Hyrje | Aktuale | Kryqëzata e tetë

Kryqëzata e tetë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Të dhëna mbi gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë në lindjen e mesme pas luftës së tretë të gjirit.

 

Të dhëna mbi gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë në lindjen e mesme pas luftës së tretë të gjirit. 

Angazhimi ushtarak 2003 i forcave të SHBA dhe Britanisë së Madhe në luftën e 3-të Gjirit për të rrëzuar regjimin Baath të Sadam Husejnit ka shkaktuar në mbare botën shqetësime politike në lidhje me shkaqet e luftës dhe mënyrën e zhvillimit të saj. Gjithashtu ka qenë shkak më teper për destabilizimin e Lindjes së Mesme sesa për zgjidhjen e problemeve të shumta në këtë zonë. Para se gjithash dërgimi i qëllimshëm misionar dhe fundamentalizmi shkaktuan një shtim masiv të dhunës dhe sollën pikëpamje të reja në politikën boterore të periudhës pas luftës. Ky shpjegim i ri i cili tek ne mendohej që nga rilindja si i tejkaluar, fetarisht i motivuar, intolerant dhe ushtarak i fundamentalizmit, po mbahet nga presidenti G.Bush dhe shtabi i tij në një këndvështrim perëndimor-krishter. Poashtu dhe nga shtete si IRANI, Libia, palestinezët dhe Al Kaida e Hamasi në suazat e një lufte të shenjtë kundër jobesimtarëve amerikan dhe atyre çifut. Ky fenomen ka nevojë të studiohet nga afër për nga pikëpamja gjeopolitike-strategjike. 

Kryqëzatat e mesjetës 

Shtate kryqëzatat e mesjetes ishin të ushtrive krishtere europiane nga Europa e mesme dhe perëndimore në lindjen e afërt dhe në afrikën veriore. Qëllim kishin të çlirojnë qytetet e shenjta krishtere nga jobesimtaret. Në kundërshtim të plotë me arabët tolerant të cilët kërkonin vetëm një taksë për person për pelegrinët e krishter që i vizitonin ato qytete, ushtarët me preardhje fisnore turke dhe selxhuke i ndaluan plotësisht ato dhe kështu u paralizua edhe tregtia në Lindje. Muslimanët "idhujtarë" dhe jehudët "vrasës të krishtit" ishin për 200 vjet me radhë armiku më i madh i perëndimit edhe pse dytë ishin pjestarë të feve monoteiste. Njëkohësisht kalorësit krishter përpiqeshin në veri të Spanjes e në jug të Francës të debonin ushtrinë arabe nga gadishulli iberik. Tre kryqëzatat e para ishin të sukseshme për europianet sepse u arrit marrja e Jeruzalemit dhe krijimi aty i një mbreterie krishtere. Mbreti gjerman dhe dinastia e Habsburgeve e emërtonin veten" Mbreti i Jeruzalemit" për të arsyetuar keshtu të drejtat krishtere mbi Palestinën. Për shkak të reliefit dhe vështirësive në furnizim u pushtuan vetëm brigjet palestineze, provincat bizantine në Liban dhe në Azine e vogël dhe Tripoli, Edesa dhe Antiokia. Gjeopolitikisht ishin këto kolonitë e para europiane dhe paraprirësit ideologjik të kolonializmit të mëvonshëm në kohën e zbulimeve të reja. Duke filluar nga e 4-ta deri tek e 7-ta, kryqëzatat karakterizohen me mosmarrveshje të brendshme dhe sulme të shumta. Kështu Kostandinopoja e atëhershme në 1204 u pushtua dhe u shkatërrua nga kalorësit e kryqit. Që atëhere ndarja mes kishës perëndimore latine dhe asaj lindore ortodokse është aktual. Me çlirimin e fortesave të kryqëtareve në brigjet e Palestinës 1291 nga ana e muslimaneve përfunduan kryqëzatat. Por ato patën pasoja të mëdha. Per Evropen pozitive ishte kontakti kulturor meqë dituritë e vjetra të arabeve i shërbyen asaj si bazament për epoken e rilindjes.

