Vendimi i sherijatit mbi festimin e natës së gjysëm muajit Shaban
Falënderojmë All-llahun, i Cili na e ka plotësuar fenë, na i ka plotësuar dhuntitë, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, Muhammed, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Pejgamberi i mëshirës dhe teubes.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
( اليوم أكملت لكم دينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت لكم الإسلام ديناً ) المائدة /3
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).
( أم لهم شركاء شرعوا لهم من الدين ما لم يأذن به الله ) الشورى /21 .
“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?”. (Esh-Shura: 21).
( من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد )
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush shpikë në fenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar”.
( أما بعد : فإن خير الحديث كتاب الله ، وخير الهدي هدي محمد صلى الله عليه وسلم ، وشر الأمور محدثاتها ، وكل بدعة ضلالة ) .
Transmeton Xhabiri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë hutbes së tij thoshte:
“Biseda më e mirë është, Libri i All-llahut e udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, kurse çdo bidat është delalet”. (Muslimi).
Shumë ajete dhe hadithe flasin në këtë drejtim.
Të gjitha këto argumente në mënyrë të qartë tregojnë se All-llahu [subhanehu ve teala] e k aplotësuar këtë fe, ua ka plotësuar dhuntitë, e nuk është ndalur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] derisa e ka kumtuar fenë plotësisht dhe i ka sqaruar ummetit të gjitha gjërat që i ka caktuar sherijati, qofshin fjalë ose vepra dhe ka sqaruar se çdo gjë që e shpikin njerëzit pas tij dhe ia mveshin islamit, qofshin fjalë ose vepra, të gjitha këto janë të refuzuara, edhe po të jenë me qëllim të mirë. Këtë gjë e kanë kuptuar mirë shokët e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] edhe dijetarët pas tyre. Ata ua kanë tërhjekur vërejtjen muslimanëve prej bidateve dhe i kanë mohuar. Këto gjëra i ka përmendur secili që ka shkruar vepra që flasin mbi madhërimin e sunnetit dhe mohimin e bidateve, siç është Ibn Veddahi, Ibn Shame, Tartushi, etj.
Prej bidateve që i kanë shpikur njerëzit është edhe festimi i natës së gjysmë muajit Shabana (nata e beratit), duke e veçuar këtë ditë me agjërim, duke mos pasur për këtë argument në të cilin mundet të mbështetemi. Mbi vlerën e kësaj dite ekzistojnë disa hadithe, mirëpo janë të dobëta, kurse sa i përket namazit në këtë ditë, të gjitha janë apokrife, siç e kanë treguar këtë shumë dijetarë. Disa prej tyre do t’i përmendim pak më poshtë.
Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve festimi i kësaj dite është bidat dhe se hadithet që flasin për këtë ditë janë të dobëta, e disa janë edhe apokrife. Prej dijetarëve që e kanë treguar këtë gjë është edhe Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] në librin “Letaiful-Mearif”. Sipas disave ka mundësi të punohet me hadith të dobët, mirëpo nëse për këtë vepër ka bazë të shëndoshë në hadithet e vërteta, kurse për këtë ditë nuk ka bazë të shëndoshë, që ta forcojmë me hadith të dobët. Këtë rregull e ka sqaruar shumë mirë Shejhul-Islam, Ibn Tejmiu [rahimehull-llah].
Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se nëse muslimanët kanë mendime të ndryshme për ndonjë çeshtje, duhet kthyer në Kur'an dhe Sunnet, e çka të gjykojnë ato, ose njëri pej tyre, ajo është sherijat dhe fe që duhet ta pasojmë, kurse ajo që është në kundërshtim me te duhet refuzuar. Nëse për ndonjë ibadet nuk ka bazë në Kur'an dhe Sunnet, atëherë është bidat të cilin nuk lejohet ta bëjmë, e mos të flasim për davet në te ose t’i nxisim njerëzit në këtë vepër. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
( يا أيها الذين ءامنوا أطيعوا الله وأطيعوا الرسول وأولي الأمر منكم فإن تنازعتم في شيء فردوه إلى الله والرسول إن كنتم تؤمنون بالله واليوم الآخر ذلك خير وأحسن تأويلاً ) النساء/59
“Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (En-Nisa: 59).
