ka thënë:

"Kërkoj strehim në Fytyrën Tënde".

أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ

"… ose prej së poshti nën këmbët tuaja…" tha: "Kërkoj strehim në Fytyrën Tënde".

Transmeton Ebu Shejh El-Esbahaniu komentin e Muxhahidit rreth këtij ajeti, i cili ka thënë:

"Britma, gurët dhe era vijnë nga lart", kurse "Dridhja dhe gëlltitja e tokës vijnë nga posht".

Ska dyshim se këto tërmete që ndodhin në këto ditë në vende të shumta janë pjesë e këtyre argumenteve me të cilat Allahu i frikëson robërit e Tij. Çdo gjë që ndodh në gjithësi, qoftë tërmet ose diç tjetër, gjëra që i dëmtojnë njerëzit dhe u shkakton lloj-lloj pengesash, të gjitha këto vijnë nga shkaku i idhujtarisë dhe mëkateve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

(وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ )

"Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë". (Esh-Shura: 30).

Allahu, azze ve xhel-le, thotë:

(مَا أَصَابَكَ مِنْ حَسَنَةٍ فَمِنَ اللَّهِ وَمَا أَصَابَكَ مِنْ سَيِّئَةٍ فَمِنْ نَفْسِكَ )

"Çfarëdo e mire që të vjen është nga Allahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që Allahu është dëshmues për këtë". (En-Nisa: 79).

Allahu, subhanehu ve teala, duke folur për popujt e kaluar thotë:

(فَكُلًّا أَخَذْنَا بِذَنْبِهِ فَمِنْهُمْ مَنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِبًا وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ خَسَفْنَا بِهِ الْأَرْضَ وَمِنْهُمْ مَنْ أَغْرَقْنَا وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ )

"Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë". (El-Ankebut: 40).

Andaj të gjith muslimanët e moshërritur po edhe të tjerët obligohen të pendohen te Allahu, subhanehu ve teala, të përqendrojnë në fenë e Tij, të ikin nga të gjitha veprat e ndaluara, qoftë idhujtari ose mëkat, nëse dëshirojnë të arrijnë shëndet dhe shpëtim në dynja dhe ahiret nga të gjitha të këqijat, nëse dëshirojnë që Allahu tua largon të gjitha belatë dhe tua ofron të gjitha të mirat, siç ka thënë Allahu, subhanehu ve teala:

(وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ )

"E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan". (El-A'raf: 96).

Allahu, tebareke ve teala, për ithtarët e Librit thotë:

(وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُوا التَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِمْ مِنْ رَبِّهِمْ لَأَكَلُوا مِنْ فَوْقِهِمْ وَمِنْ تَحْتِ أَرْجُلِهِمْ )

"Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. …". (El-Maide: 66).

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

( أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا بَيَاتًا وَهُمْ نَائِمُونَ أَوَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ )

"A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur". (El-A'raf: 97- 99).

Al-lameja Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

(وقد يأذن الله سبحانه للأرض في بعض الأحيان بالتنفس فتحدث فيها الزلازل العظام ، فيحدث من ذلك لعباده الخوف والخشية ، والإنابة والإقلاع عن المعاصي والتضرع إلى الله سبحانه ، والندم كما قال بعض السلف ، وقد زلزلت الأرض : (إن ربكم يستعتبكم) . 

وقال عمر بن الخطاب رضي الله عنه وقد زلزلت المدينة ، فخطبهم ووعظهم . ، وقال : (لئن عادت لا أساكنكم فيها) انتهى كلامه رحمه الله . 

"Allahu disa herë i jep leje tokës që të merr frymë, e kjo shkakton tërmete të mëdha, kurse kjo robërve të Tij u shkakton frikë dhe përulje, pendim dhe largim nga mëkatet, përkulje para Allahut dhe keqardhje për këto vepra, siç na kanë treguar disa dijetarë të selefit duke thënë pasi kishte pasur tërmet: "Po ju qorton Zoti".

Omeri, radijAllahu anhu, pasiqë ndodhi tërmet në Medinë e mbajti një hutbe dhe i këshilloi duke u thënë: "Nëse edhe një herë ndodh, unë nuk do të banoj në mesin tuaj".

Tregimet nga selefi në këtë drejtim janë të shumta.