 

Efekt tjeter pozitiv ishte zgjerimi i pamjes gjeografike të botës si dhe i diturive natyrore përfshirë edhe mjekësinë, zhvillimi i tregtise së largët, artit, kulturës dhe kërkimeve universale i kanë rrënjët tek kryqëzatat. Perkundrazi as arabët e as turqit nuk u morën me gjuhën, kulturën dhe organizimin ushtarak të sulmuesve. Në sytë e Lindjes kryqëtaret, pa marrë parasysh cilit konfesion i takonin, ishin të paarsimuar, të pakultivuar moralisht, dhe një grup vrasësish brutal. 

Ky opinion ishte i bazuar në masakrën e kryqëtareve ndaj pjesës më të madhe të popullsisë arabe, jehude apo krishtere ortodokse në pushtimin e Jeruzalemit në 1099. U pre e u masakrua pa u marrë parasysh mosha e gjinia dhe qyteti u shkatërrua totalisht. Ndërsa kur u riçlirua Jeruzalemi nga muslimanët nën komandën e Salaudin Ejubit ju u fal jeta të gjithe të krishterëve të qytetit dhe nuk pati shkatërrime masive. 

Shikuar nga pikëpamja ushtarake ishte takimi i parë direkt i dy ushtrive me kultura të ndryshme. Për kalorësit europian u hap një shesh i ri luftimi. Ecjet ishin të gjata, furnizimi ishte i vështirë, nëpërmjet Italisë, dhe mungesat në personë ishin të mëdha. Kalorësit e armatosur mirë ndihmoheshin dhe nga këmbësoria dhe teknikisht ishin më mirë se sa armata muslimane. Por në aspektin numerik rezervistët muslimanë ishin më tepër. Fortifikatat e qyteteve të mbrojtura mirë ishin vështirë të merreshin nga ana e muslimaneve. Por ato e kishin pikën e dobët furnizimin me ujë dhe të tjera. Si rezultat ato ranë njëra pas tjetrës nga tradhëtia, mendjemadhësia dhe mungesa e unitetit në rradhët e ushtarakëve të lartë. Asgjësimi total i një ushtrie kryqëtare në shkretëtirën e Sirisë, tek "Briret e hatimi" me 04. 07. 1187 u bë kthesa vendimtare e luftës. Bilanci total ishte asgjësues. Me gjithë humbjet e mëdha nuk u sigurua hyrja e lirë afatgjate në qytetet e shenjta të krishterimit dhe nuk u pengua përhapja e Islamit. Përkundrazi islami u përhap në rrugën e tregëtisë tokësore e detare dhe në Europë deri në dyert e Vjenës, në Azi deri tek kufinjte e Kinës, në Indi, Indonezi dhe Afrikë. Sot, kryqëzatat e nisura me sinodën e Klemontit nën drejtimin e papës Urban II, në 1095, shikohen me sy kritik për shkak të mungeses së tolerances fetare dhe të krimeve të kryera në emër të Jezu Krishtit. Për këtë sjellje të gabuar të kishës u kërkua falje nga ana e Papa Gjon Pali i dytë, në vitin 2000. 

