Hyrje | Aktuale | Jeta në Mërgim

Jeta në Mërgim

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Jeta në kurbet është e rëndë, askush me dëshirë nuk është larguar nga vendlindja e vet, secilin hallet dhe telashet e kanë çuar në ato vende të huaja e të ftohta.

Secilit i kujtohen ato ditë të vështira të ndarjes nga familja, i kujtohen ato ditë dhe net të gjata që i ka kaluar në lot dhe mërzi, i kujton edhe detalet më të imta të atyre tubimeve, përshëndetjeve dhe lamtumirave.

Nëse njeriu ka shkuar në kurbet për hallet dhe telashet e veta, a duhet ta humbë edhe veten e tij, a duhet të harron se kush është dhe pse ka ardhur, a duhet ta harron identitetin e tij?!

Ajo që shohim sot te shumica e bijve dhe bijave tona që jetojnë në kurbet, është fillimi i tjetërsimit të tyre, fillimi i tëhuajësimit të tyre, kanë filluar të treten dhe ti humbin të gjitha vetitë dhe tiparet që duhet ti kenë.

Pse jemi në kurbet, mërgim, a nuk duhet ta njohim Krijuesin tonë, Allahun?!

A nuk duhet të mbajmë lidhjet me vendlindjen dhe popullin tonë?!

A nuk duhet të flasim në gjuhën tonë?!

A nuk duhet të mësojmë mësimet e fesë tonë të dashur, fesë Islame?!

Ju, kryefamiljar, a nuk po e shihni se mungesa e fesë në çfarë niveli e ka sjell njerëzimin dhe në çfarë niveli i ka sjellë fëmijët tanë?!

Juve, prindër, ju bie barra mbi supe për kujdesin ndaj fëmijëve tuaj dhe ju jeni të parët që do të jepni llogari për ta, andaj ju duhet të përvjelni krahët dhe të filloni angazhimin për edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve, bijve dhe bijave tuaja.

Allahu, i Lartësuar, na thotë:

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).

Kurse Muhammedi, paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, na ka mësuar duke na thënë:

“Secili prej jush është çoban dhe secili do të llogaritet për tufën e tij. Burri është çoban në shtëpinë e tij dhe ai do të jap llogari për familjen e tij dhe gruaja është çobaneshë në shtëpinë e burrit të sajë dhe ajo do të jap llogari për të dhe fëmijët e sajë”. (Buhariu).

Andaj nëse dëshirojmë të ruajmë veten dhe fëmijët tanë duhet të veprojmë në arsimimin dhe edukimin e tyre fetar dhe kombëtar.

Krejt ky proces mund të realizohet dhe të arrihet ky qëllim nëse i kemi parasysh këto gjëra:

1- Themelimi i xhamisë. 

Në të kaluarën në të gjitha viset ku kishte mërgimtarë nga vendet tona, hapnin klube dhe shoqata, mirëpo nuk kalonte shumë kohë, kur ata ziheshin mes vete, hidhëroheshin, madje edhe rriheshin. Pse kjo? Për shkak se ato nuk ishin hapur me qëllime të sinqerta dhe fisnike, por për interesa të ngushta individuale, lokaliste, klanore apo partiake, andaj çdo herë që nuk realizoheshin ato interesa, dështonin ato iniciativa dhe aktivitete. Shpesh herë këto shoqata dhe lokale shndërroheshin edhe në vend të bixhozit dhe shfrenimit, që me automatizëm sjellin hidhërimin, zënkat dhe rrahjet.

Të shohim se çka na mëson feja Islame. Cili duhet të jetë hapi i parë sipas mësimeve Islame të një grupi të emigrantëve. Ne nuk jemi emigrantët e parë në historinë e njerëzimit, edhe më herët ka patur emigrant, madje edhe vet i Dërguari i Allahut, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është detyruar të emigron nga vendlindja e tij për në Medine. Cili ishte hapi i parë i tij me të hyrë në Medinë?

Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, veprën e parë që bëri në Medine, pas emigrimit në te, ishte ndërtimi i xhamisë. Xhamia në kuptimin e tij të gjerë ka kuptimin e vendit ku do të falen njerëzit, ku do të mësojnë gjuhën e tyre, ku do të argëtohen fëmijët dhe do të njihen mes tyre. Pra xhamia ka një rol më të madh se sa dëshirojmë ta kuptojmë. Aty mblidhen burrat e pjekur për të kuvenduar problemet e komunitetit tonë në vendin përkatës, aty mblidhen gratë për qarë hallet e tyre, aty mblidhen fëmijët për të lozur me moshatarët e tyre, aty mblidhen të rinjtë dhe të rejat për tu njohur mes njëri tjetrin dhe të pengohet devijimi dhe degjenerimi i tyre.

2- Vijimi i kurseve fetare. 

Mësimi i fesë është prej detyrave kryesore që duhet ti realizojë secili njeri që dëshiron ta njeh veten, Krijuesin e tij, rolin që ka në jetë dhe fundin e tij. Këtyre pyetjeve nuk mund tu jep përgjigje të plotë dhe të begatshme askush tjetër veç fesë. Andaj të gjitha shqetësimet që ia krijojnë njeriut dilemat dhe mëdyshjet e tilla, i qetëson me mësimin e fesë dhe praktikumin e sajë. Ashtu sikurse nuk mund të jesh i dobishëm për vete dhe shoqërinë në këtë jetë të dynjasë nëse nuk je i arsimuar, ashtu nuk mund të jesh i dobishëm për veten dhe shoqërinë, aq në këtë jetë e as në jetën pas vdekjes, pa arsimim fetar.

Diturinë e ka ngritur Allahu, i Plotfuqishëm, lartë duke thënë:

“...All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni”. (El-Muxhadele: 11).

Gjithashtu në një ajet tjetër na thotë:

“...Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”. (Ez-Zumer: 9).

Për këtë shkak Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar e na ka thënë: “Kërkimi i diturisë është obligim për secilin mysliman”. (Ibën Maxhe. Hadithi është autentik).

3- Kujdesi për adhurimet fetare.

Njeriu çdo herë ka nevojë për Krijuesin e tij. Kjo nevojë me asgjë nuk mund të shuhet. Aq sa ma shumë zhytet në kënaqësitë e dynjasë dhe habitet në vrapimin pas të mirave materiale, aq ma shumë shpirti i tij ka nevojë për ushqim dhe gjallërim. Këtë gjallërim e gjen në mësimet e Krijuesit tonë, Allahut, të cilat i ka përmbledhur në Kuranin Fisnik dhe në zbatimin e këtyre mësimeve në jetën e përditshme.

Allahu, i Gjithëfuqishëm, na thotë:

“Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e Allahut”. (Esh-Shura: 52-53).

Pra, Kurani në këto ajete emërtohet si shpirt dhe si dritë që domethënë se shpirtit të njeriut i jep jetë dhe njeriut ia ndriçon rrugën drejt Krijuesit të vet.

Adhurimet fetare, siç janë namazi, agjërimi, zeqati, dhikri, përmendja e Allahut, leximi i Kuranit, haxhi, etj, i japin stabilitet psikik dhe shpirtëror njeriut dhe e ndihmojë për të kaluar sa ma lehtë streset e jetës.

Allahu, i Lartësuar, na thotë:

“Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen. Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë”. (Er-Rad: 28-29).

4- Sjellja e mirë.

Myslimani duhet të stoliset me vlerat e mirëfillta islame, të cilat janë për veçorive më të mëdha që i ka kjo fe.

Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Më ka dërguar Allahu që të përsosi virtytet morale”. (Buhariu në librin “Edebul-Mufred”. Hadithi është autentik).

Vlera e sjelljes dhe edukatës së mirë është e madhe, këtë vlerë e potencon Kurani Fisnik dhe shumë hadithe të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Sjellja e njeriut është ajo që i bie në sy secilit njeri, është pika e parë e takimit dhe i le mbresat më të mëdha tek njerëzit. Për këtë shkak Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Njeriu me sjelljen e tij të mirë arrijnë gradat e atij që agjëron vullnetarisht ditën dhe falet vullnetarisht natën”. (Ebu Davudi. Hadithi është autentik).

Stolisja me sjellje islame është shumë e rëndësishme sidomos për myslimanët që jetojmë në mesin e jomyslimanëve për përshtypjen që duhet ta lënë të komshinjtë dhe bashkëqytetarët e tyre.