( وما اختلفتم فيه من شيء فحكمه إلى الله ) الشورى /10
“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?”. (Esh-Shura: 21).
( قل إن كنتم تحبون الله فاتبعوني يحببكم الله ويغفر لكم ذنوبكم ) آل عمران /31
“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31).
( فلا وربك لا يؤمنون حتى يحكموك فيما شجر بينهم ثم لا يجدوا في أنفسهم حرجاً مما قضيت ويسلموا تسليماً ) النساء /65 .
“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”. (En-Nisa: 65).
Ka shumë ajete që flasin në këtë drejtim dhe janë vendimtare se gjatë mendimeve të ndryshme duhet kthyer në Kur'an dhe Sunnet, dhe se duhet kënaqur me këtë gjykim, dhe se kjo është argument i imanit të një besimtari dhe e mirë për robin në dunja dhe ahiret.
Hafidh Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] në librin e tij, “Letaiful-Mearif”, thotë:
“Namazi gjatë natës së gjysmëmuajit Shaban nuk ka bazë nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as nga shokët e tijë”.
Kurse çdo gjë që nuk ka bazë në argumente të shëndosha nuk i lejohet muslimanit ta shpikë në fe, pa marë para sysh a është duke e bërë vet ose në grup, pa marë para sysh a e bënë publikisht ose e fshehë, duke u bazuar në përgjithshmërinë e fjalës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Kush shpikë në fenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar”.
Dhe shumë argumente tjera që flasin në këtë drejtim.
Imam Ebu Bekr Tartushi në librin e tij, “Shpikjet dhe bidatet”, thotë: “transmetohet nga Ibn Vedahi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, i cili ka thënë: asnjë hoxhë i yni e as fukahatë tonë nuk i kanë dhënë asnjëfar vlere gjysmëmuajit Shaban, nuk e kanë zë gjë hadithin e Mekhulit, nuk e kanë konsideruar natë me vlerë. Kur Ibn Ebi Melikjea e ka dëgjuar njërin duke thënë: fulani thotë se nata e Beratit ka vlera sa nata e Kadrit, ia ktheu: po ta ndëgjoja do ta goditja me shkop”.
Shevkaniu [rahimehull-llah] në librin e tij, “Dobi të përmbledhura”, thotë: “Hadithi që fletë për namazin e natës së gjysmëmuajit Shaban është i trilluar”. E në disa libra tjerë ka thënë se është i kotë, i pa bazë, i dobët etj.
Disa dijetarë janë mashtruar me këto hadithe, siç është rasti me Ebu Hamid Gazalin dhe disa dijetarë të tefsirit.
Hafidh Irakiu thotë: Hadithi që flet për namazin në natën e gjysmëmuajit Shaban është i trilluar mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe është gënjeshtër mbi te”.
Imam Neveviu thotë: “Namazi i Regaibit dhe namazi i natës së gjysmëmuajit Shaban janë bidate dhe nuk duhet të mashtrohet ndokush nga fakti se janë të përmendura në librin “Kutul-Kulub”, ose “Ihaju ulumud-din”, e as nga hadithet që janë përmendur atje, sepse krejt ato janë të kota, e as me shkrimet e disa dijetarëve që u është përzier kjo çeshtje, sepse ata kanë gabuar në këtë rast”.
Shejhu Ebu Muhammed, Abdur-Rahman ibn Ismail El-Makdisiu ka shkruar libër shumë të vlefshëm mbi këtë temë, ku ka vërtetuar kotësinë e sajë në mënyrë të zgjëruar dhe të mirë. Dijetarët kanë folur shumë rreth kësaj teme, po të dëshironim t’i përmendim do ta zgjatnim shumë. Mirëpo kjo që kemi përmendur, mendojmë se mjafton për ate që e kërkon të vërtetën.