Kryqëzata e 8-të

Në këtë kohë sërrish po bëhet reklamë dhe propagandë për një kryqëzate por kësaj radhe jo nga katedralat kishtare por nga ekrani i televizorit dhe agjencite e lajmeve dhe të medias. Tony Blair për herë të parë gjate luftës në Ballkan dhe presidenti amerikan Bush pas atentatit të 11. 09. 2001, përdorën etiketën "kryqezatë" kësaj here kundër terrorit duke e nxjerre ate nga arka e historisë së kalbur. Nga qarqet qeveritare haptazi u etiketuan grupimet dhe shtetet islame si aksi i të së keqes. Pas pasojave të konsiderueshme të këtij etiketimi në të gjitha zonat islame, ky (etiketim) u transformua në luftë kundër terrorit. Por dëmi që shkaktoi ky etiketim mbeti dhe po shpërndahet me sukses nga kundërshtarët e prezencës ushtarake perëndimore. Edhe skena e vjetër nga mesjeta u kopjua: ketu mbreteria e dritës, demokracia, ekonomia e lirë e tregut (duke përfshirë disponimin e pakufishëm tek depozitat e naftes)- atje mbretëria e errësirës, barbarëve, shtypjes së ekonomisë shtetërore. Kryqëzata e 8-te, duke filluar me marshimin në Irak 21. 03, 2003 në kuadrin e luftes së tretë të gjirit, po kryhet prapë nga një aleancë shtetesh perëndimore, të quajtura shtete krishtere, por për herë të parë jo nën drejtimin europian por nën ate të SHBA. Automatikisht zgjohen në boten islame reflekset mbrojtëse që mund të shëndrrohen në zjarr të përgjithshëm. Pastaj jo pa të drejte frikësohen Irani, Siria, Libani, Libia nga një sulm ushtarak i SHBA nën preteksin e lirise i lidhur me demokratizimin, me forcë, të stilit perëndimor dhe me rregullat e neokolonializimit në organizimin pas luftës. Trajtimi i SHBA ndaj popullsisë muslimane (edhe asaj brenda SHBA) shkaktoi një refuzim internacional të luftës në Irak. Dhe tek dy grupet e mëdha popullore të Irakut, kurdët në veri dhe shiitët në jug, gëzimi për lirimin nga rregjimi i S. Husejnit është mjaft i kufizuar. 

Nxitja për kryengritje pas luftes së dytë të gjirit, dhe nga ana tjetër ndihma e vogël e SHBA përbën një arsye më tepër për skepticizëm. Gjithashtu përfytyrimet e një shteti të ZOTIT që kanë shiitet, sipas modelit iranian, janë shume larg nga ato perëndimore për qeverisje demokratike pas luftës. Koha e gjatë që po i duhet amerikanëve për të vendosur rregull e qetësi, si dhe për të ndërtuar infrakstrukturën civile, e cila shiquar nga pikëpamja ushtarake u shkatërrua pa nevojë, bëjnë që ky aksion ushtarak të shikohet më tepër si një pushtim se sa një çlirim nga ana e shumicës së irakianeve. Sulmi i 11.09.2001 dhe Intifada palestineze kundra Izraelit (turizmi i Izraelit dhe jeta civile ka pësuar shume prej intifadës) nxitën fuqishëm heroizmin e atentateve vetvrasëse (fakt i lidhur dhe me ndihmat për familjet e lëna pas, dikur nga Iraku e sot nga Irani e Siria) dhe nxitën një solidarizëm jotipik për krejt zonat islame. 

Prapaskena ideologjike

Pas renies së Paktit të Varshavës dhe Bashkimit Sovjetik, perëndimit i humbi figura e armikut «të dashur». Në kërkim të armikut të ri, me qëllim që të justifikohet politika e armatimit, erdhi në skenën politike libri gjeopolitik i Samuel Huntigton «Përplasja e Civilizimeve». Ngjashëm si para 70 vjetëve kur teoria gjeopolitike e Karl dhe Albrecht Haushoferit u keqpërdor nga nacionalsocialistet (në Gjermani sh.r.) ashtu tezat e Huntigtonit ishin justifikimi politik i kryqëzatës së re. 