Bekir Halimi

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Abdullah në 03/01/2013 20:46:29
avatar
Allahu t'i pranofte perpjekjet, punen dhe duate. Amin
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Aktuale
Previous
image
Udhërrëfyesi i zgjedhjes së profesionit prej të cilit ti dhe ummeti do te keni përfitime
Kujto se aty ku është zemra jote, aty do gjesh dhe thesarin tënd. Duhet ta gjesh këtë thesar në mënyrë që çdo gjë që ke ...
image
Disa porosi të shpejta për këto dhjetë ditë të vlefshme
Disa porosi të shpejta për këto dhjetë ditë të vlefshme   1- Haxhi për atë që ka mundësi. (kush ka dëshiruar vetëm se ka shkuar). 2- Namazi i ...
image
Guraba, të huajët
  Shpesh njerëzit e devotshëm dhe fetarë ballafaqohen me presion nga shoqëria në të cilën jetojnë madje edhe nga rrethi i ngushtë familjarë. Këto presioni dhe ...
image
Thirrja islame (shfrytëzoi mjetet bashkëkohore)
Thirrja islame  (shfrytëzoi mjetet bashkëkohore)   Allahu, subhanehu ve teala, myslimanëve të këtij shekulli u ka dhënë mundësi të arta për të thirrur njerëzit në fenë e Tij. Zhvillimi ...
image
Këshillë nxënësve të dijes
Allahun e falënderojmë, paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin dhe familjen e tij. Këtë këshillë ia drejtoj njeriut që i ka përsosë shumë çështje të fesë, ...
image
Lamtumirë Ramazan
Mysliman të nderuar! Shumë shpejtë kalojnë ditët dhe netët. Shumë shpejtë ikin muajt dhe vitet. Kjo është gjendja e dynjasë. Shpejt kalon, asgjësohet përnjëherë, nuk vazhdon ...
image
DITA 20: MËNYRA NATYRALE PËR TË QËNDRUAR ZGJUAR
    Për njerëzit që janë të zënë gjatë ditës, mund të jetë sfidë ekstreme për të kaluar pjesën më të madhe të 10 netëve në adhurim. ...
image
DITA 19: I ZËNË GJATË 10 NETËVE TË FUNDIT?
  Nëse do mendojmë për qëllimin e ardhjes tonë në këtë jetë dhe destinacionit tonë final, Xhennetit, përgjigja­ bëhet shumë e thjeshtë: Sakrifikoni punët tuaja ditore ...
image
DITA 18: A NDIHENI SI NJË BURRË I MOSHUAR NË NAMAZ?
  2 vite më parë, teravitë i fala pranë një burri shu­ më të moshuar. Pashë, që ai përpiqej për t’u ngritur­ dhe qëndruar në këmbë ...
image
DITA 17: CILA ËSHTË DITA JUAJ IDEALE E RAMAZANIT?
  10 ditët e fundit të Ramazanit do të fillojnë shpejt. Kjo është koha për të bashkuar gjithë fuqitë dhe teknikat e produktivitetit sëbashku për t’u ...
image
DITA 16: SUKSESI VJEN VETËM PREJ ALLAHUT TË LARTËSUAR
Në këtë ditë, përpara 1400 vjetësh, u zhvillua be­ teja e Bedrit. Ne e dimë mirë historinë e saj sesi Allahu i Lartësuar i dhuroi ...
image
DITA 15: E KENI BËRË GJYSMËN E RRUGËS?
  Këtu janë përgjigjet e disa pyetjeve të zakonshme: PYETJA: SI MUND TË BËJMË DALLIMIN NDËRMJET LODHJES FIZIKE DHE PËRTACISË? Përgjigjja: Është e lehtë për ta maskuar përtacinë ...
image
DITA 14: JU MUNGON AJO NDJENJË?
  Kur jeni të gatshëm për të kaluar barrierat fizike për bërjen e veprës së mirë, është koha për të kaluar pengesat mendore. Pyeteni veten tuaj: - A ...
image
DITA 13: NUK NDIHENI PRODUKTIV?
Një nga problemet më të mëdha të produktivi­ tetit është mungesa e vazhdueshmërisë. Nëse e shih­ ni të vështirë kapjen e kopjes së Kur’anit dhe ...
image
DITA 12: NË CILIN NIVEL NDODHENI?
  Duke qenë se po i afrohemi mesit të Ramazanit, na nevojitet të rishohim vetvetet tona në aspektet e produktivitetit shpirtëror, fizik dhe social. Zakonisht, njerëzit grupohen ...
Next