Ajetet, hadithet dhe fjalët e dijetarëve që i përmendëm më lartë i sqarojnë kërkuesit të të vërtetës se: festimi i natës së gjysmëmuajit Shaban, me namaz ose gjëra tjera, veçimi i ditës së sajë me agjërim, është bidat i urrejtur sipas shumicës së dijetarëve dhe nuk ka bazë në sherijatin e pastërt, e cila ka dalur pas shekujve të sahabeve [radijall-llahu anhum].
Në këtë kontekst kërkuesit të të vërtetës i mjafton ajeti:
“Sot përsosa për ju fenë tuaj..”. Dhe ajetet tjera që flasin në këtë drejtim.
Edhe hadithi:
“Kush shpikë në fenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar”.
Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
( لا تخصوا ليلة الجمعة بقيام من بين الليالي ، ولا تخصوا يومها بالصيام من بين الأيام ، إلا أن يكون في صوم يصومه أحدكم ) .
“Mos e veçoni natën e xhuma me namaz të veçantë, e as ditën e sajë me agjërim të veçantë, në përjashtim të rastit kur ju takon në agjërim të zakonshëm”.
Po të ishte e lejuar të veçohet ndonjë natë me agjërim, atëherë nata më meritore do të ishte nata e xhuma, sepse dita e sajë është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, sipas haditheve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pasiqë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ua ka tërhjekur vërejtjen nga veçimi i natës së xhuma me namaz të veçantë, kjo tregon se veçimi i ndonjë nate tjetër edhe më parë është i ndaluar, në përjashtim të ndonjë rastit kur është veçuar me hadith të vërtetë.
Pasiqë sipas sherijatit është e ligjshme namazi i natës gjatë ramazanit dhe natës së Kadrit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ua ka treguar ummetit dhe i ka nxitur në te, bile edhe vet i ka bërë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
( من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر الله له ما تقدم من ذنبه )
“Kush falet gjatë netëve të Ramazanit, me besim dhe shpresim të shpërblimit, i falen mëkatet e mëparshme”. (Buhariu dhe Muslimi).
( ومن قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر الله له ما تقدم من ذنبه ) .
“Kush e falët Natën e Kadrit me besim dhe shpresim të shpërblimit, i falen mëkatet që i ka bërë më parë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Kështu që, po të ishte nata e gjysmëmuajit Shaban dhe nata e parë e xhumasë së parë të Rexhebit, ose nata e Israsë dhe Miraxhit e ligjshme veçimi i tyre me festim ose me ndonjë ibadet të veçantë, do tia tregonte Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë mbarë ummetit ose do ta bënte vetë, po të ndodhte diç e tillë, këtë do të na e tregonin sahabet e tij e nuk do të na e fshehnin, sepse ata kanë qenë njerëzit që më së shumti kanë këshilluar, pas Pejgamberëve. All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre.
Pak më parë të treguam fjalët e dijetarëve se për këtë gjë nuk ka asnjë hadith të vërtetë nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as nga sahabet e tij, [radijall-llahu anhum], as për natën e Regaibit e as për natën e Beratit, atëherë na bëhet e qartë se festimi i kësaj nate është bidat, gjë e shpikur në Islam edhe veçimi me ibadet të veçantë është bidat. Kjo vlenë edhe për natën e Israsë dhe Miraxhit.
Sa mirë thotë poeti:
Gjërat më të mira janë udhëzimet e para
Kurse më të këqijat janë ato të shpikurat
E lusim All-llahun që ti udhëzojë mbarë muslimanët që të kapen për Sunnet dhe të përqëndrohen në te dhe të kujdesen prej bidateve dhe gjërave që i kundërshtohen. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe mbi shokët e tijë në përgjithësi.
Marur me disa ndryshime të vogla nga “Përmbledhja e fetvave” të shejh Ibn Bazit [rahimehull-llah], 2/882.
Përgatiti: Bekir Halimi
Komente (0 publikuar):
Publikoni komentin tuaj