Mes tjerash Huntigton parashikon dhe një perplasje të kulturës krishtero-perëndimore me ate islame. Por as pikëpamja ekonomike as ajo politike nuk e justifikojnë këtë kryqëzatë. Kjo sepse qëllimet politike nuk mund të arrihen në praktikë me një lufte të «pastër» teknologjike, por do të shkaktojne gjakderdhje e mundime për një pjesë të gjerë të popullsise. Mirëpo kjo gjakderdhje e ky mundim nuk na ofrohet neve nëpërmjet ekranit televiziv. 

Prapaskena gjeostrategjike

Kryqëzata e 8-të është, sikurse dhe ato paraardhese, e dominuar nga interesat ekonomike. Teoria e kundërshtareve të kësaj lufte të 3-të të gjirit se: kjo luftë i shërben vetëm furnizimit të SHBA me pasurite nëntoksore (naftë etj) nuk mund të mos konsiderohet plotësisht e drejtë. Vetëm 3% të importit të lëndëve nëntoksore vijnë tani nga Iraku ndërsa SHBA që para luftës me 56% ishin partneri kryesor tregtar i Irakut (përkundër embargos së UN). Në import rolin kryesor e luante Franca. Vetkuptohet se lufta për gazin natyror po ashpersohet siç tematizoi ish punonjësi i CIA-s, Guy F. Comso, në Qendrën për studime strategjike nderkombëtare në mars të 2001. 

Rritja e nevojës botërore për energji, sidomos në vende si Kina do të sjellë probleme serioze, nëse krejt rezervat e Gjirit përfshire ato të Irakut, nuk do të jenë të gatshme për përdorim. 

Me që furnizuesi më i madh i SHBA, Arabia Saudite, është bërë një partner jo i sigurtë (shkak për këtë është politika proizraelite e SHBA), e vetmja mënyrë sigurimi do të ishte një goditje e shpejtë e sukseshme në Irak. 

Vaji e gazi natyror janë pasuritë më të rëndësishme të Irakut. Me 15, 1 miliard ton (10. 8% të rezervave botërore) Iraku zë vendin e dytë pas Arabisë Saudite. Këto pasuri gjinden në dy zona; në veri në Kirkuk 45 milion ton në vit dhe në jug Rumaila veriore me 38 milion ton në vit dhe Rumaila jugore me 25 milione ton në vit. Exportimi i gazit e vajit kryhet nëpërmjet stacioneve Al Fao, Chor al amaija dhe Mina el Bekr me kapacitet 60-80 milion ton në vit. Rrjeti i tubacioneve për transport përfshin 4500 km për vajin, 1360 km për gazin, 725 km për produkte të tjera. Tubacioni kryesor me kapacitet 55 milion ton në vit kalon nga Kirkuk nëpër Ceyhan deri në brigjet e Turqisë, në mesdhe. 

Me keqardhje e zemërim krejt bota e civilizuar pa sesi në kaosin e luftës u shkatërruan e u plaçkitën monumente të kulturës duke mos u mbrojtur nga trupat amerikane dhe pse duhej të mbroheshin. Përkundrazi trupat amerikane mbrojtën me shumë kujdes e efikasitet infrastrukturën e vajit. Kësisoj kontradiktash e forcojnë tezen e atyre që pohojne se "interesat për vaj janë kryesoret". Kështu aktiviteti i politikës së jashtme me vendosjen e bazave, agresioni ndaj Afganistanit, sulmi i Irakut plotësojne mozaikun e SHBA në lidhje me qëllimet e saj në Lindjen e Mesme për shfrytezimin e vajit dhe të tregut. Për reparimin, modernizimin apo hapjen e pikave të reja të naftës janë të interesuara shumë firma amerikane dhe të aleateve, gjë e cila do të sjellë lënien pas dore të firmave gjermane e franceze që gjenden në Irak. Po ashtu industria e armatimit, që për çdo luftë fiton impulse të reja, nuk duhet nënvleftësuar si faktor ekonomik, politik e psikologjik në USA. Por realizimi i një lufte ekonomike në kornizat e një kryqëzate të 8-te me mjete ushtarake me qëllim plotesim të interesave nacionale dhe imponim të tregut të lire, është me të vertet imperializëm dhe Manchester-kapitalizëm.