Andaj e kemi obligim që gjatë tërmeteve dhe rasteve tjera, siç është marrja e diellit ose hënës, erërave të fuqishme, vërshimeve, etj të nxitojmë në pendim te Allahu, subhanehu ve teala, ti përkulemi Atij dhe të kërkojmë nga Ai shpëtim, ta përmendim sa ma shumë dhe të kërkojmë falje prej Tij, siç na ka mësuar Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me rastin e marjes së diellit:

(فإذا رأيتم ذلك فافزعوا إلى ذكر الله ودعائه واستغفاره ) 

"Kur ta shihni këtë gjë nxitoni në dhikër, lutje dhe kërkim falje nga Allahu".

Është e pëlqyeshme gjithashtu që të jemi të mëshirshëm me të varfërit dhe të ngratit duke u dhënë sadaka, sepse Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( ارحموا ترحموا )

"Mëshironi që të mëshiroheni".

( الراحمون يرحمهم الرحمن ارحموا من في الأرض يرحمكم من في السماء ) 

"Të mëshirshmi i mëshiron i Mëshirshmi. Mëshironi ata që janë mbi tokë që të ju mëshirojë Ai që është mbi qiell".

Dhe hadithi i Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:

(من لا يرحم لا يرحم )

"Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet".

Transmetohet nga Omer ibën Abdul-Azizi, rahimehull-llah, se u shkruante guvernatorëve të vet kur ndodhte tërmet që të frikësohen.

Imam Abdul-Aziz ibën Abdullah ibën Bazi, rahimehull-llah.

Përktheu: Bekir Halimi

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Aktuale
Previous
image
A është feja opium për besimtarët apo instrument i politikanëve për të opiumizuar popullin?
Kur ishim të ri dhe e lexonim këtë parrull të Marksit irritoheshim dhe demantonim kategorikisht, madje edhe lexonim dhe sillnim fakte për ta kundërshtuar këtë ...
image
Mirësia do vazhdon të jetë në këtë Ymet deri në Kijamet
  Pejgamberi, ﷺ, thotë: "لا تزال طائفة من أمتي ظاهرين على الحق لا يضرهم من خذلهم حتى يأتي أمر الله وهم كذلك". "Do vazhdojë një grup nga Ymeti ...
image
Diskriminimi ndaj tjerëve
Mjekja egjiptiane Merva Sherbini u vra në korridorin e një gjykate të Gjermanisë nga dora e një ekstremisti gjerman për shkak se mbante mbulesë islame, ...
image
Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”
Më poshtë ju paraqesim hyrjen dhe vegzën e një prej librave më të mirë që ofron qartësimet kuptimplota për lidhjen e ngrohtë mes Familjes Fisnike ...
image
Marrëveshje nderi dhe morali për median sociale
1- Mos përhap lajme, raste, projekte dhe reklama shkollash, të paverifikuara prej teje personalisht, sepse shumë herë ka ndodhur që janë keqpërdorur këto lajmërime dhe ...
image
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin   Disa cicërima emocionale të shkruara nga ish ministri i arsimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dr. Muhamed Er-Reshid, ...
image
Gruaja sikur portieri
  Në botën e futbollit, që tani më është bërë një gjuhë e përbashkët e shumicës së popujve të botës, kemi portierin dhe ekipin e lojtarëve. ...
image
Lajm interesant!
Në garat botërore të Kur'anit të cilat u mbajtën në Kuvajt para disa dite, në kategorinë "memorizimi i Kur'anit dhe leximi tij me texhvid, sipas ...
image
Merr mësim
  Kope e ujqve: udhëheqësi qëndron mbrapa ujqve që të mos ngelet mbrapa asnjë ujk, ujqit e dobët qëndrojnë përpara, kurse mbrapa ata të fuqishmit që ...
image
Besimtari nuk kafshohet nga e njëjta vrimë dy herë
Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Besimtari nuk kafshohet dy herë nga një vrimë". Buhariu dhe Muslimi Ky hadith ...
image
Nga çka frikësohesh? – Hoxhë Bekir Halimi
Kjo është ligjëratë që u mbajtë më 7/10/2016 në Shkup nga Hoxha Bekir Halimi, me qëllim motivimi për besimtarët nga frikërat që mund të pushtojnë njeriun e që ta lënë në gjendje që e bënë të vuaj dhe mos të jetojë jetë të dinjiteshme....
image
Të jetosh në kohë të gurbetit
Kur janë një miliardë mysliman është vështir me qenë mysliman?! Paramendo me qenë vetëm pesë veta mysliman sa vështirë është?! Paramendo me qenë unë edhe ti aty ...
Next