Prapavija gjeopolitike

Pas rënies së Paktit të Varshavës mbeten SHBA forca e vetme ushtarake pasi që vendet e tjera të zhvilluara nuk posedojnë kualitetin dhe kuantitetin e forcave amerikane. Parulla e teorikut ushtarak Karl von Klauzevitz se "lufta nuk është vetëm se vazhdim i politikës me mjete të tjera" u etiketua si shfaqje e cinizmit ushtarak pas luftës së 2-të botërore. Por në këtë kohë që po jetojmë, SHBA po përdor politikën e "anijeve me topa" të shekullit të 18-të duke u paraqitur si polic botëror me ndihmën e luftanijeve dhe teknologjisë për të imponuar pikëpamjet e saja politike. Nëse aksione të tilla do të merreshin kunder diktatorëve dhe për sigurimin e të drejtave apo të paqës ato do të ishin mëse të mirëpritura. Mirëpo problemet fillojnë kur ky mirkuptim nuk ekziston si në rastin e luftës së 3-të të Irakut. Kjo do të ishte me sakt tentim për vendosje hegjemonie dhe imperializëm i pashpirt që duhet të kundërshtohet ashpër. 

Veçanërisht bota arabe është shumë e ndjeshme dhe e ndjen veten, ashtu si më përpara, të shtypur, të plaçkitur, dhe të përçarë nga perëndimi. Po kështu as refuzimi i dhunës nga ana e Europës së "vjeter" nuk solli ndonjë përmirësim në bashkjetesën paqësore mes kombeve. Kështu jo befasisht shtohen zërat kundër kësaj kryqëzate. 

I vetmi shtet i cili me të drejte është ndier i rrezikuar në sigurinë e tij nga rregjimi i Irakut është shteti i Izraelit. Raketat skud të Irakut mund ta arrinin lehtë Izraelin si në rastin e luftës së 2-të Gjirit. Të koordinuara me koka atomike apo biologjike këto lloj raketash paraqitnin një rrezik ekzistencial për Izraelin. Siç dihet tash më historikisht SHBA është e vetmja forcë për Izraelin në mjedisin "armiqësor" në të cilin ndodhet ky vend. Për forcen mbrojtëse dhe bashkesinë ndërkombëtare është e dëshirueshme që të vendoset paqja dhe të eliminohen kërcënimet në lindje. Por një kryqezatë e 8-të, përdorimi i forcës ushtarake, është me siguri mjeti më i keq dhe më i papërshtatshëm për të arritë këtë qëllim. 

Përkundrazi bazat ushtarake të marinës dhe ato ajrore të SHBA në rajonin e gjirit dhe në Azine e mesme shikohen me dyshim nga shumica e muslimanëve si "qendra të kryqëzatave të reja krishtere". Kjo gjë u paraqit dhe para pak kohesh në Afganistan nga drejtuesit e atjeshëm të fiseve pashtune. Kështu që brigada europiane që gjendet në Afganistan për të mbrojtur qeverinë e papranuar nga populli, është e ulur në një fuçi baruti. Refuzimi i vendosjes së trupave amerikane pati si rrjedhojë dhe në Saudi atentate kundër tre blloqeve banimi të perëndimorëve, gjë e cila e arriti qëllimin politik. Pas këtyre akteve SHBA e zvogëluan ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Saudi, veprim ky i cili mund të inkurajojë dhe atentate të tjera. Një nga problemet e medha politike është dhe ai kurd, i cili solli një ashpërsim të marrëdhënieve Turqi-USA para luftës së 3-të të Gjirit. Shtypja, diskriminimi i këtij populli të vendosur e të sprovuar me vuajtje, është i papranueshem dhe i pazgjidhshëm me luftën e Gjirit. 

Shkaku kryesor i luftës, e që ishte asgjësimi i armëve të shkatërrimit masiv, që gjendeshin në Irak sipas burimeve të fshehta amerikane si dhe lidhja me Al Kaiden, as nuk u vërtetuan dhe as nuk u gjet asnjë fakt për to. Këtë e deklaruan vet inspektorët e OKB-së që ishin të ngarkuar me këtë detyrë. Kështu pra lufta e 3-te e Gjirit u realizua me kundër të Drejtave të Popujve, e drejtë kjo që është nderkombëtarisht e vlefshme. Kjo e drejtë u thye nga një vend që deshiron të paraqitet si "model i demokracisë" për të tjerët, pra SHBA-të. 

Një gjë tjetër u paraqit para pak kohësh nga ana e shkrimtarit amerikan Norman Mailer: Lufta per ujin në rajonin e Lindjes së Mesme. Që sipas tij ka rëndësi strategjike për Izraelin. Duke parë çështjen nga ky këndvështrim, ka kuptim bashkpunimi, tani më disa vjeçar, mes Turqisë dhe Izraelit për projektin e Anatolissë së Jugut, ky dihet se ka rezerva të mëdha të ujit. Problem paraqet vetëm siguria e furnizimit me ujë nga Siria e Libani. Kështu kryqezata e 8-te është edhe një luftë për shperndarjen lëndës burimore të ujit. 

Si përfundim zgjidhja e problemit palestinez është burim konflikti, të cilin SHBA duan patjetër ta zgjidhin me planin "Harta e rruges". Por ka reagime kundërshtuese nga të dyja palët në konflikt, sepse një gjë e tille kundërshton plotësisht mentalitetin lindor ku shpesh njihen më tepër ligjet e pazarit. Si rrjedhojë jane shpesh izraelitet ato që i vuajnë pasojat e një politike të dështuar perendimore në çështjen palestineze. Arabët në nderkohë janë shumë të ndjeshëm dhe e shohin shtetin izraelit si një bazë imperialiste të Perëndimit në zemrën e Arabisë, bazë kjo që vazhdimisht sponsorizohet dhe ndihmohet. Po ashtu pergjigja e ashpër e Izraelit ndaj intifadës palestineze nuk ka sjellë ndonje ndryshim të qëndrimit perëndimor ndaj Izraelit, ashtu që për arabet tashmë është e qartë: ai që është mik i Izraelit dhe politikës jehude është njëkohësisht armik i arabëve. Palestinezët e dine tashmë se sikur të kishte Palestina pasuri nëntoksore (vaj apo gaz) do të hidhej me të shpejtë perëndimi në ndihmë të saj, si në rastin e Kuvajtit.

Opinioni arab për favorizimin perëndimor ndaj Izraelit mund të formulohet kështu: Izraeli shtyp palestinezët, Perëndimi e mbron Izarelin si rezultat pra Perëndimi i shtyp palestinezët. Sikur politika perëndimore të ishte pak më e ekuilibruar (e drejtë) në lidhje me Lindjen e Mesme ndoshta nuk do të ishte Izraeli armiku më i madh i arabëve. Por kjo gjë aktualisht shikohet me nençmim nga Perëndimi. 

Artikull i shkëputur nga "Ö s t e rr e i chis che Mili tär ische Zeit schrift” 5 / 2003. (Revista ushtarake austriake) gusht, 2003

Titulli në origjinal: “Der 8. Kreuzzug - Zur Geopolitik und Geostrategie des Vorderen Orient nach dem 3. Golfkrieg”-Gerhard L. Fasching

Përktheu nga gjermanishtja: Daud Kurtabegu

Autori: Gerhard L. Fasching

Lindur 1940; përfundoi në 1963 akademinë ushtarake tereziane në Vjenë, studimet e tjera për Geografi, Gjeologji dhe shkenca politike i mbaroi në Grac e Salzburg. 1974-1975 fiton bursë passtudimore nga këshilli kërkimor europian në Zyrih dhe që prej atëherë është aktivizuar si kërkues e mësues në universitetet e Salzburgut, Insbruk, Grac, Klagenfurt dhe Vjenë. 1980-1993 ishte kryetar i entit gjeografik në ministrinë austriake të mbrojtjes. Prej 1995 teknik civil-këshilltar inxhinier për gjeografinë dhe specialist ligjor me çertifikatë. 

Publikimi i parë: 9.1.2004

Artikujt e paraqitur në këtë sekcion janë mendime dhe komente personale te autorëve dhe nuk korespondojnë domosdoshmërisht me ate që redaksia e Islam.Mk i din për të vërteta. 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera nga Aktuale
Previous
image
A është feja opium për besimtarët apo instrument i politikanëve për të opiumizuar popullin?
Kur ishim të ri dhe e lexonim këtë parrull të Marksit irritoheshim dhe demantonim kategorikisht, madje edhe lexonim dhe sillnim fakte për ta kundërshtuar këtë ...
image
Mirësia do vazhdon të jetë në këtë Ymet deri në Kijamet
  Pejgamberi, ﷺ, thotë: "لا تزال طائفة من أمتي ظاهرين على الحق لا يضرهم من خذلهم حتى يأتي أمر الله وهم كذلك". "Do vazhdojë një grup nga Ymeti ...
image
Diskriminimi ndaj tjerëve
Mjekja egjiptiane Merva Sherbini u vra në korridorin e një gjykate të Gjermanisë nga dora e një ekstremisti gjerman për shkak se mbante mbulesë islame, ...
image
Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”
Më poshtë ju paraqesim hyrjen dhe vegzën e një prej librave më të mirë që ofron qartësimet kuptimplota për lidhjen e ngrohtë mes Familjes Fisnike ...
image
Marrëveshje nderi dhe morali për median sociale
1- Mos përhap lajme, raste, projekte dhe reklama shkollash, të paverifikuara prej teje personalisht, sepse shumë herë ka ndodhur që janë keqpërdorur këto lajmërime dhe ...
image
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin
Cicërime emocionale në lidhje me sëmundjen dhe shëndetin   Disa cicërima emocionale të shkruara nga ish ministri i arsimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dr. Muhamed Er-Reshid, ...
image
Gruaja sikur portieri
  Në botën e futbollit, që tani më është bërë një gjuhë e përbashkët e shumicës së popujve të botës, kemi portierin dhe ekipin e lojtarëve. ...
image
Lajm interesant!
Në garat botërore të Kur'anit të cilat u mbajtën në Kuvajt para disa dite, në kategorinë "memorizimi i Kur'anit dhe leximi tij me texhvid, sipas ...
image
Merr mësim
  Kope e ujqve: udhëheqësi qëndron mbrapa ujqve që të mos ngelet mbrapa asnjë ujk, ujqit e dobët qëndrojnë përpara, kurse mbrapa ata të fuqishmit që ...
image
Besimtari nuk kafshohet nga e njëjta vrimë dy herë
Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Besimtari nuk kafshohet dy herë nga një vrimë". Buhariu dhe Muslimi Ky hadith ...
image
Nga çka frikësohesh? – Hoxhë Bekir Halimi
Kjo është ligjëratë që u mbajtë më 7/10/2016 në Shkup nga Hoxha Bekir Halimi, me qëllim motivimi për besimtarët nga frikërat që mund të pushtojnë njeriun e që ta lënë në gjendje që e bënë të vuaj dhe mos të jetojë jetë të dinjiteshme....
image
Të jetosh në kohë të gurbetit
Kur janë një miliardë mysliman është vështir me qenë mysliman?! Paramendo me qenë vetëm pesë veta mysliman sa vështirë është?! Paramendo me qenë unë edhe ti aty ...
Next